Letrat e dashurisë, të zbuluara së fundmi, të dërguara sulltan Sulejmanit të Madhërishëm nga sulltanesha Hyrem, kanë hedhur dritë mbi historinë më të famshme të dashurisë së kësaj epoke, shkruan Anadolu Agency.
Letrat janë nxjerrë nga arkivat presidenciale, ndërsa arkivistët i kanë quajtur si një ndër shembujt më të mirë të poezisë dhe prozës turke të periudhës osmane, të shkruara në kohërat kur Sulejmani gjendej në fushë të betejës.
Sulejmani konsiderohet nga shumë historianë si sulltani më i suksesshëm osman.
Sundimi i tij nga viti 1520 deri më 1566 përfshiu fushata të guximshme ushtarake që zgjeruan perandorinë dhe zhvillimin në fushat e ligjit, letërsisë, artit dhe arkitekturës.
Megjithatë, për romantikët, ai është i njohur për historinë e tij të dashurisë me gruan e tij Hyrem.
“Jam e humbur në këtë univers të krijuar nga Zoti ynë. Kam jetuar vitet e mia më të mira nën mbrojtjen tënde, si një margaritar në kutinë tuaj të xhevahirëve”, shkruante sulltanesha Hyrem.
“Unë gjej paqen vetëm pranë jush. Fjalët dhe boja janë të pamjaftueshme për të rrëfyer lumturinë dhe gëzimin tim kur unë gjendem afër jush”, shkruan Hyrem.
“Kujtimet e ditëve që kaluam së bashku, momentet që i kemi ndarë, mbushin zemrën e shërbëtores suaj”, vazhdon ajo.
“Ngushëllohem me këto kujtime në mungesën tuaj. Jam e ulët kur jeni larg. Askush nuk mund ta lehtësojë dhimbjen time”, shkruante ajo në vitin 1526.
Në njërën nga letrat, sulltanesha i dërgoi rrobat e saj të lagura me lot.
“Jeta ime, zotëria im, sulltani im i dashur, lutja ime e vetme për Allahun është ta shoh sërish fytyrën tënde të ndritur. Nuk ka më ndarje prej tani”.
“Dua nga Zoti im që sulltani im, njeriu im i dashur, gjithmonë të jetë i lumtur në botë dhe në amshim”.
“Sulltani im… fshiu lotët e mi dhe më bëri të lumtur. Falë sulltanit tim, gjeta rrugën e duhur dhe fenë… Prandaj, mund të jem e lumtur pranë jush. Po ju dërgoj një nga rrobat e mia të lagura me lotët e mi… Ju lutem, visheni për mua”.
Ajo e përfundon letrën me fjalët “nuk dua asgjë tjetër përveç lumturisë për ju në të dyja botët”.
Sulltanesha Hyrem ishte një nga femrat më me ndikim në historinë osmane.
Djali i saj, Selimi, trashëgoi fronin osman pas sulltan Sulejmanit.
HURREM SULTAN
Në Turqi martohen brënda trungut familjare.
Ne Gjermani martohet vellai me motren ..
Sulltan Sulejmani Mbrojtesi i Hebrenjve, Kur Katoliket Europian i Digjnin te Gjalle.
Hyrem ishte nga Ukraina e sotme (mbreteria e Polonise ate kohe)dhe ishte e bija e nje prifti ortodoks.
Ishte nje nga femrat me te emancipuara dhe me influence per kohen.Hyden i dedikoi sinfonine n 63.
dhe artiste perendimore te epokes piktura.Kishte leterkembime me mbreter ambasadore dhe intelektuale
te ndryshem. kultura e ndritur e bente te kishte nje rol te rendesishem ne mardheniet dipllomatike te perandorise me te fuqishme te kohes.
Sulltanet e prapambetur(sipas shqiptareve te sotem) ishin te kulturuarit dhe tolerantet e asaj periudhe.
Mire mor mire po sulltanesha rinte pa ferxhe ne ate kohe kurse tani mbulohen koke e kembe ne turqi.
Race muti me qelbesira se tyrqit nuk ka por kane patur fat qe osmanet petendorine e tyre e mvajten me ndihmen e xhahileve xhandareve te dhunshem e kadapeve shqiptare.
@Kaonia. Kushdo mbulohet kush nuk don nuk mbulohet. Ne islam nuk te imponon njeri me dhune. Ashtu sic Vatikani i digjte ne turren e druve ata qe nuk pranonin katolicizmin. Jo me kot qendra e ortodoksizmit boteror ndodhet ne Stamboll.Kemi qene me fat qe kemi qene pjese e perandorise Osmane. Sepse disa here kryqezatat nen urdhrin e Papes na kane sulmuar. Fale flotes Osmane i kemi shpetuar sulmeve te kryqezatave.
Keto nuk jane letra te nje gruaje te dashuruar.
Keto jane letra te nje skllaveje harremi.
Skllave qe i sterbetohet e i pergjerohet padronit fuqiplote qe ka ne dore fatin dhe jeten e saj, per besnikerine dhe per perultesine e saj, me shume gjasa jo sinqerisht dhe gjithe hipokrizi e frike e tmerr, sepse ky padron mundej ne cdo moment ta syrgjynoste robinje, ne ndonje kthinat e pallatit, ose ti priste koken.
Sepse, si mund te dashurosh nje burre, qe ka ne posedim dhe perdorim dhjetra/qindra gra seksi qe i shfrytezon dhe i perterin vazhdimisht dhe qe, me ty ndan shtratin ndofta nje here ne vit ose me rralle, formalisht.
Mund t’i vesh cfardo emri, vetem dashuri nuk mund ta quash!
Feja muslimane eshte me tolerantja