Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku vlonjat poston foton me Saimir Tahirin: Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë

11 Shkurt 2019, 21:58Politika TEMA
Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku vlonjat poston foton me Saimir Tahirin:

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ‘shfaqet’ i qeshur përkrah ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në një foto të publikuar sot në profilin e tij në Facebook.

Megjithëse fotografia është e vjetër, kjo dallohet nga mjekra e gjatë e Tahirit, ndryshe nga çfarë u shfaq sot te Krimet e Rënda, Gjika e shoqëron foton me një mesazh kuptimplotë për të.

“Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë”, shkruan Gjika teksa poston edhe ikonën e dy gishtave lart, në shenjë fitoreje ndoshta për vendimin e sotëm të Prokurorisë ndaj Tahirit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sot të mos zgjasë më hetimet për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një vendim që u konsiderua si fitorja e parë e tij, në këtë betejë në dukje të gjatë.

Kujtojmë se Shpëtim Gjika u arrestua për shpërdorim detyre, gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, duke fituar më pas pafajsinë, por mesa duket në kohë të vështira, “mëritë” lihen mënjanë dhe vlerësohet miqësia.

 

7 komente në “Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku vlonjat poston foton me Saimir Tahirin: Miq të mirë, edhe në kohë të vështirë”

  1. ????? says:

    Duhet doctorat për tu bërë ministër pas 2021-in.çertifikata siguris s’do mjaftoj.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ka edhe hajdute te ndershem, nuk jeni ju te paret.

  3. Zigur Qarri says:

    Miq të mirë,edhe në kohë të vështirë!Sa mire qe ekziston kjo shoqeri,ky familjaritet ndermjet politikave,sepse ndihmon ne
    konsolidimin e Shtetit.Rama nuk ka paditur Berishen dhe as Bashen,besoj edhe ata do te bejn po te njejten gjë në kohë të
    vështirë per Ramen. Shpetim Gjika i shpetoi burgut me ndihmen e Rames,per jo edhe Tahiri!

  4. Shqiponja says:

    Tenxherja Kapakun.Dy karagjoze hajdute impotente.Pika qe su bie duan te behen te medhenj prate.Fajin e ka drejtesia qe nuk u mori ato qe i kane vjedhur ketij vendi e ti conte né.fis,me gisht né bythe.

  5. Liza says:

    Hajduti Bagdatit me Bagdatin hajdut

    1. palla says:

      Hajdut dhe hajna jeni ju te semuret dhe te klonumit e sal ram sheqere birishes dhe ilir florinit. Jeni ju te mallkumet e zotit, jeni ju rraca e nyte e ktij populli.

  6. HQ-18 says:

    Në Shqipëri nuk ka ministër apo kryetar bashkie të korruptuar, po këta të dy dhe disa të tjerë janë edhe më tepër.
    Këta janë pjesë dhe mbështesin krimin e organizuar.
    Së bashku me Dakon, Gjiknurin etj duhet të ishin në burg e duhet tu ishin sekuestruar pasuritë , këtyre dhe të afërmve të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje