Promovimi i filmit të fundit të Liam Neeson u anulua, në mesin e polemikave që kanë shkaktuar pohimet e fundit të tij se, dikur kishte pasur ndjesinë që donte të vriste një njeri të rastësishëm me ngjyrë, pas përdhunimit të një mikeshës së tij.
Shfaqja u pezullua vetëm dy orë përpara nisjes. Aktori i famshëm “Hollywood”-ian e mohoi të jetë racist, por fjalët e tij – të publikuara nga “The Independent”, – shkaktuan indinjatë.
Neeson pretendon se ka dashur që të çelë një debat më të gjerë mbi racizmin.
Komentet polemizuese, ai i bëri gjatë promovimit të filmit “Cold Pursuit”, një thriller i bazuar në një histori hakmarrjeje.
Aty nisi të tregonte sesi ishte ndierë kur kishte mësuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mikeshës së tij.
“Ajo e përballoi në mënyrën më të jashtëzakonshme – tha aktori, – por unë dola nëpër rrugë me një shkop bejsbolli në duar.
E bëra këtë gjë ndoshta për një javë, me shpresën që dikush me ngjyrë të dilte nga ‘pub’-i e të kapej me mua, në mënyrë që të kisha arsye ta vrisja”.
“Për këtë, sot më vjen turp”, u shpreh ai.
Neeson shpjegoi më vonë se, përmes këtij rrëfimi kërkonte t’i nxiste njerëzit që të flasin për eksperiencat e tyre.
“Ne pretendojmë që jemi të gjithë ‘politikisht’ korrekt në këtë vend, por ndonjëherë mjafton të gërvishtësh pak sipërfaqen dhe zbulon se ka edhe këtu sa të duash racizëm e fanatizëm”, ka qenë komenti i yllit “Hollywood”-ian.
Neeson është i famshën në Shqipëri për serinë e filmeve ‘Taken’, ku zhduku një bandë me shqiptarë, të udhëhequr nga ‘Marko prej Tropoje’, të cilin e vrau.
Actor qe luan gjithmon njelloj, pa shprehje emocionesh.
“ Marko prej Teopoje “ ( Arben Bajraktaraj ) asht aktor shume ma i mir.
Po me cfar ngjyre ka qene njeriu. I verdhe i bardhe i zi i kuq ezmer. Nuk e morem vesh.
Ky si çak noris i griu te gjithe.Qurrash!
I famshem po, por jo per te mire. Kur tregu u ngop duke vrare zezak e latino, si alternative “freskuese” u gjeten shqiptart. Pra shqiptart ne vendin e trete nga fundi, edhe pse numerikisht dhe potencialisht nuk e kan vendin aty fare. Kjo per shkak se shqiptart nuk kan njerez qe e kundershtojne nje rangim te tille difamues, dhe per shkak se shum te tjere lobojne qe per ta fshehur veten, shqiptart te rangohen aty.
Le te shkoje ne Tropoje me shkop bejsbolli… dhe do ta gjeje Markon e vete!
Po vajti ne tropoj do gjej salirat dhe azemrat gangsterat e shqiptareve qe kane 28 vjet po na perdhunojne.
Po edhe kemi dhene arsye per te na bere ne filma personazhe negative! Mgjth edhe qesharak duket ky aktori kur lufton kunder shqiptareve.
Cdo njeri e ka perbrenda ndjenjen e hakmarrjes ndaj dikujt qe i ka bere keq atij, familjes se tij apo miqve te tij. Kjo eshte normale, por eshte tjeter gje ndjenja e te menduarit per tu hakmarrur dhe tjeter gje kryerja faktike e nje hakmarrje.
Fakti qe nuk kryeu hakmarrje nuk eshte se nuk i doli ndonje kalimatar me ngjyre perpara, por llogjika e arsyes te tij ishte me e forte se ndjenja e hakmarrjes te atyre diteve te shqetesuara per aktorin.
Sa per rolin e Liam ne serine Taken, nuk duhet te harrojme se ai eshte vetem aktor dhe asgje me teper. Megjithte edhe sikur ky te kishte shkruar skenarin e filmit per banden kriminale shqiptare ashtu si shumica e filmave hollivudian ku si protagoniste te se keqes jane mafia ruse, polake, italiane, meksikane, kubane, afro-amerikane, kineze, etj, etj, ku eshte e keqja?!
Cfare? Duhet urryer se ka “ofenduar” shqiptaret??!! Apo mos valle duhet ti dali perpara ndonje shqiptar me shkop bejsbolli nder duar dhe te hakmerret per “shqiptaret e vrare” prej tij ne film??!!