Skënderbeu, Blerim Krasniqi: Jemi kampionë, duhet të kthehemi atje ku ishim

25 Janar 2019, 16:28Sport TEMA

Sulmuesi i Skënderbeut, Blerim Krasniqi foli në lidhje direkte për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” në prag të sfidës ndaj Partizanit, ku u shpreh:

“Më shumë i kam munguar unë skuadrës. Ka ndodhur e njëjta gjë 2 herë. Ishte një problem që më kishte ndodhur edhe më parë. Shpresoj të kthehem sa më shpejt. Na ka munguar qetësia. Shpresoj të kemi fat dhe të kthehemi atje ku ishim.

A është kjo ndeshje “treni” i fundit i Skënderbeut? Ka një rëndësi shumë të madhe, por nuk besoj se është “treni” i fundit. Ka kohë. 7 pikë janë shumë. Shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe të kthehemi atje ku ishim.

Skënderbeu ka mentalitetin e fituesit. Të gjithë e dimë që Skënderbeu është kampion dhe duhet të vazhdojë të luftojë për titullin”, u shpreh Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje