Zbulohet e shkuara e një prej poetëve më të mëdhenj të Francës: Vrau një prift dhe drejtoi një bandë grabitësish

4 Shkurt 2019, 11:13Lifestyle TEMA

I lindur në Paris në vitin 1431, Fransua Vijo, konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të Francës.

Vepra e tij më e famshme është “Le Grand Testament”, një libër monumental që tregoi zotërimin prej tij të një forme poetike superiore, si dhe mendimet e tij mbi kënaqësi të tilla si pleqëria, sëmundja dhe frika ndaj vdekjes.

Megjithatë, Vijo e kaloi një pjesë të madhe të jetës në burg.

Në vitin 1455, ai u përfshi në një konflikt, gjatë së cilit qëlloi me thikë për vdekje një një prift.

Megjithëse u dënua fillimisht me vdekje, dënimi i tij u reduktua në dëbimin nga Parisi. Dhe madje edhe ai dënim simbolik, ndryshoi shpejt me një falje mbretërore.

Menjëherë pas kthimit të tij, ai u vu në krye të një bande që vodhi monedha ari nga Universiteti i Parisit, ndaj dhe u dëbua përsëri.

Gjatë njërës prej periudhave të burgosjes, Vijo shkruante se i vinte keq për sjelljet e tij të mëparshme, por rehabilitimi i tij nuk zgjati shumë.

Pas arrestimit të tij të radhës për rrahjen e një personi, Fransu Vijo iku nga Parisi për herë të fundit, dhe prej tij nuk pati më asnjë lajm.

3 komente në “Zbulohet e shkuara e një prej poetëve më të mëdhenj të Francës: Vrau një prift dhe drejtoi një bandë grabitësish”

  1. Perkthyesi says:

    Ka disa versione mbi vdekjen e tij. 1. Ai mund të ketë vdekur mbi një rrogez në një tavernë me cmime te lira. 2. Në një qeli të ftohtë dhe të lagur. 3. Mbase në një dyluftim në një rrugë të errët me një tutor francez. 4. Ndoshta eshte varur në një trekëmbësh në një qytet të vogël francez, ose….vdekja e tij nuk do ta mesohet kurrë..

  2. asd says:

    Une njoh nje qe eshte edhe piktor edhe hajdut… Por si piktor nuk eshte ne lartesine e vjedhjeve.

  3. BOHOTINA says:

    asd! Kam bindjen se ne nje te ardhme do te themi” “Zoti asd ka thene” dhe do perdorim fjalet e shprehjet e tua idiote si citate. Ti shpirt zi a na thua me se merre e c’ ke bere ne jete vec fukarallekut mendor dhe lepirjes. Per keto te dyja mos fol. Per te tjerat hapju shoqerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje