Georgina Rodríguez është në zi. Babai të dashurës së Cristiano Ronaldos është ndarë nga jeta pas një betejetë gjatë me sëmundjen.
Jorge Eduardo Rodríguez Gorjón vdiq në moshën 70-vjeçare.
Babai i modeles kishte probleme me shëndetin pas një goditje në zemër që mori rreth 2 vite më parë.
Për të qenë me familjen e saj në momentin e pikëllimit, Georgina fluturoi në Argjentinë disa ditë më parë.
Në fillim të javës, Georgina publikoi një foto nga vendlindja e saj.