FOTO/ Tiranë, ashensori që ra në bodrum ishte i një biznesi dhe jo i pallatit

25 Shkurt 2019, 20:47Sociale TEMA

Zbardhet ngjarja që ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë ku në media u transmetua se ashensori i pallatit ishte shkëputur dhe si pasojë një person kishte mbetur i dëmtuar.

Por, burime të medias hedhin dritë mbi ngjarjen, duke saktësuar se si qëndron e vërteta.

Sipas burimeve nuk është ashensor pallati por ashensori i një furre buke dhe i shërbente një biznesi privat brënda pallatit.

Bëhet me dije se ashensori ka qënë ne kat 1 dhe ka rene ne bodrum. Ashensori nuk perdorej nga banoret e pallatit, por vetëm nga biznesi që ishte  furre buke.

Personi që ka mbetur i dëmtuar është punonjëse pranë këtij biznesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje