Historia e panjohur: Si e shkatërruan Asllan Rusin pse dashuroi vajzën e Enver Hoxhës

4 Mars 2019, 11:26Politika TEMA

Nga Ferdinand Dervishi

Asllan Rusi, ish- volejbollisti më i mirë i ekipit të Dinamos në vitet ’70, është goditur dhe shkatërruar nga Sigurimi i Shtetit në kulm të karrierës së tij, vetëm sepse dashuronte vajzën e Enver Hoxhës. Një ngjarje e frikshme, pasojat e së cilës pak vite më vonë i kanë kushtuar jetën. Tashmë, pas rreth 25 vitesh nga humbja tragjike, historia e njeriut që shkroi një faqe të artë në librin e sportit shqiptar, për herë të parë pranohet e bashkuar me një tjetër fletë, kësaj radhe të zezë, të një historie tjetër. Faktin e pohon Mjeshtri Vangjel Koja, ish-trajneri i shquar i ekipit të meshkujve të Dinamos në vitet 1960-’90. Është një burrë rreth të shtatëdhjetë e pesave, por këtë moshë vetëm pamja nuk mundet ta fshehë. Ndërsa për 75 vitet e logjikës, Vangjel Koja, duket se është i aftë të matet me më të mirin. Në raste të tilla me vete mban edhe një bllok shënimesh, që daton vitet ’50 dhe që e ndihmon të jetë konçiz, më saktë të hedhë baste gjithmonë të fituara me veten. “Hidhini një sy. Në vitin 1962 Asllan Rusin e kam të fundit në listën e volejbollistëve, një renditje që e bëja duke respektuar aftësitë e gjithsecilit. Kurse në vitin 1975, kur edhe ndodhi ngjarja, e kam të parin në listë. Prej këtej e thyen dhe e hodhën përtokë si të ishte një fletë peme…”, – rrëfen trajneri Koja, duke shpjeguar se shkatërrimi i jetës së Asllan Rusit, është një nga pengjet më të mëdha të jetës së tij. Gjithçka kishte ardhur papritur, aq papritur sa vijnë gjithmonë ngjarjet e frikshme.

Zoti Koja, do më pëlqente ta nisnim nga fillimi. Si jeni njohur me Asllan Rusin?

VANGJEL KOJA: Ka qenë viti 1961. Asllan Rusin, një adoleshent gjatosh, e pikasa në skuadrën e volejbollit të të rinjve të ekipit të Tiranës që kishte për trajner një mikun tim, Thanas Mitrushin. Duket Asllani ishte paska tip i pashtruar dhe kishte pasur disa përplasje me trajnerin. Kurse mua më bëri përshtypje që ishte më i gjatë se shokët e skuadrës. Biseduam dhe kur dëgjoi dëshirën time për ta marrë me Dinamon, Mitrushi nuk ma bari dysh: Ta jap unë Asllanin, – më tha. Unë isha tjetër tip, u bija kokës lojtarëve dhe nuk kisha asnjëherë probleme disipline, kështu që nuk më trembi “shtrimi” i Asllanit. Ai nisi të stërvitej me të rinjtë e Dinamos përgjatë vitit 1961. Një vit më pas forma e tij ishte shumë e mirë dhe e kaluam me ekipin e të rriturve. Kështu nisi edhe historia e tij që pak vite më pas do të njësohej me historinë e Dinamos së madhe, ekipit që do të bënte epokë në volejbollin evropian. Asllani ka qenë i vitlindjes 1945. Vinte i dobët, por me kalimin e viteve u mbush dhe gëzonte një fizik dhe një trup të formuar për të pasur zili. Kam edhe parametrat: Ishte 188 cm i gjatë, peshonte 88 kilogramë, gjatësia me krahë 2,45 m, kërcimi 3,45 metra…

Dhe kur, në ç’vit Asllani arriti të ishte një nga më të mirët e ekipit të Dinamos?

VANGJEL KOJA: Ishte i talentuar dhe u ingranua shumë shpejt. Nisi të shkëlqente që në vitin 1963. Një vit më pas me Asllanin në skuadër do të fitonim titullin Kampion Kombëtar, madje filluar nga ky vit titullin e fituam tetë herë radhazi. Pikërisht në kampionatin e fituar të vitit 1964 spikatën gjuajtjet nga vija e dytë të Asllanit. Kujtoj se këto gjuajtje në atë kohë nuk i bënte askush në Shqipëri. Kishte një taktikë të gabuar, sipas të cilës për gjuajtjet nga vija e dytë nuk organizohej bllok dhe liheshin të priteshin. Por pothuaj në të gjitha këto gjuajtje Asllani merrte pikë. Kujtoj se kampionatin e fituam me një ndeshje të drejtpërdrejtë me ekipin e Partizanit, që në ato kohëra lulëzonte dhe kishte “aneksuar” prej kohësh titullin kampion.

Dihet që Dinamo në atë kohë ka arritur të luajë deri në gjysmëfinalet e Kupës së Evropës, një arritje nga më të mirat e sportit shqiptar, tashmë krejt e paimagjinueshme. Cili ishte roli i Asllanit në skuadër?

VANGJEL KOJA: Asllani ishte nga më të mirët e turneve në një kohë që luanim më skuadra kampione të Evropës. Kujtoj se ai, por edhe Dashamir Fagu, – këtë e merrnim “borxh” nga “Partizani”, patën oferta për të luajtur me ekipe të mëdha të Evropës. Kuptohet, një ëndërr që komunizmi nuk e lejonte. Pra, me kalimin e viteve loja e Asllanit vinte në rritje. Le të shohim një statistikë. Në kampionatin e vitit 1969-’70 Asllan Rusi i ka dhënë skuadrës 160 pikë, pra është më i miri i ndjekur nga Kreshnik Tartari, që renditet i dyti. Pas kësaj kohe ka qenë absolut në lojën e tij që vinte duke u rritur. Në vitin 1972 arritëm të futeshin në gjysmëfinalet e Kupës së Evropës, ku Asllan Rusi dhe Dashamir Fagu bëjnë figurë të shkëlqyer. Hidhini një sy bllokut të shënimeve. Që nga viti 1973 Asllan Rusi renditet i pari, jo vetëm sipas vlerës, por edhe sipas pjekurisë. Por siç e shikoni edhe vetë, ai ka luajtur deri në vitin 1975. Më tej Asllani nuk luan më… nuk ka më Asllan.

Pse nuk ka… çfarë ndodhi?

VANGJEL KOJA: E goditën, e rrëzuan… Kaloi disa peripeci në këtë kohë… dashuronte vajzën e Enver Hoxhës.

Si u krijua mundësia të njihej me vajzën e Enver Hoxhës?

VANGJEL KOJA: Janë njohur në plazhin e Durrësit, në Kavalishencë. Duhet t’ju kujtoj se ekipi i Dinamos i përkiste Ministrisë së Brendshme dhe si të tillë kishim të drejtë të shfrytëzonim një pjesë plazhi të rrethuar në Durrës në dispozicion të Ministrisë së Brendshme, që rëndom quhet Kavalishenca. Ngjitur ishin edhe vilat dhe plazhi i udhëheqjes komuniste të kohës. Pikërisht këtu janë njohur Asllani me të bijën e Enver Hoxhës. Kujtoj gjithashtu se vajza e Enverit stërvitej me ekipin e femrave të Dinamos dhe kjo ka qenë një tjetër mundësi kontakti mes të dyve. Vajza ishte e gjatë dhe llogaritej të ishte një volejbolliste me perspektivë. Kujtoj gjithashtu se ajo ishte më e vogël në moshë nga Asllani.

Nga sa dini ju, bëhej fjalë për dashuri të ndërsjellë, apo vetëm Asllani ishte dashuruar pas vajzës?

VANGJEL KOJA: Unë flas nga pozita e një trajneri, që sigurisht nuk e ka mundësinë të dijë më shumë se lojtarët e skuadrës. Kështu që mendoj se lojtarët e tjerë të skuadrës dinë më shumë hollësi të këtij lloji. Për një gjë jam i sigurt, që Asllani e dashuronte. Jam i sigurt gjithashtu se pikërisht kjo dashuri u bë shkaktare që atij ti shkatërrohej jeta, duke filluar me largimin nga ekipi i Dinamos e dërgimin me dhunë në spitalin psikiatrik.

“Në psikiatri, Asllan Rusit i injektuan ilaçe shkatërruese” “E larguan nga ekipi, se donte vajzën e Enverit”

Mjeshtër, kur kuptuat se Asllan Rusi kishte probleme, apo nisi të ndryshonte në sjelljen e tij?

VANGJEL KOJA: Bëhet fjalë gjithmonë për në vitin 1975. Kohë kur ai dashuroi vajzën e Enver Hoxhës. Natyrisht unë e mësova më pas këtë fakt, por pikërisht në këtë kohë Asllani pati një ndryshim në sjelljet e tij, që s’më shpëtoi nga vëmendja. Nisi të konsumonte alkool. Duket që e kishte një hall. Gjithsesi, në fushën e lojës vazhdonte të ishte një lojtar perfekt. Pak ditë më pas, pas interesimit pse mungonte në stërvitje, më thanë se e kishin shtruar në spitalin psikiatrik. Kjo më shokoi.

Për sa kohë e kishit njohur, ju kishte dhënë ndonjë shenjë Asllani se kishte probleme nga ato që mund të shërohen në psikiatri?

VANGJEL KOJA: Absolutisht jo. Asllani ishte në kulmin e karrierës dhe shkëlqimit të tij si sportist. S’ka ndodhur kurrë të ketë shkaktuar situata të pakëndshme, apo të tregonte se kishte probleme mendore. Prandaj, edhe shtrimi në spitalin psikiatrik m’u shkarkua me dhimbje në mendje. Me të mësuar për këtë, u nisa me urgjencë për në spital që ta vizitoja.

Mund të na përshkruani si e gjetët?

VANGJEL KOJA: Po. Ka qenë një nga skenat më të dhimbshme që kam përjetuar. Sa hyra në dhomë, mu shfaq një Asllan i tjetërsuar. Të më kuptoni. Gjatë atyre viteve isha mësuar të konceptoja një Asllan me trup viganësh, që ia kishin zili shumëkush, një Asllan vital, të qeshur dhe njëkohësisht të sjellshëm e të bindur. Pra, u futa me këtë përshtypje në dhomën ku e kishin shtruar dhe u shtanga kur e pashë. Në pak orë të kaluara aty brenda, se nuk ishin bërë akoma ditë, ai ishte tjetërsuar. Ishte lëshuar krejt dhe nuk ishte në gjendje as të çonte gotën e ujit me duart e veta te goja. U tmerrova dhe kërkova shpjegime. Një mjek më sqaroi se ishin duke e kuruar për sistemin nervor. Mjeku mu prezantua si tifoz i sportit të volejbollit. Më thotë: Mos u tremb. Po i bëjmë një kurë me ilaçe që i heqin forcën nervore… Por me kalimin e kohës gjithçka do kalojë…

Si u gjend në këtë spital Asllan Rusi, shkoi me rekomandimin e ndonjë mjeku, apo…?

VANGJEL KOJA: Këtë e mësova më pas. Është nga ato histori të cilat pasi i dëgjon të presin krahët, pasi dalin jashtë fuqive të tua. Më rrëfyen se Asllanin e kishin çuar me forcë në spitalin psikiatrik. I kishin kurdisur një kurth. Duket, ata kishin tentuar ta merrnin dhunshëm në ndonjë tjetër rast, por ka gjasa që kishin dështuar, për shkak të fizikut të jashtëzakonshëm të Asllanit. Prandaj i kishin bërë llogaritë mirë që të mos dështonin sërish. Më rrëfyen se kurthin ia kishin gatitur në afërsi të Degës së Brendëshme të Tiranës. Sot në të njëjtat ambiente është Drejtoria e Policisë. Dy policë të bëshëm, të cilët ishin njëkohësisht mundësa të “Dinamos”, që të dy të njohur apo miq të Asllanit, i kishin prerë rrugën me një makinë policie. Dy policët kishin zbritur nga makina dhe pa dhënë asnjë shpjegim e kishin marrë Asllanin me forcë dhe futur dhunshëm në brendësi të xhipit. Mua më thanë se nga këtu ishin nisur drejt e në spitalin psikiatrik.

Pra, Asllani u çua në spital forcërisht, jo sepse kishte nevojë për kurim?

VANGJEL KOJA: Asllan Rusi u shkatërrua nga injeksionet në spitalin psikiatrik. Nuk ishin të natyrshme këto zhvillime. Asllani nuk u dërgua në spital se ishte i sëmurë, ai u shkatërrua nga diçka tjetër. E goditën, sepse dashuronte vajzën e Enver Hoxhës. Kjo histori e shkatërroi. Kur e pashë në atë gjendje, e mendova të humbur. Kujtoj se në spital i shkonte përditë i vëllai, Mimi, një basketbollist i mirë joni, i cili i rrinte pranë me orë të tëra. Pas vdekjes së Asllanit, në vitin 1983, Mimi kaloi shumë kriza nervore dhe humbi jetën duke u hedhur nga dritarja e pallatit.

Ç’ndodhi më pas? Asllani doli një ditë nga spitali, apo jo?

VANGJEL KOJA: Patjetër. Por nuk ishte më në gjendje të stërvitej. Ishte lëshuar shumë fizikisht. Kujtoj Asllanin që vinte pranë fushave ku stërviteshin shokët e vet dhe kalonte kohën duke luajtur “nëntësh” me rojen. Një skenë që më shkaktonte lotë. Por çuditërisht pati një periudhë që Asllani e merr veten. Ishte i njëti vit, 1975, dhe skuadra jonë ishte në Rumani për Kampinatin Evropian. Aty Asllani luajti si i barabartë me ekipin. Por me t’u kthyer në Shqipëri, sërish përfundoi në spital. Pas kësaj e detyruan të largohej nga ekipi i “Dinamos”…

Le të ndalemi pak në këtë pikë, pasi kolegët e vet thonë se pikërisht largimi nga ekipi i “Dinamos” e shkatërroi përfundimisht Asllan Rusin… Jeni edhe ju i të njëjtit mendim?

VANGJEL KOJA: Kam qenë dhe mbetem i mendimit se atë e shkatërruan, sepse dashuronte vajzën e Enver Hoxhës. Mua më kanë thirrur në Ministrinë e Brendshme dhe më kanë urdhëruar ta largoj Asllanin nga skuadra. Duhet t’ju risjell në vëmendje, se “Dinamo” ishte ekip i Ministrisë së Brendshme. Nuk më kujtohen njerëzit që më thirrën, por kujtoj se më thanë prerë: Asllani s’është më për ne. Një urdhër përpara të cilit isha krejt i pafuqishëm, edhe pse u përpoqa ta ndihmoja Asllanin. Sipas mjekëve, atij i bënte mirë sporti. Kështu që në atë përballje të pabarabartë në Ministrinë e Brendshme, arrita të paktën që të “merrja leje” që Asllani të kalonte në një tjetër ekip.

Si reagoi Asllani kur i komunikuat largimin nga skuadra?

VANGJEL KOJA: Nuk më keqkuptoi kur ia thashë. – Të paktën më rregullo në ndonjë ekip tjetër, – më tha.

Ishte një nga bisedat më të vështira të jetës sime. Më dhimbsej. Asllani nisi të luante me ekipin e Studentit përgjatë vitit 1966 dhe natyrshëm që vazhdonte të ishte më i miri i ekipit. Por duket aty nuk merrte të njëjtën kënaqësi shpirtërore që merrte me “Dinamon”. E la shpejt sportin, në vitin 1976. Kujtoj se vitet e fundit të jetës i kaloi si mësues fizkulture në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Më tej u godit nga një sëmundje kanceroze. Unë shkoja shpesh ta shihja në spital. Aq shpesh, saqë dikur i kishte thënë Andi Tiranës, që ishte njëkohësisht mjek dhe volejbollist i Dinamos: “Nuk ma merrte mendja se nga të gjithë, më shumë më donte profesori”. Vdiq në vitin 1983. Ishte vetëm 38 vjeç.

“SI E MORËM ASLLANIN NË RUMANI PËR TA KURUAR”

Ka pasur një periudhë kur Asllan Rusi ishte shfaqur i njëjtë me Asllanin që kishte qenë para se ta shkatërronin me ilaçe. Një kohë e shkurtër që kishte bërë trajnerin dhe kolegët e tij të mendonin se gjithçka do të riparohej më në fund. Ishte viti 1975 dhe Rusi i shkatërruar fizikisht nga injeksionet në spitalin psikiatrik, vetëm sa paraqitej në stërvitjen e skuadrës. Në këtë kohë “Dinamo” duhet të shkonte në Rumani për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit. Nuk dihet se si ia kishte arritur, por trajneri Koja kishte mundur të fuste edhe emrin e Asllan Rusit në listën e lojtarëve që do të niseshin jashtë vendit. Ishte justifikuar me shprehjen: Ta kurojmë njëherë në Rumani. Një shprehje që fatmirësisht kishte funksionuar me suksesin e “hapu Susam”. Duket njerëzit e Sigurimit të Shtetit që shihnin me lupë emrat e sportistëve të cilët shkonin jashtë shtetit, nuk kishin pasur kontradikta pikërisht me këtë kërkesë: Ta kurojmë njëherë në Rumani. Ajo duket u kishte ardhur për shtat e kishte përkëdhelur variantin e tyre, sipas të cilit Asllan Rusi ishte një i sëmurë që duhet të kurohej në spitalin psikiatrik. Duke vazhduar rrëfimin, trajneri Koja shpjegon se si me të mbërritur në Rumani shëndeti i Asllanit ishte përmirësuar me hapa galopantë. “Në pak ditë nisi të stërvitej dhe po tregonte një formë të shkëlqyer sportive.

Nuk do ta besoni, por falë kësaj forme ne e aktivizuam në ndeshjet e drejtpërdrejta me ekipet më të mira të Ballkanit dhe Asllani ishte ai i mëparshmi. U vlerësua madje, ndër të dalluarit e këtij kampionati”, – rrëfen Mjeshtri Vangjel Koja. Por duket në tokë të huaj, larg stresit të Tiranës, kishte ndodhur edhe shkëlqimi i fundit i Asllan Rusit. Pasi me t’u kthyer në Tiranë, shëndeti i tij sërish shkatërrohet. Askush nuk di të thotë se në ç’rrethana ai përfundoi për së dyti në spitalin psikiatrik. Për më tepër, asnjë nga miqtë e tij nuk di shumë hollësira. Duket Asllani nuk u rrëfente kolegëve të vet për problemet e tij. Të pyetur për këto ngjarje, ata që gjenden në Shqipëri janë mjaftuar me shprehjen: “Dimë vetëm atë historinë me vajzën e Enver Hoxhës”. Duke qenë se janë të pakët dëshmitarët e hollësive të kësaj historie, ka shumë të ngjarë që të vërtetat e tij Asllani t’ia ketë besuar një tjetër personi, që tashmë nuk jeton, mbase të vëllait, ish-basketbollist, i cili i ka marrë me vete në varr, pasi humbi jetën në rrethana të habitshme duke u hedhur nga lartësia e një pallati. Fe. De.

KUSH ËSHTË VANGJEL KOJA?

Një jetë në punë. Kjo është historia me tre fjalë e njeriut që mban emrin Vangjel Koja. Ka drejtuar ekipin e volejbollit të meshkujve të Dinamos për më shumë se 30 vite, por është marrë me këtë sport për gati 50 vite. Dhe gjithmonë ka pasur rezultat, madje edhe pak javë më parë kur ndihmoi ekipin e femrave të Dinamos të shpallej kampion. Tashmë “Mjeshtër i Madh”, titull i dhënë nga Presidenti i vendit në dhjetor 2003, Koja është laureuar gjithashtu me tre urdhra “Naim Frashëri” të kategorive 1,2 dhe 3 si dhe me titullin “Mësues i Popullit”. Mbart me vete gjithashtu një histori interesante, sipas së cilës dikur e kishin detyruar të zgjidhte volejbollin. Vangjeli e kishte nisur sportin në vitin e largët 1947. Në moshën 14 vjeçare ishte shpallur kampion me të rinjtë e ekipit të Tiranës në katër gara: hedhje shtize, kërcim së gjati dhe në vrapimet në distancat 800 e 400 metra.

Njëkohësisht i pëlqenin basketbolli dhe volejbolli. Por kur në vitin 1956 “nga lart” vjen një direktivë që sportistët duhet të specializoheshin në një lloj sporti, Vangjeli zgjedh më të fundit, volejbollin. Në vitin 1958 krijon shkollën sportive “Dinamoviti i ri”. Deri në vitin 1963 bën trajnerin dhe lojtarin në ekipin e volejbollit (meshkujt) të Dinamos, një ekip që u krijua në vitin 1958. Merr pjesë në disa turne ndërkombëtarë, por në këtë kohë forma e ekipit të ri nuk ishte më e mira. Dinamo luan fillimisht në kategorinë e dytë, por duke dalë kampion në vitin 1959, futet në të parën. Më tej rritja e ekipit të Kojës është e papërballueshme. Në vitin 1961 zë vendin e katërt, një vit më pas të tretin, më 1963 të dytin dhe më 1964 të parin. Më pas 8 vite rresht Dinamo shpallet kampion kombëtar. Tetë vite më pas ekipi futet në gjysmëfinalet e Evropës. Koja është në drejtim të Dinamos deri në vitin 1990. Më tej shkon trajner në Itali, ku merret për gati 10 vite më trajnimin e femrave në Kastelana Grotte (Pulia) duke pasur sërish sukses.

Fatkeqesite e familjes Rusi

Familjen e Asllan Rusit e kanë ndjekur pas aq shumë fatkeqësi, sa tashmë prej trungut të saj nuk jeton askush. Babai, Xhelal Rusi, një farmacist i diplomuar në Francë, që njihej edhe me Enver Hoxhën, vdiq në moshë ende të re duke u shprehur gjithmonë i pakënaqur nga regjimi komunist. Të njëjtin fat pati edhe e shoqja, që ishte njëkohësisht e mbesa e poetit kombëtar Naim Frashëri. Në vitin 1983 vdekja nuk kurseu edhe volejbollistin e talentuar, Asllan Rusi, në këtë kohë me fizik të shkatërruar. Por e dhimbshme është edhe historia e vëllait të tij të vetëm, që pas humbjes së të afërmve të familjes, përgjatë një krize mendore, u hodh nga një kat i lartë pallati duke humbur edhe ai jetën.

“ME RUSIN NGJITËM DINAMON NË GJYSMËFINALET E EVROPËS”

Duket gjithçka ka qenë një bashkim njerëzish që dëshironin shumë të dallonin nga të tjerët, nisur nga trajneri. Pasi historia e ngritjes së ekipit të sapoformuar të volejbollit të meshkujve të Dinamos ka qenë spektakolare. I krijuar më 1958 ekipi e nis startin nga kategoria e dytë për të mbërritur 14 vite më pas të barazohej me më të mirët e Evropës. Është një histori e denjë dhe e pazakontë që barazohet me shumë pak raste në botë, më saktë aktualisht mund të krahasohet me ngritjen e futbollit të ekipit të Kievos pak vite më parë. Sipas rrëfimit të trajnerit Vangjel Koja, gjithçka i dedikohet një grupi lojtarësh shumë të aftë, siç ishin Asllan Rusi, Kreshnik Tartari, Ylli shehu, Franc Jakova, Zhani Bonata, Anastas Panteqi, Andrea Gjika, Foto Kola, Ali Lulolli, Shkëlzen Hoxha, Shaban Uka, Kiço Lena, Enis Terihati, Rajmond Gjerazi, Ilir Cirinaku, Hajrulla Beriolli, Leonard Tase, Vladimir Starja e të tjerë.
Pasi ekipi meriton titullin “Kampion Kombëtar” në vitin 1964, rritja është e papërmbajtshme. Sipas trajnerit, në vitin 1966 Dinamo shpallet kampion me 14 fitore dhe asnjë humbje. “Ndërkohë, kishim humbur një lojtar shumë të mirë, Zhani Bonatën, një gjuajtës që rivalizonte Asllan Rusin. Bonatën e goditën për shkak të biografisë. I kishin pushkatuar të atin. Ishte një humbje e madhe për skuadrën”, – rrëfen Vangjeli. Gjithsesi, Dinamo kishte bërë përpara. Turne të ndryshme, qoftë në Kinë, vend që me të cilin në atë kohë shteti shqiptar kishte marrëdhënie të mira, kishin bërë që skuadra të merrte edhe përvojën e duhur në ndeshje ndërkombëtare.

Sfida evropiane nis në vitin 1966, kur për herë të parë një ekip shqiptar merr pjesë në kupat e Evropës. Ndeshja e parë sipas shortit zhvillohet në Tiranë. Përballë ishte kampania e Italisë, VIRTUS-Bolonja. Sipas statistikave të pagabueshme të trajnerit, Mjeshtrit Vangjel Koja, Dinamo fiton 3-0 (45-18). Ndërsa në Itali mundet 0-3 (45-28). Dy pikët më tepër të shënuara e kualifikojnë. Kalimi i këtij turi ishte një ngjarje e pazakontë për spotin shqiptar. Por i njëjti skenar, pra vetëm për dy pikë, do të skualifikonte Dinamon në ndeshjet e radhës. Këtë radhë përballë kishin volejbollistët me eksperiencë të BLLOKER, kampiones së Holandës. Ndeshja e parë përfundon 3-0 (45-30), por në Holandë gjithçka përmbyset. Dinamo humbet 0-3 (45-28) dhe skualifikohet vetëm për dy pikë. “Na bëri hile një arbitër gjermano-perëndimor. Ishte koha e Luftës së Ftohtë dhe ne lindorëve nuk na donin. Kujtoj se në setin e dytë ishim ne përpara me pikë 13-10, por arbitri na penalizoi disa herë rresht duke e përmbysur në 13-15 setin”,- rrëfen me keqardhje Vajgjeli. Por sukseset duket kishin bërë pakt me Dinamon.

Në vitin 1970 dhe 1971 Dinamo mund dy herë në Athinë dhe dy herë në Tiranë ekipin kampin grek Panathinaikos, ndërkohë që fitorja në Tiranë me MLLADOST-in e Zagrebit 3-1, me gjithë humbjen në transfertë 0-3, është llogaritur si nje tjetër arritje e madhe e volejbollit shqiptar, për shkak se kjo skuadër ishte në elitën e volejbollit botëror. Ndërsa historia shkruhet në vitin 1972, kur Dinamo kualifikohet në gjysmëfinalet e kampionëve të Evropës. Dinamo kualifikohet duke pasur në grup skuadra nga më të mirat si AMVJ-Holandë, CSKA-Sofje dhe REBELS-Belgjikë. Dinamo fiton 3-2 me CSKA dhe 3-1 me REBELS, mundet 3-0 nga kampionët e Holandës (këtu u bënë ndeshjet kualifikuese), por gjithsesi del në gjysmëfinale që zhvillohen në Belgjikë. Edhe pse mundet nga AMVJ 3-0, ZOTOR-BRNO (Çekosllovaki) 3-0 dhe RUIN (Itali) 3-2, Dinamo bën një figurë të shkëlqyer. “Ishin rezultate që sot as mund të ëndërrohen. Natyrshëm që lojtari më i mirë yni ishte absolutisht Asllan Rusi. Ishte vërtet një kundërshtar që trajnerët e skuadrave më të mira të Evropës e kishin në konsideratë. Ishte koha kur edhe Asllan Rusi edhe Dashamir Fagu, i marrë nga Partizani, kishin shumë oferta për të luajtur me ekipe të ndryshme të Evropës”, – përfundon trajneri që ka pasur fatin të stërvitë kampionë. (GSH.al)

41 komente në “Historia e panjohur: Si e shkatërruan Asllan Rusin pse dashuroi vajzën e Enver Hoxhës”

  1. Marina says:

    Sa keq po me ardhka! Mos gjeteshin paqe si ne kete bote, edhe ne ate tjetren! Kafshet!

    1. ca po thua says:

      Mos te te vije fare keq moj DEBILE! Sepse ne rradhe te pare duhet te kuptosh se e gjithe kjo eshte nje GENJESHTER dhe ne rradhe te dyte duhet te dish se Asllan Rusi pavaresisht se ishte nje volejbollist i talentuar, ishte nje kokrra e budalles me probleme mendore.
      Informohu njehere me mire (mos degjo keta halabaket qe bejne propagande antienveriste) pastaj te te vije keq per veten tende, qe je aq e trashe qe te hash cdo gomarllek qe thone funderrinat e sotme.
      Capish o kokmish?

  2. A.K. says:

    Me fal qe nderhy,po Vangjeli paska rrjedhurdhe ngateron vitet.Asgje nga keto nuk eshte keshtu sic thuhet.Ne radhe te pare historia e Asllanit me Pranveren eshte krejt ndryshe.Duke qene se Pranvera luante me ekipin e Dinamos Asllani e ndihmonte qe te behej nje voliboliste e mire.Duhet te dini dicka qe prnvera ishte jo vetem nje vajze e mire,por e sjellshme dhe e civilizuar.Pikerisht kjo beri qe Asllani ta donte ,ta ndiqte nga mbrapa kudo qe shkonte,te shtonte cigaren dhe te dobesohej.Nga ana e saj Pranvera nuk ushqente asnje ndjenje,pervecse respektit te nje sportisti shume te mire dhe qe e kishte ndihmuar gjate perjudhes kur Pranvera luante.Mund te them qe duhet te ishte ky shkak qe Pranvera la volejbollin .Krizat qe thote Vangjeli jane kur Pranvera ishte e martuar dhe Asllani ra fizikisht.Prandaj i thoni gjerat sic jane .se nuk eshte e rastesishmeqe dhe Mimi pati depresion.Une qe flas jam bashkekohes i tyre,i kam jetuar ngjarjet Me Mimin kemi qene ne nje klase dhe patem lidhje dhe me vone kur nuk kishte asnje shenje depresioni.Probleme kane te gjithe po nuk hidhen nga dritarja,prandaj mos gjejme arsye idjote per tu bere interesant

    1. Keno says:

      Pranveren e kane pare diku ne nje vend te botes ka e shkerdhejne dy zezake te medhenj diku ne vitet e 80-ta,ata ishin familje e dreqit te cilet dhe ZOTIN e kane atakuar.Mallkuar qofshin sic dhe jane pasiqe ato vajzat e pranveres dhe djemve drogohen dhe nuk ka mbetur rob pa i shkerdhyer,pervec Valbones,ndersa gruan e sokolit deri vone e ka patur dashnore mehmet elezi.

    2. Ardi says:

      @Ak. Cudi e madhe sa me moral te larte e nxirrke Pranveren. E ngjizur nga dy prinder diktator qe vrane e prene shqiptaret,sipas qejfit te tyre. Ndertuan dhe kampe perqendrimi per to. Dhe ne rinine e tyre babai Enver njihej si imoral dhe biseksual. Kurse nena Nexhmije kishte dale ne cete qe ne moshe te njome maleve. Per te ndihmuar bandat partizane te shfrynin epshet e tyre.

      1. moni says:

        Cili nga idhujt e tu paska moral te larte? Sal Kasapi, Ylli Manjaku, Genc Horri apo baba i Noizit? Mund te akuzosh per cdogje kohen komuniste , por jo per moral. Ky i fundit i mungon funderrinave si puna jote dhe perpiqeni t’ja atribuoni kujtdo qe te justifikoni pislleqet tuaja

        1. Ardi says:

          @Moni. Po pse more Mon palloshi. Vrasjet pa gjyqe kampet e perqendrimit kurvlliku neper zyrat e komiteteve. Sigurmisat qe perdhoninin kengetare e aktore. Policat e kampeve te perqendrimit qe dhe ato perdhunonin. Tradhetia qe vune ne kapelen e tyre ne balle dhe na e vendosen dhe ne flamur yllin e kuq simbolin sllav. Pederastia partizane neper male. Cfar moral te larte tregon kjo gje? Idiot.Saliu komuinst ka qene dhe mesimet e partise ka marre.Asaj partie qe ti adhuron.Eshte i yti une nuk e njoh fare.Jeni zhytur ne pisllekun e injorances suaj dhe te eterve tuaj deri ne gryk. Dhe doni te beni dhe te tjeret pis.

          1. ca po thua says:

            Ardi, ti jo vetem qe nje nje INJORANT 24 karatsh, por nga ato qe thua dhe beson madje, je i semure psiqik! Ti mor psikopat duhet te vizitohesh sa me shpejt te psikiatri, te kuptosh semundjen tende te trushpelarjes, qe te ka kapluar tej e pertej dhe pastaj te mund te fillosh te marresh ca doza njohurish fillestare, qe te mund te fillosh te marresh fryme! Se per sherim te psikopateve si ty, as qe behet fjale!

      2. opa opa says:

        O Ardi o psikopat! Po pse , se je ti nje idiot dhe beson cdo mashtrim ordiner te halabakeve te sotem, ti kujton se kjo ka ndoje rol ne jetet e te tjereve!? O kokrra e funderrines, natyrisht qe Pranvera ka qene dhe eshte nje vajze shume e kulturuar dhe korrekte, po ashtu Enveri do apo s’do ti eshte HERO KOMBETAR i shqiptareve, nderkohe qe Nexhmija eshte nje nga femrat me te kultivuara dhe me te shquara ne historine shqiptare. Se je ti DEBIL, kjo nuk do te thote se te tjeret mund te kene te njejten kuptim te gjerave si ty. Por qe mund te tallin trapin me ty, per kete te jesh i sigurte o koqe kanari…

  3. Prof.Sp.5 says:

    Nje tjeter emer i madh volejbollit Shqiptar ka qene dhe Zhan Bonati, i cili konkuronte me te ndjerin volejbollistin e madh Asllan Rusi. Biles Zhani ne zhytje, e fuste topin gjate stervitjes volejbollit, brenda tre metershit nga kercimi i mahnitshem qe zotronte. Jam deshmitar i stervitjeve te ekipit Dinamo tek tereni sportiv (Aktualisht Qendra matematikore) gjate viteve 60 – 70 te shek. kaluar. Per shkak te biografise, Zhani nuk u lejua te vazhdonte karieren e tij me tej si volejbollist i jashtezakoneshem dhe Shqiperia humbi keshtu nje sportist tejet te talentuar. Mallkimi e ka ndjekur vendin tone si ne Diktatrue, ashtu dhe sot pak a shume ne Pseudodemokraci. E takoj Zhanin dhe sot e kesaj dite ne Tirane. Lidhur me problemin qe trajton i respektuari Prof. Trajner Koja per te ndjerin Asllan Rusi, i duhet drejtuar mjekve psikiater te asaj kohe per te qene sa me objektiv dhe per te mos lejuar spekulime. Ka dokumente mjeksore per keta paciente ne Kartoteken e Sp.Nene Tereza.” Natyrisht, te dhenat mund te meren “Vetem” me jeje OK me shkrim nga familiaret qe kane mbetur gjalle te te ndjerit. Kjo per te ruajtur privatsine e nje ceshtje me te vertete teper sensibile per Shoqerine Shqiptare. Sot ka ligje ndeshkuese ne boten e Qytetruar per ata qe shkelin privatsine e individit apo aq me teper, per ish paciente apo paciente aktual,qe kane vuajtur nga shendeti mendor..

  4. Moisi Golemi says:

    Idiotësira!! Asllani u bë depresiv dhe alkoolik se i ra në kokë për vajzën e Enverit dhe pasi e kuptoi që s’kishte shanse. Ai mbase në mendjen e vet kishte bërë plane të mëdha. U kurua në spital, e rimori veten dhe pas kësaj filloi përsëri alkoolin. Prandaj e larguan nga Dinamo. U kurua përsëri, por depresioni është gjendje e vështirë, nuk largohet aq lehtë.
    Më vonë vazhdoi si basketbollist me Studentin. Nuk e ngacmoi kush. Nqs donin ta vrisnin a t’i bënin gjë, ia kishin bërë. Sigurimi arrestonte ministra që përfundonin në plumb, e jo më një copë basketbollisti. Boll me idiotësira!!

  5. Dash Pacja says:

    Dhimbje per Asllanin!

  6. abc says:

    Keta jane “baballaret” e kombit, te mbushur me mekate nga barbarit mbi popullin e vet.

  7. L.H says:

    njesoj si ai djali qe dashuronte vajzen e ISMAIL KADARESE ????????

  8. Ladi says:

    Kjo eshte nje histori shume e dhimbeshme dhe krejt e vertete. Une jam bashkekohes dhe njohes i gjigandit A. Rusi. Ai ishte jo vetem nje sportist absolut, me nje fizik hollivudian, por edhe nje djale i kulturuar, i ditur. Zoteronte disa gjuhe te huaja. Njohes i muzikes, lexues i apasionuar. Shkurt: nje djale i rralle per ate kohe mjerane…
    Shkrimi ka vetem nje pasaktesi: keshtu te pakten e mbaj ment une: Mimi, vellai i tij me i vogel, vdiq perpara tij. U vetevra duke u hedhur nga kati i trete i baneses se tij. Ky moment, ishte dhe nje nga pengjet me te medha te Llon Rusit…

    1. i cudituri says:

      Ti je nje mashtrues ordiner! Nese pretendon qe je bashkekohes i Asllan Rusit (gje qe ka shume pak mundesi, sepse i bie te jesh rreth 70-75 vjec qe merresh me internet ? ), atehere duhet te dish se Asllan Rusi ishte nje tip idioti, me probleme te renda te shendetit mendor. Jo vetem ai por edhe familjare te tij, ishin si familje me probleme mendore. Keto i dinte gjithe Tirana atehere, por per cudi nuk i paske ditur ti “bashkekohes i tij”. Ai ishte vertet nje volejbollist i mire dhe i talentuar, por edhe vete volejbollistet e tjere bashkekohes, e dinin qe ishte trap nga trute dhe shpesh e ngacmonin dhe tallnin! Organet shteterore te atehershme nuk kane kryer asnje gje te keqe ndaj Asllan Rusit, sepse nuk kishte ndonje arsye, ai vertet ishte budall nga trute, por nuk beri ndonje veprim te denueshem ndaj askujt. Madje ai eshte trajtuar me shume vemendje dhe perkujdesje nga stafi mjekesor me i specializuar i asaj kohe (kishte urdher nga lart qe ai te kishte trajtim te vecante, kete e di gjithe Tirana). Nuk ja kishte fajin as Enveri e as Pranvera qe familja Rusi kishte probleme te trashegueshme te shendetit mendor. Apo gjithe fajin e ka Enveri edhe per budallenjte e lagjes ?
      Kjo eshte e verteta qe e dine te gjithe njerezit, ndersa te tjerat jane pordha me rigon per te krijuar tymnajen e “represionit te diktatures”. Ne kete vorbull te trushpelarjes dhe idiotizmit kane rene shume e shume veta (duke perfshire edhe Vangjel Kojen). Ju duket e “modes” te thone budallalleqe te tilla. Hajt mo pa ja fusim nga nje pordhe, se keto kane qejf dhe shesin sot gazetat dhe lexuesit e pjerdhur nga trute e kokes!
      Mjaft se na keni ca trapin me keto idiotizma!!!
      (jam djali i nje ish-volejbollisti, bashkekohes se A.Rusit)

  9. Star says:

    Paska ndodhur identik si me te dashurin e vajzes se Kadarese . E njejta metode e sigurimit sepse vajza nuk paska dashuruar njeriun e pershtatshem per ta bere dhender te sokakut te te marreve.

  10. ben says:

    “Historia e panjohur? vertet, kete histori e dime te gjithe ne qe jemi lindur e rritur ne Tirane. E kemi ditur qe atehere kur perflitej per dashurine e Pranveres, bijes se Enverit me Asllan Rusin. Keta gazetaret sot po na e shesin si fakt te “panjohur”.
    S’eshte faji tyre qe kane lindur me vone …

    1. yp Xhixh says:

      Ti nuk ke ditur dhe nuk di asgje! Sepse nuk ka patur asnje “dashuri” midis Pranveres dhe Asllanit!

  11. Lida says:

    Dy raste te ngjajshme Asllan Rusi dhe Renato Rrapi.. U perdoren metodat cnjerzor e dhe pse?????
    Motra e volejbollistit të njohur të Partizanit, Dashamir Fagu rrefen se Dashin e kanë helmuar rreth dy javë pasi kërkoi llogari për shkatërrimin e jetës Asllan Rusit

    Teksa shqipton fjalitë e para, Liljana Alla, gruaja që thotë se është njëra nga motrat e Dashamir Fagut, volejbollistit të shquar të ekipit të volejbollit të Partizanit, mbushet me djersë të ftohta dhe rrezikon të bjerë në gjendje të fikëti. “Dashin e kanë helmuar rreth dy javë pasi u ngrit në një mbledhje në federatën e volejbollit dhe kërkoi llogari për shkatërrimin e jetës së mikut të tij, Asllan Rusi”, – shqipton me bindje një pohim të pabesueshëm, motra e volejbollistit të shquar. Më tej rendit edhe detajet, të gjitha bindëse. Ka pirë një kafe me një person “të panjohur” në Shtëpinë e Oficerëve dhe menjëherë është bërë keq, duke humbur jetën pak orë më pas. Njeriu i panjohur ka mbetur i tillë përgjithmonë, edhe pse familjarët e Dashamir Fagut thonë se e kanë kërkuar deri në fund të botës.

    Zonjë, përse mendoni se fatkeqësia e Dashamir Fagut ka lidhje me Asllan Rusin?

    Sepse kanë qenë miq të pandarë. I kujtoj si tani, rrinin bashkë gjithë kohën. Ishin djem që nuk ka për t’i lindur më nëna. Dhe duke qenë se ishin shumë miq, Dashi, im vëlla, e ka vuajtur shumë tragjedinë e Asllan Rusit. Madje ai, krejt rastësisht e ka mësuar nga të parët që Asllanin e kishin mbyllur me dhunë në spitalin psikiatrik. Kjo, sepse burri i motrës sime, Hamdiu, me profesion berber, atë ditë kishte qenë pikërisht në spitalin psikiatrik duke u marrë me disa pacientë. Pikërisht, me të mbërritur në drekë në shtëpi, ai i tregon Dashit një skenë të tmerrshme. Kishte parë Asllan Rusin ta zbrisnin nga një makinë policie të lidhur me hekura këmbë e duar. Asllani me të parë Hamdiun, i kishte kërkuar ndihmë: “Hamdi, ç’kam bërë… nuk kam bërë asgjë që më kanë lidhur”. Duket ishte shumë i tmerruar. Pasi dëgjon këtë rrëfim, kujtoj se Dashi u nis menjëherë për në spitalin psikiatrik. Që nga ajo kohë e kam vënë re se Dashi humbi shumë nga sjellja e përditshme, u bë më i mbyllur. Asllanin e kishte shokun më të afërt.

    Pse dyshoni se vdekja e Dashamir Fagut ka lidhje me historinë e Asllan Rusit?

    Sepse vdekja e vëllait në rrethana aspak të qarta, ka ndodhur vetëm dy javë pasi ai është ngritur dhe ka kërkuar në një mbledhje të federatës së volejbollit që të zbardhet historia e shkatërrimit të jetës së Asllan Rusit, mikut të tij volejbollist. Ishin kohë të turbullta dhe disa miq të tij e kanë tërhequr nga xhaketa të ulej dhe të mos fliste me atë gjuhë, por Dashi nuk i ka dëgjuar. Mendoj se pikërisht kjo kërkesë e tim vëllai ka paravendosur fatin e tij.

    Kur ka ndodhur ngjarja?

    Mbase në korrik 1991, pasi Dashi ka vdekur më 3 gusht të të njëjtit vit.
    Nuk ju duket se në këtë kohë njerëz të interesuar që historia e Asllan Rusit të mos hapej më, nuk ishin më të fuqishëm?

    Aspak. Rrethanat thonë se ata kanë qenë dhe vazhdojnë edhe sot të jenë shumë të fuqishëm. Në atë kohë im vëlla ishte rreshtuar dukshëm kundër tyre. Pak muaj më parë kishte ndodhur incidenti në Shkollën e Bashkuar. Im vëlla, Dashi, që ishte aty pedagog, si dhe komandanti, i vunë shpatullat dyerve të magazinës së armëve. Në atë kohë, në Shkollën e Bashkuar kishte mbërritur një fonogram i Ramiz Alisë që thoshte të ruhej busti i Enver Hoxhës, edhe duke u përdorur forca. Mendoj se edhe kjo ngjarje kishte bërë që tim vëlla ta fusnin në rreth për ta goditur.

    Pse mendoni se Dashamir Fagu është helmuar?

    Në fillim po ju tregoj si ka ndodhur… që të më besoni përse jam dyshuese. Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht 1991. Paradite Dashi ka qenë me një mikun e vet që quhet Arjan, në një lokal afër shkollës “Ali Demi”. Pasi është ndarë nga ai, Dashi ka shkuar në Shtëpinë e Oficerave, që gjendet në anë të Urës së Lanës, ku është ulur në tavolinë me dy të tjerë, njëri prej të cilëve mjek. Sipas dëshmisë së mjekut, i cili na ka ardhur në shtëpi tre ditë më pas, Dashi kishte pirë fillimisht një kafe dhe më pas një gotë “Vermuth” (tani e njëjta pije quhet Martini). Menjëherë më pas ishte zverdhur në fytyrë. Dy burrat që e shoqëronin e kishin këshilluar të pinte dhe një kafe tjetër, por ai kishte refuzuar. Ishin ndarë aty nga ora 13:30. Që nga ai moment Dashi nuk ishte ndjerë mirë. Në mes të natës i ishte ankuar së shoqes se kishte dhembje shpatullash. Më tej për ta qetësuar, kishte shtuar: “Por pulsin e kam 60. Mirë jam…”. Me këto fjalë në gojë kishte dhënë shpirt. Na lajmëruan në orën katër të mëngjesit dhe Dashin e gjetëm ende të ngrohtë. Një ditë më pas, kur ishte dhe varrimi, vumë re se ai kishte pasur hemorragji. Edhe kjo na bëri të dyshonim.
    Si e klasifikuan mjekët vdekjen?

    Thanë se kishte lidhje me zemrën, por kurrë nuk e besuam. Një xhaxha yni këmbënguli të bëhej autopsia, por ne të tjerët kundërshtuam. Ishte koha kur ende në popull autopsia konsiderohej si një sakatim i trupit të të vdekurit. Tani jemi penduar që të gjithë.
    Pse nuk e besoni variantin e mjekëve?

    Sepse Dashi nuk ishte sëmurur kurrë, se nuk vuante nga asnjë sëmundje, se ishte ende shumë i fortë fizikisht, edhe pse kishte mbushur të dyzetat. Dhe në fund, sepse nuk kemi gjetur ende njeriun e tretë që ishte atë ditë me Dashin. Pasi edhe mjeku nuk e njeh. Mendojmë se ai e ka helmuar. Dhe ecim me këtë besim. Vetëm nëse ai njeri do të gjendet një ditë dhe do të na bindë për të kundërtën, mbase edhe do të ndryshojmë qëndrim.

    Bisedoi: Ferdinand Dervishi

    1. Moisi Golemi says:

      Të pjerdhsha trutë, ty, asaj debiles dhe këtij Dervishit!!! Yyyyt, rracë e ndyrë!!! Një jetë me shpifje e llafe mëhallash.

    2. albi says:

      Zonje, ne kete jete ka nje kategori te caktuar njerezish qe me mire te mos ngaterrohesh se i hap probleme serioze vetes. Eshte ligj i pashkruar, ndac jetofsh ne demokraci, ndac ne komunizem, ndac ne monarki. Perrallat me mbret te dashurise se verber i besojne vetem adoleshentet. Kush eshte madhor dhe vazhdon t’i besoje sinqerisht nuk eshte mire nga trute e kokes, sidomos kur vajza eshte e bija e kreut te shtetit……

    3. i merzitmi says:

      Dolen gomeret dhe pellasin per “krimet e diktatures”!
      Ehhhh sa me shume kalon koha, shqiptaret po e kuptojne se Enveri kishte plotesisht te drejte qe ja’u shkerdheu racen halabakeve ne kete vend, se ata e meritonin plotesisht. Ja shikoni sot si kane mbire si gjemba helmues gjithandej. Ehhh si muti ne kepuce te shoqerise shqiptare jane keto Lida-t e Ferdinand-at ?

  12. Ermal says:

    KLYSHET E ENVERIT JANE RILINDASIT E RI PO VETEM ME BASTARDE ME HAJDUTE DHE NE ORDINER

  13. ALI ABDULLAI says:

    DUA TE DI SE SI PRANUAN TA CONIN NE RUMANI KUR AI ISHTE ME “BIOGRAFI TE KEQE”?!?!
    BESOJ SE E VERTETA ESHTE ASHTU SIC E TREGON A.K.
    bESOJ SE TRAINERI KOJA E FILLON MIRE TREGIMIN POR PASTAJ AI E PERSHTAT ME RRJEDHEN E KOHES, KU C’DO GJE TE KEQE E BENTE ENVERI,
    EDHE SEMUNDJET E KANSERIT I KRIJONTE AI.
    JU LUTEM SHUME, SHRUANI REALITETIN SIC ISHTE DHE LARGOHUNI NGA LIDHJET POLITIKE.

  14. ¿ says:

    Te njerëzimi., femra duhet të jetë e dashuruar pas mashkullit po e nuhati që dhe ai e do. Shoqëria s’është dashuri.

  15. cubi.matjan says:

    Une kam luajtur nga mosha 12 – 26 vjec me “Dinamo”, volejboll, me te rinjte, dhe me ekipin e pare. Me te ndjerin Asllan Rusi kisha bajagi miqesi, ndonese ne te gjithe te “Dinamo”, volejboll, shkonim per mrekulli me njeritjetrin pavaresisht diferencave ne moshe. Per te mos u zgjatur. Nuk ka patur asnje histori dashurie mes dy individeve ne fjale. Sa per enderra: kush ishte/eshte/ do te jete Une, Ti, Ai qe nuk e pelqen vajzen e mbretit dhe per me teper kur eshte e bukur, e mire.
    Asllani vdiq sepse “ashtu qe shkruar”, sikurse per Xhelen, ishtrajnerin tone, eshte shkruar te jetoje gjate. Dhe, i uroj shendet te mire. Nuk po futem te doktoret qe e mjekuan – emrat dhe lidhjet me ata – dhe qe sot jane gjalle e ky Ferdinand … mund te shkoje ti pyese … .
    Asllan Rusi, sa per dijeni: ishte sternip i njerit prej Vllezerve-Rilindasve – FRASHERI qe vdiq i ri dhe, femijet i’a rriti Avdyl Frasheri. Pra. nena e Asllanit ishte mbese … . Sa per mbiemrin RUSI, te Asllanit, shikoni fotografine kryesore nga parakalimi i partizaneve – ne 29 nentor 19444 para tribunes te Hotel “Dajti” – dhe, do dalloni, ne rradhen e pare, krahu i tribunes, nje vajze partizane, te re ne moshe, dhe e bukur, e cila, bashke me te tjere intelektuale nga soji i Asllanit (Xhelalit – i ati Asllanit, ishte farmacist) qene te lidhur me LANClirimtare. Nuk kishte Lloni kurrfare pengese politike … .
    Sa per Vangjel Koja. Ky ishte trajner i ekipit volejbollit “Dinamo”. Mjek i ekipit ishte dikush tjeter, dhe me dashurickat, qe i’a dinim mire njeritjeterit, mereshim ne te rinjte dhe, jo Vangjeli qe kishte familje dhe “hyckla” politike nga gruaja e, i duhej te bente kujdes … .
    Asllani ishte njeri i vertete, ne tere kuptimin e qenies dhe veprimtarise se Tij te larte humane. Dhe per kete bukuri te Tij, nuk shkruan njeri!!!???. Kazani i plehrave dhe pleraxhinjte me kollarre nuk po ndjejne kurrfare vullneti per te pushtuar keshtjellat e diturise kombetare dhe qytetrimit europian … .”Hallall” qumeshti … .

  16. kuriozi says:

    Interesante! More po Ai inxhinjeri Maks Vezuli qe u martua me te bijen e Gaqo Neshos, Teuten, ca pati?
    Se dhe ate e shtruan ne psikiatri. A di kush gje ?!?!

  17. U prefte ne paqe i madhi Asllan Rusi says:

    Sa palosi enveri kot me koti as qe llogariten, me te mire e me te keqi, me shoke e stershoke,
    ai vrau kunatin qe e mbajti me buke e jo me Asllanin qe i kerkonte gocen

    1. Tanguli says:

      Kunati ishte kolaboracionist i fashizmit dhe mori denimin e merituar!

  18. ALI ABDULLAI says:

    PER KETE RAST JU DUHET TE PYESNI ISH AMBASADORIN NE AMERIKE ZOTIN AGIM NESHO, BESOJ SE AI KA AQ BURRERI PER TE TREGUAR TE VERTETEN.

  19. Arber iliri says:

    Asllan rusi u morr ne qafe nga vajza e enver hoxhes dhe koja e ka gabim nuk ishte llani por pranvera enver hoxha e dashuruar cmendurisht pas llanit dhe ai nuk kishte rruge tjeter vetem me e pallu rencem.si cun i drejte nuk e mohoi kur ajo bucja e kerkonte dhe e takonte.mbas kesaj i sajuan ilacet e psikiatrikut dhe bucen e fejuan me ate rroten qe mori burre. Vellai i llanit mim rusi ishte cun flori e moren ne qafe edhe ate.krime monstruoze te familjes hoxha.pyesni. ata qe kane qene te involvuar.mjeket psiqiater spiune duhet te flasin per krimet qe kane bere.harram shoket e ekipit qe nuk denoncojne krimin ndaj familjes rusi.

    1. toni says:

      O manjaku i internetit…qe mendja te rri vetem tek pallimi. Keshtu silleni ju brezi i ’98, je duke folur per moshataret e tu. Asaj kohe ti nuk ja ke haberin. Po fajin e kane keta te gazetes qe botojne komente te tilla ordinere

  20. mali cikes says:

    duhet edhe me fol pak me drejt – pavaresisht gjykimit politik qe keni per enver hoxhen.

    kush eshte ai qe e do vajzen te shkoje me dike qe nuk i pershtatet statusit te tij? me siguri asllanin e kane paralajmeruar, por ai nuk ka degjuar. vazhdimi duhet pastaj.

    qofte i paharruar kujtimi i sportistit asllan rusi, por une mendoj se renia ne dashuri me te bijen e enver hoxhes ishte papjekuri dhe mungese profesionalizmi. ai duhet ta shfrytezonte ndryshe shansin qe i erdhi te trajnonte vajzen e enver hoxhes. pa bere ate gabim atij me siguri do te hapeshin horizonte te medhaja, thjesht duke qene korrekt dhe pa qene nevoje te perndotej politikisht

    1. ec aty says:

      Fol drejt pra!!!!
      NUK KA PATUR ASNJE LIDHJE DASHURORE MIDIS PRANVERES DHE ASLLANIT!
      Te gjitha te tjerat jane muhabete halabakesh ?

  21. Ardi says:

    @Ak. Cudi e madhe sa me moral te larte e nxirrke Pranveren. E ngjizur nga dy prinder diktator qe vrane e prene shqiptaret,sipas qejfit te tyre. Ndertuan dhe kampe perqendrimi per to. Dhe ne rinine e tyre babai Enver njihej si imoral dhe biseksual. Kurse nena Nexhmije kishte dale ne cete qe ne moshe te njome maleve. Per te ndihmuar bandat partizane te shfrynin epshet e tyre.

  22. Drita says:

    Ene Max Vezuli, ene vllai vet Gjergji vdiqen shpejt e shpejt. Teuta shkoni ne “konference” ne Itali me cunin e modh te Enverit. ene vazhdimi masanej o isoj si puna LLonit e Mimit.
    Ej , ka te drejte njajo nusja e Sokolit, Liljana Hoxha qi thote se i vrane vllain ene motren.

    1. albi says:

      Ec e ec keput nga nje spec i thone kesaj pune. Ato perrallat e Nastradinit nuk ishin gje ne krahasim me fantazine tuaj…. Shikoni me pak telenovela o njerez se jeni shkeputur fare nga realiteti :O

  23. Lec-kabashi says:

    — MORE , PO PALLATI I SPORTIT ME DUKET SKUR E KA PAS EMRIN ” ASLLAN RUSI”. APO JAM GABIM…!!!!!

  24. IVONI says:

    mjer vendi me ju mor katrane ..! c`rrace jeni ..?!

    1. kuc says:

      Raca jote jo moj karagjoze ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje