Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se është shtyrë hyrja në fuqi e vendimit që ndalonte importin e makinave të përdorura që i përkasin prodhimit para vitit 2009.
Në një dalje për median Balluku tha se vendimi është shtyrë nga data 16 shkurt deri më 31 dhjetor të vitit 2019.
“Jam këtu përpara jush sot për t’ju komunikuar disa ndryshime të bëra gjatë mbledhjes së Qeverisë në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 633, datë 26.10.2018“Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”.Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.
Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një dëgjesë publike, me përfaqësues të grupeve të interesit.
Ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha pretendimet e grupeve të interesit, duke vlerësuar dhe interesin primar për mbrojtjen e mjedisit nga shkarkimet e gazrave në ajër.
Po ashtu janë konsultuar praktikat më të mira europiane, që janë aktualisht në fuqi, për të bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje sa më optimale, e cila nga njëra anë do të siguronte kushtet e duhura për mbrojtjen e mjedisit dhe nga ana tjetër nuk do të cenonte aktivitetin ekonomik në këtë fushë.
Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në:
1. Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019.
2. Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018.
3. Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së.
Automjetete përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson punën konsistente dhe serioze që ka bërë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasur në trajtimin e të gjithë problematikave që kërkojë bashkërendim institucional., tha Balluku. (TemA)
Ju shkerdhevsha ekonomistet qe keni
Pa na thoni sa eshte humbja qe pesuan doganat per 45 dite?
Kush eshte ai budalle qe preferon makine te vjeter karshi te re
Nqs doni permisim ndotje lironi tregun e karbureve lejoni te vijne shell,esso,q8 etjer jam i bindur qe ndotja pergjysmohet dhe ajo qe shitet sot si nafte do quhej vajguri
Apo atje mos luj se e keni ne
Hahahaha boni qeveria i cerek hapi mbrapa.
Pun psikopatesh hem krymenistri hem kjo.
U ka bo dhe kjo lider botnore sbegenis as me prit abasadoret e huj qe na nimojn.
BRRAVO….. SE KETA KOQET MENDOJNE SE POPULLI ESHTE AQ I PASUR SA TE BLEJ MJETE TE REJA…
.. shtrengojini trute mire , pasi nese nuk do perzjehen “kellirat e kombit ” me popullin fukara , do te keni pengesa te pa kalueshme ..!.. nuk perkrahim rrugacet , por dhe keto qe vendosni ju , te pa konceptueshme dhe ne shtetet e Europes ku po jetojme per 30 vjet , jane problematike ..! .. automjetet kalojne per kontroll teknik cdo vit ketu ku po jetojme , per perqindjen e gazit qe nxjerin dhe nje here ne dy vjet , kontrroll te pergjitheshem ..! PER SA I PERKET CILESISE SE LENDES DJEGESE PER AUTOMJETET , PERGJEGJESINE E KA SHTETI QE KA PER DETYRE TE USHTRROJE KONTROLL TE RREPTE .