Kupa Shqipërisë/ Tirana hedh një hap drejt çerekfinales, mposht pastër Flamurtarin

24 Janar 2019, 14:43Sport TEMA

Tirana e ka mbyllur me fitore takimin e zhvilluar në “Selman Stermasi” kundër Flamurtarit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Sfida e zhvilluar sot pas shtyrjes që iu bë ditën e djeshme për shkak të shiut të rënduar në kryeqytet u mbyll me rezultatin e pastër 2-0 në favor të 24-herë kampionëve të vendit.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Ardian Mema zhvilloi një 90-minutësh mjaft të mirë duke e dominuar takimin përballë vlonjatëve të cilët rikonfrimuan edhe një herë tjetër formën e dobët që po kalojnë.

Dy golat e fitores për skuadrën e Tiranës u shënuan nga ana e Ngo dhe mbrojtësit Hoxhallari.

Me këtë sukses Tirana hedh një hap të sigurtë drejt fazës së çerekfinaleve dhe shkon e qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Vlorë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje