Përfundon protesta para Parlamentit, Basha: Më ndiqni mua, do shkojmë tek Kryesia e Kuvendit (aty ndodhet Rama me Ruçin)

21 Shkurt 2019, 11:58Politika TEMA

Ka përfunduar protesta para Parlamentit. 

Basha gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje militantëve të PD që t’i drejtohen Kryesisë së Kuvendit për të djegur mandatet. 

“Nuk pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike. Nuk do pranoj kapjen e pushteteve dhe zgjedhje me ndihmën e krimit. Nuk pranoj kurrë që xhepat e shqiptarëve të vidhen. 

Kurrë nuk do pranoj narko shtetin dhe narkoparlametin. 

Nuk ka më frikë në zemrat e shqiptarëve përveç frikës nga Perëndia. Hajdeni pas meje tek Selia e Kuvendit për të dorëzuar së bashku njëherë e mirë mandatet. 

Të gjithë pas meje për të finalizuar këtë akt final të dorëzimit të mandateve. Të gjithë pas meje”- tha Basha.

Në Kryesinë e Kuvendit ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. (TemA) 

2 komente në “Përfundon protesta para Parlamentit, Basha: Më ndiqni mua, do shkojmë tek Kryesia e Kuvendit (aty ndodhet Rama me Ruçin)”

  1. Albi says:

    Ik ore i shitur .Skenari i Maqedonise nuk ka shanse te perseritet ketu .Hajdutet ne shesh kane thirrur alabaket e tyre njelloj si ata kokqethurit e Gruevskit.
    Sali ,Luli ,Mona, Like qe po i beni karshilleq gjithe botes , e dini mir ju se c fare ju pret .Por per ju nuk ka dere qe hapet prandaj çirreni e therisni se jeni te bindur qe dera e vetme per ju eshte dera e biruces.

  2. rexha 10 says:

    LULZIM JE TE SHKUAR NE NJE RRUGE PA KRYE.
    E DI QE PERGJEGJESIA E VRASJEVE TE NJERZEVE TE PAFAJSHEM TE JEPE KURAJO ,PORE KUJDES SE PO PERSERITE TE NJEJTIN GABIM.
    LULUSH JE BERE SI PUNA E FEMIJEVE QE SA HERE GABOJNE ,DUHET TA PERSERISIN QE TA KUPTOJNE SE KU GABUAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje