VIDEO: Partizani me hap kampioni, mposht në transfertë Skënderbeun

25 Janar 2019, 18:56Sport TEMA

Partizani e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2019 duke marrë një fitore të madhe në transfertë përballë një rivali direkt për titullin kampion siç është ekipi i Skënderbeut.

Pas dy humbjeve në dy fazat e para, të kuqtë thyen mallkimin duke triumfuar pikërisht në fushën e korçarëve me rezultatin e ngushtë 0-1.

Heroi i të besuarve të teknikut Skënder Gega, ishte mesfushori i talentuar Esat Mala i cili realizoi një gol mjaft të bukur që në minutën e tretë të takimit pas një asisi spektakolar të dhuruar nga ana e Jasir Asanit.

Një fitore plotësisht e merituar e Partizanit që rikonfirmon që është ekipi për tu mundur këtë sezon, ndërsa bardhekuqte Orges Shehit zhytën në një krizë totale rezultatesh pasi kjo është humbja e pestë rradhazi.

15-herë kampionët e vendit kishin një numër të madh rastesh për të shënuar me antë Cardosos në fundin e pjesës së parë që humbet një rast flagrant përballë portierit Teqja, ndërsa në pjesën e dytë Bruno Telushi gabon nga pika e bardhë e 11 metërshit fal pritjes së portierit korçar.

Me këtë sukses Partizani vijon rrugën drejt titullit kampion duke shkuar në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në e pestë me 30 pikë. (TemA)

Goli i shënuar nga Esat Mala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje