Reali i Madridit është klubi më i pasur në botë. Sipas raportit të publikuar nga “Deloitte Football Money League”, të ardhurat e klubit madrilen janë rreth 750.9 milionë euro.
Los Blancos shënoi një rritje në të madhe të të ardhurave krahasuar me sezonin e kaluar prej më shumë se 75 milionë euro, falë triumfit të tretë rradhazi në Ligën e Kampionëve.
Rritja është arritur kryesisht në sajë të të ardhurave komerciale (+54.8 milion euro), duke përfshirë sponsorizimet dhe të biznesit për ndeshjet miqësore të sezonit.
Merengues lënë në vendin e dytë një tjetër skuadër spanjolle që është Barcelona pasi të ardhurat e saj janë 60.5 mln.
Klubi anglez i Manchester Utd rrëshqet nga vendi i parë në vendin e tretë me 666 milion euro të ardhura.
Nga ekipet italiane Juventusi humbet një pozicion nga vendi i 10-të në të 11-in me një qarkullim prej 394.9 milion.
Interi renditet në vendin e 14-të para Romës dhe Milanit. (TemA)