Vdes nga tumori i trurit, i shpëton jetën 5 personave të tjerë

9 Shkurt 2019, 21:45Lifestyle TEMA

Një 28-vjeçar që vdiq nga tumori i trurit ka shpëtuar jetën e 5 personave të tjerë duke i dhuruar veshkat, pankreasin, mëlçinë dhe zemrën.

David Llewellyn vdiq muajin e kaluar duke lënë vetëm të fejuarën e tij Corinne Hynes, 26 vjeç dhe djalin e tyre 11 muajsh Jude.

Megjithatë ai u largua nga kjo botë duke i shpëtuar jetën njerëzve të tjerë. I vendosi të dhuronte organet dhe ndihmoi 2 gra e 3 burra.

Një burrë rreth 50 vjeç, i cili ishte në listën e pritjes prej më shumë se një viti 1 viti, mori veshkën dhe pankreasin e Llewellyn, raporton Ora News.

Ndërsa një grua rreth 30 vjeç, e cila kishte pritur për më shumë se 5 vite mori veshkën tjetër të tij.

Mëlçia e Llewellyn shkoi për një burrë në të 50-tat e tij dhe zemrën e mori një tjetër burrë po në të njëjtën moshë.

2 komente në “Vdes nga tumori i trurit, i shpëton jetën 5 personave të tjerë”

  1. Viktori says:

    Po nuk ka rrezik që 5 pacientët përfitues të jenë njëkohësisht edhe humbës?
    A nuk mund të zhvillohen metastazat e dhe tek ata, apo tumori i trurit nuk jep metastaza në organet e tjera?!
    Ashtu qoftë! Për mirë u daltë!

  2. Lani says:

    Duket sikur keni folur per te brendshmet e bagetive te kasapi!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje