Punonjësit e sigurisë në burgun e Fierit kanë sekuestruar rreth 20 celularë të markave të ndryshme të cilët u tentuan të futeshin brenda ambienteve te burgut të fshehura nëpërmjet portave të mini-futbollit.
Kapja e telefonave celularë u arrit nga punonjësit e sigurisë të burgut të Fierit të cilët gjatë kontrollit të imtësishëm, arritën të zbulonin se brenda portave të mini futbollit ishin fshehur telefona celularë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka kaluar prokurorisë këto materiale për hetime të mëtejshme ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për ngjarjen.
Kujtojmë se kjo është ngjarja e parë e rëndësishme pas ardhjes së drejtorit të ri z.Agim Ismaili.