Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të Kombëtares Vasillaq Zëri.
Në një shënim në facebook teksa e konsideron treshen Përnaska-Zëri-Ballgjini si nje ndër treshet sulmuese më spektakolare në historinë e futbollit Rama thotë se ndarja nga jeta e Llaq Zërit, është ndarje me një pjesë të pandashme të asaj historie të gjallë për ne.
“Pernaska – Zëri – Ballgjini ishte treshja sulmuese më spektakolare në historinë e futbollit tonë dhe ndarja nga jeta e Llaq Zërit, është ndarje me një pjesë të pandashme të asaj historie të gjallë për ne, përveçse edhe humbja e një miku gjithnjë të buzëqeshur.
Lamtumirë Llaq dhe qoftë i paharruar kujtimi yt, një ngushëllim i veçantë për të afërmit, shokët dhe admiruesit e tu të panumërt?” – shkruan Rama në facebook.
Zëri u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Vasillaq Zëri ka lënë shenjë në futbollin shqiptar në vitet 70-80 si një sulmues i shpejtë, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij.
Ai ka lënë mbresa edhe me ndeshjet e tij me Dinamon në Kupat e Europës kundër Ajaksit, Aberdenit dhe Carl Zeiss Jena.(TemA)
Ngushellime familjes!U rritem me keta virtouze sporti!Per te ardhur keq qe u nda kaq shpejt!
Te rroni dhe ta kujtoni Vasillaqin!
Futbolliste si Llaqi vine shume rralle…….
Te tille sportiste na kane mesuar jo vetem si te luajme dhe te shijojme spektaklet qe na dhane por futen nje kulture dhe tradite ne futbollin tone…
Ish futbollist
I qofte dheu i lehte! Ngushellime familjes! Keto semundjet e keqia po bejne kerdine ne Shqiperi……..fatkeqesi te humbasesh jeten ne kete moshe!
Sa keqardhje dhe trishtim per nje njeri aq te mire dhe nje futbollist legjende. Ish mesuesi I fiskultures ne 8-vjecare nje njeri I aq i urte dhe I edukuar qe kurre nuk nervozohej edhe kur kishte te bente me nxenes mistrece e te pabindur qe ta sillnin me te vertet ne maj te hundes .
I prefsh ne paqe presor Llaqi.
Ngushellime familjes … Ndaj te njejtin mendim per treshen e famshme.. Ata ishin vertet fantastik … Zeri nje triblues i shkelqyer ne krahun e djathte, Pernacka nje lojtar modern i shkelqyer ne qender dhe Shyq Ballgjini ne krahun e majte ..
Ajo qe kujtoj te vecante ishte se kur i madhi Ismet Bellova transmetonte dhe permendte Zerin kjo nuk mund te kalonte pa thene disa here ZERI ! ZERI ! ZERI GJITHNJE ZERI !!!! DHE ..,,,,,,,,, ne te shumeten e rasteve GOOOOOL Ai ishte nje triblues fantastik,,,,,
Ngushellime dhe njehere
Ngushellime Familjareve te Llaq Zerit .
Me te vertete ishte virtuoz .
Zëri dhe Edmond Liçaj ngelen 2 Lojtaret Me te mire te Mesit te Terrenit ne Historine e Futbollit Shqiptar .
I qofte dhéu i lehte !
Respekte perhere per Llaqin, futbollist dhe njeri i madh.
Ngushellime familjes dhe te afermve
Shpesh kur kujtoj kete treshe te mrekullueshme , fantastike mundohem te heq paralele me treshen e famshme boterore Vanbasten, Gulit dhe Rikard . Ndoshta po te ishin nenkohen e sotme nje treshe e tille si Zeri, Pernaska e Ballgjini do ishin shume me te famshem
Ndjeva keqardhje kur mora vesh. Njeri dhe sportist I shkelqyer. Ngushellime familjes!
undefined
Me topin ne kembe ishte nje virtuoz i vertete.Kur kujtoj lojen e Zerit ,te Panos,te Bizit,te Cecos dhe shume yjeve te futbollit tone,pavaresisht mungeses se stimujve materiale ,mund te them pa ngurim se ishin futbolliste qe mund te luanin ne cdo ekip te madh europian.Partizani ,17Nentori,Dinamo ,Flamurtari,Vllaznia ishin me te vertete skuadra te nivelit te larte ne te gjitha perberesit e futbollit modern te kohes .
U prefte i qete.
Teknik i modh, kishe qejf me e pa, i shpejt ne perdorimin e topit. Ne ndeshjen kunder Gjermanise ne Qemal Stafa , i bone zbor 3 futbollistave Gjermon mu para Tribunes ku ishte hyrja ke katakombet. Pra ne fushe por momenti ndodhi kur loja po luhej ne mesfushe ene nga krahu qe eshte tribuna. Shpertheu stadiumi nga brohorimet e tifozave.
Llaq Zeri , do mbetesh i pa harruar nga brezi jone.
Po me vjen shume keq, edhe mosha shume e re qe u ndave nga kjo bote Llaqo.
U prefsh ne Paqe.
U pafshim ne boten tjeter.
Vdiq perfundimisht kollona vertebrale e SHKENDISE se dikurshme (Vitet ‘ 70): Portier, Arian Hozha; qendermbrotjes Petrit Gjoni;, mesfushor Vasillaq Zeri; qender-sulmues Agron Sulaj.
Ishim bashkkohes dhe miq.
Drite paçin ne jeten ku shkuan.
Ngushellime families!
Me gjithe qe isha tifoz i Tiranes se madhe te asaj kohe u bera edhe me Shkendijen ku luante Llaqi, isha i mahnitur nga nje talent I tille, kujtoj lojen brilante te tij,me Shkendine ne kampionat kur mundi me radhe Partizanin, Dinamon e te tjerat dhe u thye me ne fund nga Tirana 1-0. Me rastin e ikjes se parakohshme te tij do mendoja qe RTSh, te nxjerre nga arkivat momente te paharrueshme nga jeta sportive e ketij gjeniu te futbollit i cili po te kishte lindur te pakten 20 vjet me vone Leo Mesin do ta konsideronin pasardhesin e tij. Aresyeja kryesore qe ai vend vuan eshte pikerisht qe s’ndan te miren nga e keqja, gjeniun nga I zakonshmi ose me e keqja eshte qe behet me qellimin per t’i zene vendin. Kjo ka qene atehere ku del edhe nga ky artikull,qe paska luajtur 8 here me kombtaren disa prej te cilave si zevendesues, por edhe tashti qe ne qe e kishim ndjekur karieren e tij pothuajse e kishim harruar,ndersa brezat e rinj me siguri nuk ja kane degjuar emrin nje talenti qe I vjen nje vend te Vogel ndoshta nje here ne 100 vjet.