Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e kanë nisur ditën e sotme me publikimin e pamjeve të godinave të reja të konviktit të Fakultetit të Inxhinierisë. Nga video e publikuar duket ndryshimi rrënjësor që kanë pësuar këto konvikte.
‘Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga godinat e reja dhe tërësisht të transformuara të konviktit të Fakultetit të Inxhinierisë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.
Ndërsa Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se sikurse ky projekt, transformimit do i nënshtrohen edhe godinat e tjera.
“Punë 24/7 që shumë shpejt të mbyllet rikonstruksioni i plotë aty, vijojmë me të njëjtin ritëm pune & për rehabilitimin e konvikteve në “Qytetin Studenti” dhe Mjekësisë. #Bashke #Qeveria #BashkiaTirane #PaktiPerUniversitetin””, shkruan Veliaj.
Do u a bente per nje muaj keshtu Lulezimi?! Apo zonja e pasme? Ata qe i kane syte ne balle te veshtrojne, ata qe i kane atje ku i ka zonja e pasme , le te veshtrojne e marrin ere atje. Shqiperia do te eci perpara se jane kohe moderne dhe fekalet do shkojne tek vendi tyre te perpunohen e pastaj te kthehen te riciklueshme. Mos u merrni me me ata qe u ngelen gishtat dhe kembet perpjete!