FOTOT/ Rrëfehen Justin Bieber dhe Hailey Baldwin: Nuk kemi bërë seks para martese

7 Shkurt 2019, 16:05Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rrëfehen Justin Bieber dhe Hailey Baldwin: Nuk kemi bërë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin në një intervistë të detajuar për “Vogue”, ku kanë rrëfyer sekretet e marrëdhënies së tyre duke zbuluar se suksesi i romancës së tyre 12-javëshe para se të martoheshin, lidhet me shtratin.

Ata rrëfyen se kanë kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë ditën e martesës dhe sikurse shprehen është një nga vendimet më të mira që kanë marrë.
Këngëtari thotë se, kishte një problem me seksin dhe kur nisi marrëdhënien e tij me Hailey-n në qershor të 2018-s, kishte prej rreth 1 vit që nuk kryente marrëdhënie seksuale.
Kjo do të thotë që, ai nuk ka kryer marrëdhënie as me Selena Gomez gjatë kohës  kur u ribashkuan.

“Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet, dhe unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë, sepse u mungon vetëvlerësimi.

Këtë e bëjnë si femrat dhe meshkujt. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira”- u shpreh Bieber.

Por ai shte vetëm dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale arsyeja pse ata iu drejtuan gjykatës vetëm pas tre muaj lidhjeje. Jo, jo vetëm për këtë arsye.

Këngëtari tregon se ai kur është ritakuar pas shumë kohësh me modelen e ka kuptuar se sa i kishte munguar dhe se ajo ishte e duhura.

“Kur e pashë qershorin e kaluar, kisha harruar sesa shumë e kam dashur dhe sa më kishte munguar dhe sa ndikim pozitiv kishte ajo në jetën time. E kuptova që Hailey ishte ajo që po kërkoja”, u shpreh Justin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje