Lefter Maliqi, ish-kandidat i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, ka dorëzuar të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) formularin e dekriminalizimit.
Për rrjedhojë, Lefter Maliqi pritet të përfitojë mandatin e deputetit.
Maliqi ishte kandidat në Qarkun e Beratit i listuar me numrin tre.
Por gjatë zgjedhjeve ai është konfliktuar me Lulzim Bashën për shkak se nuk e ka vendosur atë në një vend fitues.
PD në Qarkun e Beratit ka arritur të nxjerr fitues vetëm dy deputetë, ndërkohë që Maliqi ishte i listuar si i treti.
Aiktualisht ai është zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.(TemA)