Hap fals i Kukësit, ndalet në barazim nga Laçi

26 Janar 2019, 15:59Sport TEMA

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi në sfidën e parë të  vitit 2019 kundër Laçit, e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Një hap fals për verlinodrët në luftën për titullin kampion pasi distanca me Partizanin e vendit të parë shkonë në 5 pikë.

Ndërkohë, për kurbinasit e drejtuar nga trajneri Besnik Prenga kjo është një pikë e rëndësishme për objektivin e tyre që është pjesmarrja në Kupat e Europës.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kamzës foli për ekipin e Armando Cungut të cilët e dominuan sfidën, por nuk arritën dot që të krijon rastet e duhura për të mposhtur portierin Selmani.

Me këtë pikë Kukësi mban vendin e dytë me 35-pikë të grumbulluara, ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e katërt me31 pikë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje