“Amerikanët dhe europianët thonë se reforma po ecën mirë, opozita mendon ndryshe. Nëse kjo është qeveri e krimit, e vendos populli dhe drejtësia, jo Basha me Kryemadhin”

21 Shkurt 2019, 13:42Politika TEMA

Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli për të sheshuar çdo grindje, thotë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në intervistë për Deutsche Wellen.

Nga Lindita Arapi

Zoti Fleckenstein, Tirana po zien sërish nga protestat. Si i shikoni këto zhvillime?

Knut Fleckenstein: Protestat paqësore në një demokraci janë të zakonshme dhe të mundura. Edhe në Tiranë duhet të jenë të mundura, por e rëndësishme është që të mbeten paqësore, dhe që të mos e zëvendësojnë punën parlamentare.

Dje ju u takuat me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, çfarë ishte në qendër të bisedimeve?

Folëm se si ta bëjmë të mundur që të arrihet deri tek hapja e bisedimeve të anëtarësimit pa probleme, për procesin e reformave, por sigurisht edhe për efektin që mund të ketë situata e vështirë tani në Tiranë ndaj një procesi të tillë.

A kishit një këshillë për t’i dhënë me vete?

Po… është e vështirë për momentin, një këshillë mund t’ia japësh partive në opozitë, ndërsa këshilla për qeverinë është natyrisht, vazhdoni reformat, vazhdoni me procesin e vetingut.

Opozita ndërmori një hap të pashembullt, i pandërmarrë kurrë më parë, djegien e mandateve të deputetëve. Cili është vlerësimi juaj?

Kjo është një lloj prishjeje kontrate. Nuk mund të them, nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, por di që parlamentarët duhet ta kryejnë punën e tyre në parlament. Jam i zhgënjyer që papushim na duhet të flasim për atë që deputetët t’i ushtrojnë apo jo mandatet e tyre. Por është e vështirë për mua të jap një përgjigje për atë, nëse opozita ia kthen vendet e deputetëve popullit apo nëse i ushtron detyrat e saj, këtë duhet ta vendosin vetë ata, nuk mund të jap një këshillë.

Opozita thotë, se ky nuk ishte një qëllim në vetvete, por “rekursi i fundit” për të arritur një qëlim të madh, rrëzimin e një qeverie të krimit. Kështu u shpreh kreu i saj, Lulzim Basha. Si e komentoni ju këtë?

Këtë nuk e komentoj aspak. Qeveria e krimit, si thuhet, është zgjedhur nga populli. E nëse është një qeveri e krimit, këtë e vendos një prokuror, një gjykatë, dhe jo një raportues nga Brukseli.

E pikërisht kur vjen fjala tek drejtësia, opozita nuk ka aspak besim tek vetingu, dhe e akuzon qeverinë Rama, se po e përdor atë për ta vënë drejtësinë nën kontroll…

Nga ato që dëgjoj nga amerikanët që e shoqërojnë këtë proces, nga ato që dëgjoj nga misioni i BE-së, ky proces po ecën i pastër dhe i rregullt dhe nuk mund ta konfirmoj këtë.

A i shikoni protestat si lajmëtare të këqija për proceset që priten në verë, zgjedhjet lokale dhe më e rëndësishmja hapja e negociatave të anëtarësimit me BE?

Le ta themi kështu…nuk i vlen hapjes së negociatave dhe është dëmtuese, sigurisht demonstratat janë tërësisht në rregull, sa kohë zhvillohen pa dhunë, e ata që e thërrasin një demonstratë janë edhe përgjegjëse që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Do ta ndikojnë ato procesin e hapjes së negociatave?

Po. Jo edhe aq protestat në rrugë për sa kohë ato janë paqësore, nëse janë të dhunshme është diçka tjetër pastaj, por një vend, ku opozita i dorëzon mandatet e saj, do të ketë më të vështirë “të shesë” reformat e veta pozitive, se sa kur parlamenti do të vazhdonte me punën e tij.

Opozita kërkon tani qeveri tranzitore dhe zgjedhje të reja. Si e shihni këtë?

Nuk di pse duhet të ndodhte kjo, por unë nuk jam qytetar shqiptar. Këtë duhet ta sqarojnë mes tyre partitë shqiptare.

Duket se opozita është e zhgënjyer edhe nga BE. Po ju përmend një reagim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, kur i pyetur nga mediat në Tiranë pas deklaratave të zëdhënëseje të KE, se djegia e mandateve është penguese për integrimin, tha se “pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është qeveria e lidhur me bandat” e duket se Basha lëshoi një mesazh në drejtim të BE, kur tha se “kushdo tjetër që pretendon të kundërtën, ose nuk e njeh gjendjen, ose bën sikur nuk  e njeh.” Nuk e njeh BE gjendjen vërtet në Shqipëri?

Po nuk e di se në cilën prokurori të Shqipërisë është deponuar kërkesa për këto akuza. Nëse zoti Basha është i mendimit, se kjo qeveri ka kyer veprime kriminale, atëherë për këtë është një gjykatë përgjegjëse.

Çfarë këshille do të kishit në këtë moment të ri të vështirë për politikën shqiptare?

Do të thoja të ketë maturi, e të mos komplikohet me ekzagjerime më shumë se sa është i nevojshëm procesi i vështirë i reformave dhe perspektiva e anëtarësimit.

Ka muaj që në vend ekziston një atmosferë proteste, studentët, banorët për problemet e tyre…duket se edhe në një vend si Shqipëria që ishte kaq entuziaste po humb forca e rrezatimit të BE me procesin kaq të tejzgjatur të integrimit, njerëzit janë të lodhur dhe duan të largohen…

Sipas mendimit tim, Këshilli i BE duhet të kishte vendosur që në verë për të filluar hapjen e negociatave të anëtarësimit, për fat të keq kjo nuk ndodhi, e ka ardhur koha që kjo të bëhet tani, por BE edhe në të ardhmen nuk do t’i zgjidhë problemet që ekzistojnë brenda Shqipërisë, këtë duhet ta bëjnë vetë politikanët shqiptarë.

Do të ketë ndërmjetësim nga BE në këtë situatë, kur dihet se gjithmonë ndërkombëtarët e kanë zgjidhur situatën në raste krize?

Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli e të sheshojnë çdo sherr. Për këtë është edhe parlamenti, ku mund të grindesh, por me një shumicë pastaj gjen një zgjidhje se si do të vazhdohet. Ka ardhur koha që edhe shqiptarët ta bëjnë këtë vetë. Prandaj tani askush në Bruksel nuk po nxiton për të ndërmjetësuar, por nëse ndihma jonë është e nevojshme dhe të gjitha palët do pyesin për këtë, mund të flasim se ç’mund të bëjmë ne, por nuk mund të jetë gjithmonë kështu, që nga Brukseli të vijnë mediatorë, megjithatë, nëse qeveria dhe opozita e duan këtë, do të gjendet një rrugë.

19 komente në ““Amerikanët dhe europianët thonë se reforma po ecën mirë, opozita mendon ndryshe. Nëse kjo është qeveri e krimit, e vendos populli dhe drejtësia, jo Basha me Kryemadhin””

  1. Sokol says:

    Kriminelat Berisha Meta Basha ne Burg.

    1. Xhevair Fallxhiu says:

      Si shpjegohet qe Ramen nuk e fusni te hajdutet?

      1. Fanatic says:

        Se jane pederastet qe paguhen nga Endri Fuga.

        Ketu eshte bastion i tyre.

        1. Tani says:

          Me para mbahen bythqiret si puna juaj qe u ritet rrugeve mas uturakut te kopilit te ram berishes.Jeni te mbaruar dhe sikur te flini jashte.Ju njeh e tere bota cfare llumi jeni.

        2. Antifashizmi says:

          Hahaha, ti qe nga emri hyn tek Terroristet.

        3. Antifashizmi says:

          Hahaha, ti qe nga emri hyn tek Terroristet.

        4. Jo fanatizmit partiak says:

          Po ti fanatiku I qelbesires vicidolit pse e fut koken tende palare ne kete bastion. Apo te ka udhezuar pederasti SHQUP-it Saleh Brekeskisha te ndotesh blogun e Temas me jashteqitjen tende psiqike. Yt fare muti.

      2. Shaban says:

        Rama eshte si eshte por vrases si kopeja e hijenave te PD nuk eshte

      3. Ilir says:

        Sepse duhet te kesh vjedhur qe te quajn hajdut.

  2. martin says:

    hahaha fleckenstein je i modh, te lumte goja!

  3. Mashkullori says:

    Nga te rrallat deklarata kaq te drejtperdrejta,qe na vijne nga BE.Ju falenderoj zoti Fleckenstein,per qartesine ne njohjen e problemeve te Shqiperise…
    Kam patur dhe kam deshirene e vazhdueshme per qendrimin e nderkombetareve.Qendrimin e tyre as mish e as peshk,nuk e kuptojne politikanet e kapur prej krimit,prej korrupsionit,prandaj dhe deklaratat e mepareshme jane trajtuar sipas midese te sejciles force,maxhorance e minorance.Deklaratat e diteve te fundit,prej SHBA,BE,Gjermani,Angli,Itali,OSBE,jane te qarta dhe te kuptueshme dhe prej popullit,i cili sheh tek to vleresimin ndaj forcave tona politike dhe prej tyre na bejne te marrim qendrim te qarte dhe jo te degjijme e te shkojme qorrazi mbas propagandave bajate te tyre,ne kete rast te opozites PD-LSI….
    Sic duket dhe nga deklarata e sotme e zotit Fleckenstein,opoziten tone e tmeron SPAK dhe BKH,te cilat jane duke ardhur.Me shume te drejte zoti FLECKENSTEIN,deklaron se persa pretendon opozita per qeveri te krimit,hajdute etj,ai nuk di e ne cilen prokurori jane derguar padi penale per keto deklarime te opozites.
    Kjo interviste e sakte,e qarte dhe e pamedyshje,flet shume,qarte se kete opozite,ne Amerike,ne BE,nuk e beson askush.
    Ju del detyre,intelektualeve te ndershem e te paperlyer ne krim dhe korrupsion ne PD e LSI,se te tjeret nuk kane parti,te bejne zgjedhjet e duhura.do qendrojne ne kete parti,te drejtuara prej KLANEVE KRIMINALE te Sali Berishes dhe Ilir Metes,apo do te ndermarrin nisma per shkeputjen dhe krijimin e forcave te djathta me te vertet te pastra e Atdhetare….

  4. qytetare says:

    O ty te lumte goja more z. Fleckentein, ku te gjesh ca burra shteti si ju, do ishim dhe ne me ndryshe,

  5. H says:

    Ky është ndryshimi mes një evropiani të përparuar dhe një maloku bathoreje. Llogjika dhe arsyeja.

  6. Aspirantja says:

    Te lumte goja. ky eshte perkufizimi me i mire per gjithe ata qe ndjekin ata kriminele : Sali-Luli-Monika, dhe Meta mbas perdes se presidences.

    jam e nje mendje.

  7. Arturi says:

    Vetem amani mos eshte loje dhe nga vete juve qe ta beni si e beret me gjykatesit qe kush jep doreheqjen nuk I ze vetingu mos e beni dhe me keta politikane qe vetem keshtu nuk mund te quhen sepse Jane kusaret e ketij vendi qe shkaktuan kaq shume tragjedi ne kete vend sa do duhen po dhe kaq per ti riparuar Mos harroni qe gjykatat qene te lidhura me keta maskarenj qe sot dalin dhe llapatisin ne emer te popullit Po a nuk Jane keta qe zhvaten pronen a nuk Jane keta qe vodhen pasurine e njerezve deri ne lekun e fundit qe kishin ne xhep A nuk Jane keta qe vrane por cfare duhet valle te behet me .Prandaj ky vend duhet te dale me drite sepse Po I falet do jepet mesim I keq per brezat qe vijne

  8. Fatosi says:

    Shume mire e tha: Mos prisni te vije arbiter nga Brukseli,
    Shqiptaret jane mesuar presin gjithmon nga te tjeret ,per veten e tyre jane dembela ,kokfort,mendje medhenje, U duket sikur Europa dhe ShBA ju a ka per borxh cdo gje ,dhe ata te rine neper kafene dhe te bejne muhabet ,per njerin apo per tjetrin
    Dembelizem shekullore
    Le ti zgjidhin vete problemet e tyre dhe te shohin dhe te mendojne se cfar eshte PUNA

  9. Fariu, i jati i cunit te Fariut says:

    Birisha nuk eshte i kenaqur nga intirvista. I do te gjithe si is Faqekuqi.

  10. LORA says:

    ?????
    Pyetjet vanitoze,pergjigjet e zotit Knut Fleckenstein
    mjaft te pergjegjshme dhe dobiprurese per shqiptaret ne shumice te cilesuar.

  11. UK LABI says:

    Xhevair dhe Fanatik! Hyxhym perpara, per te ndertuar kapitalizmin me mendjen e Bathorexhinjve dhe neandartaleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje