Ky është momenti rrëqethës kur elefanti sulmon një adoleshente.
Në pamjet filmike do të shikoni se si adoleshentja qëndron e varur në hundën e elefantit, i cili po iu vërsulej qytetarëve në një treg në Tajlandë.
Nichanat Manucham, 19-vjeç, po bënte fotografi me elefantin në Surin në verilindje të Tajlandës, kur në një moment u pengua duke frikësoi elefantin i cili më pas e sulmoi atë.
Fill pas kësaj elefanti filloi të sulmojë të gjithë qytetarët që ishin në treg, duke shkatërruar gjithçka që i dilte përpara.
Megjithatë Manucham ka arritur t’i shpëtojë më të keqes vetëm me disa gërvishtje në kraharor, ndërsa qytetarët mezi kanë arritur ta qetësojnë elefantin që humbi kontrollin. (TemA)