Standardet e avionëve me të cilën udhëtojnë qytetarët shqiptarë janë më të ulta se ato të vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave, rezulton se një pjesë e mirë e kompanive kanë avionë që variojnë nga 20 deri në 30 vite prodhim.
Ndërkohë që në Bashkimin Europian vetëm 17% e avionëve rezultojnë me vjetërsi rreth 20 vite.
Sipas raportit të Eurostat, pjesa më madhe e flotës së vendeve të Bashkimit Europian ka një moshë nga 5 deri në 10 vite.
Pjesa më e madhe e avionëve të vjetër ose me moshë mbi 20 vjet operojnë në Kroaci dhe Suedi, ndërsa vendet me moshën më të ulët të avionëve me më pak se 5 vite rezultojnë të jenë Finlanda, Holanda, Luksemburgu dhe Irlanda.
Kompania Albawings rezulton të ketë flotën më të vjetër të avionëve e ndjekur nga Blu Panorama dhe Fly Ernest.
Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese në një kohë që qytetarët shqiptarë detyrohen që të paguajnë biletat më të shtrenjta në rajon.
Pavarësisht se qeveria ka kryer një audit ndaj koncesionarit dhe pritet të kemi një rishikim të tarifave, ende nuk është konkretizuar asgjë.
Avionët me moshë mbi 20 vite ofrojnë më pak standarde për pasagjerët, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidentet në avionë të cilët nuk kanë rezultuar problematikë, raporton Ora News në një kronikë të transmetuar në edicionin informativ.
Po Kirslen do mari masa? Pika….
mir bon ed ramuti ktu ne shqipni nuk u garanton shqiptarve as kushtet minimale per jetes e duhet me ik te tan prej shqipnije e ai mendon te hypin neper aviona e mos te zbresin ma kurr prej tyne shnosh me maru pun i her e mire me shqiptar e ather del e bon naj piktur ne oxhakun e krimit e korrupsionit piso piktor i deshtur shkollepak
Ti shko kerkoja baces tende nga vicidoli kushtet optimale te jeteses! Keni goje te flisni ju…. mesoni te shkruani shqipen njehere…
kur mbani krislen hajdutin ne krye te institucionit keq e me keq do veje.
Prokuroria duhet te nderjyje menjehere per te shpetuar jete te qindra shqiptareve apo dhe jo shqiptareve. Nuk e kuptojme pse nuk nderhyn? Jo per te arestuar Jo por per te parandaluar katastrofen
potenciale. Te lash motoret e avionit me solucion te pakontrolluar privatesh dhe mos reagosh eshte njesoj si ajo grabitja me arme nen hunden e avionit qe fatkeqsisht u quajt vjedhje por ishte cenim i sigurise kimbetare por ” konflikti i interesit” me qeverine e mbylli kte Hata. Prokuroria eshte ende ne kohe ti kerkoje krislen kërrit sqarim se ç’fare solucioni dhe a eshte i liçensuar ai privat lavazhist te laje motoret e avionave????? Do jete vone me duket
Ja sa të vijë ‘Lasgush’ i AirAlbania që ka humbur pa nam e nishan, pastaj ja hodhëm.