Duke nisur nga qershori i këtij vitit, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë me kosto të ulët edhe drejt tre destinacioneve të reja.
Është pikërisht kompania ajrore low-cost Albawings që ka njoftuar shërbimet e reja që do lidhin Tiranën me Gjermaninë, Greqinë si dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Linja do të operojë me tre fluturime javore për në Dusseldorf dhe Stansted si dhe një fluturim javor për në Heraklion.
“Ne kemi kënaqësinë të mirëpresim këto fluturime të reja, të cilat përforcojnë lidhjet ndërmjet shqiptarëve.
E çmojmë bashkëpunimin tonë me Albawings dhe jemi të lumtur të shohim se kompania ka rritur numrin e shërbimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez, raporton SCAN.
Shtimi i këtyre destinacioneve pritet të forcojë lidhjet e rëndësishme ndërmjet vendeve jo vetëm për udhëtarët, por edhe për tregtinë e biznesin. Ndërkohë, kompania njofton se ka nisur edhe shitja e biletave për këto destinacione.
Gazeta Tema, zedhenesi i shtypit te aviacionit civil qe punon dhe ne Tv SCAN qe i referoheni ju, nuk duhet marre shume seriozisht.!! Ju si Gazete jeni teper serioze dhe sikur nuk perkon me kte njoftim! Dhe per me teper qe jane hapur shitjet??? Provojeni dhe do zbuloni genjeshtren e rradhes te Zedhenesit te Shtypit??? Ju mos e hani se kto destinacione ” ruhen” per Air Albanian qe se shpejti do jete ne treg.
Doni apo nuk doni AIR ALBANIA do fluturoje. Me kto lajme FAKE qe jep ZEDHENESI i Autoriterit te Aviacionit Civil, me inicialet A.H. mendon se do te frenoje sipermarjen e hyrjes ne treg te Air Albanias duke krijuar pershtypjen se tashme tregu po saturohet dhe eshte e kote te vazhdohet projekti. Air Albania do jete nje kompani shume e fuqishme dhe do te jete kompania me stabel ajrore qe do kete shqiperia.
Hahahaaa dale se ska ardhur 1 Prill akoma