Olsi Rama: I kënaqur nga fitorja në Korçë, luftën e kemi me veten tonë

25 Janar 2019, 20:58Sport TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, foli pas ndeshjes kundër Skënderbeut, ku u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së kuqe në këtë ndeshje delikate dhe me një rival direkt për titullin kampion.

Rama tha se ardhja e re, Rexhepi bëri një ndeshje shumë të mirë dhe i ka shtuar shumë kualitet skuadrës.

O.Rama: Më lejoni të shpreh ngushëllimet për familjen e Vasillaq Zërit, pasi është një humbje e madhe për futbollin. Shpreh keqardhjen time. I kënaqur nga fitorja në Korçë, ka gjithmonë bukurinë e vet. Unë e kam thënë, do i shoh vetëm 2-3 javët e fundit. Tani, luftën e kemi me veten tonë, të fitojmë ndeshjet e radhës.

Çfarë pe diçka ndryshe nga kjo fazë e re e kampionatit?

O. Rama: Kam parë seriozitetin e ekipit në Antalia, kemi bërë mirë në ndeshjet stërvitore në Antalia, edhe sot lujtëm si ekip. Terreni i vështirë nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë. E pritëm kundërshtarin, dhe dolëm përpara me kundërsulm.

Lojtarët e rinj, kur do jenë gati?

O.Rama: Duka ka një problem muskular, në fushë do luajë kush ta meritojë.

Lum Rexhepi…

O.Rama: Sot tregoi karakter e cilësi në fushë, mendoj se është një vlerë e shtuar.

1 komente në “Olsi Rama: I kënaqur nga fitorja në Korçë, luftën e kemi me veten tonë”

  1. ahahahahaa says:

    Kari Kari o Olsi ka bo naigol ky mer?
    Ec Partizooooooooooooooooooooooooniiii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje