Barcelona siguron talentin De Jong për 75 mln euro

23 Janar 2019, 19:32Sport TEMA

Barcelona dhe Ajaksi kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Frenki de Jong te katalanasit. Futbollisti holandez do të bashkohet me gjigantët spanjollë prej 1 korrikut të këtij viti.

Plot 75 milionë euro i ka kushtuar Barcelonës ky operacion, plus 11 milionë bonuse.

Lojtari i kërkuar nga klubet më të mëdha në Europë do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me katalanasit. Presidenti  Bartomeu dhe administratori i Ajaksit, Oskar Grau, kanë mbyllur gjithçka.

Frenki de Jong është një nga talentet më premtues të futbollit holandez dhe atij evropian.

Ai vjen te Barcelona në moshën 21-vjeçare dhe pritet që të rritet edhe më shumë me fanellën e ekipit të madh spanjoll.

De Jong ka qenë një titullar i padiskutueshëm tek Ajaksi dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip. Mund të luajë edhe si mbrojtës dhe Barcelonës i bën shumë punë për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje