Në debatin mbi mandatet e dorëzuara nga opozita, gati aspak nuk është trajtuar aspekti finanicar i çështjes, ku pra po dominon vetëm ai politik.
Lënia e mandateve është ndryshe dhe braktisja e një page prej 1 milion e 200 mijë lekësh, që për disa deputetë, ata që marrin pjesë në komisione, shkon edhe më tepër.
Arsyetimi se ata nuk e kanë problem pasi u vijnë para nga gjetiu – duke aluduar për burime biznesesh apo përfitimesh të tjera që t’i jep politika, ngjan si semplist. Kjo, sepse jo të gjithë mund të jenë komod në braktisjen e një page mbi 1-milionëshe, aq më tepër në këtë kohë krize dhe me burime të kufizuara, e nga ana tjetër me kërkesa shumë të mëdha në aspektin e nevojave.
Dhe mjaft të përmenden këstet e kredive që rrijnë si “çekan mbi kokë” në fund të çdo muaji. Sepse siç është është parë nga deklarimët e pasurisë së politikanëve, kreditë bankare te ata janë si “bukë e djathë”. Madje mund të thuhet me plot gojën se janë këto të fundit, të shndërruar në trend normal, që i kanë nxitur dhe të përlyhen në afera të ndryshme, ata apo nivele të tjera shoqërore, dje dhe sot, duke e prodhuar për pasojë më tepër vjedhje si detyrim ekzistence për nevoja konsumatore gjithëçfarëshe, që nga shkollat e fëmijëve e deri te pushimet në fundjavë, e si rrjedhim edhe padrejtësi. Sepse kësti do paguar si çeçua, pa të pyetur se nga e merr.
Paradokohësh, dikush që e kishte bashkëshorten deputete për gati dy mandate, por që nuk arriti të marrë të tretin, e vuante shumë në biseda mes miqsh këtë gjë; pra humbjen e një të ardhure goxha të nevojshme.
Dhe siç e dimë nga përvoja e deritanishme parlamentare e dy kahjeve, kur ka qenë fjala për bojkot, ai është ndërprerë mu në çastin e cenimit të pagës. Madje kjo ka qenë aq e trashë – siç veproi opozita e tanishme pak javë më parë – sa lënia për fare tashmë me dorëzim mandatesh nuk ka sesi të të mos ngrejë shumë pikëpyetje mbi kompensimin e pagës së humbur.
Është thjesht një pikëpyetje e asgjë më tepër. Dhe mundet që ata të cilët e besojnë vërtet idealisht aktin e idealizuar opozitar, të mos e marrin në konsideratë fare këtë pikëpyetje.
Por pos kësaj, duhet ditur se aksioni i sotëm opozitar, i cili është i përplot dhe me eurofobi, po zhvillohet brenda një konteksti politik e gjeopolitik. Më e pakta, ai vepron në një moment aspak të mirë për Europën, me aksin e krisur Uashington – Bruksel, me një rizgjim të frikshëm të populizmit – shih dhe ligjërimin opozitar që është një populizëm i gjallë e i frikshëm njëherësh – e sigurisht me një ujk rus që vërtitet këtyre anëve, duke u bërë edhe më i egër me hyrjen e Maqedonisë në NATO.
Sido që të jetë, ky dorëzim mandatesh nuk do kishte ndodhur 10 apo 15 vjet më parë, pavarësisht nëse do ishte ose jo Fleckenteini mes sherreve shqiptare. Sepse nuk është punë njeriu, por momenti.
Këtë po përpiqet të shfrytëzojë opozita: “ditën e keqe” të Perëndimit! /tesheshi/
Bravo , e kam thene ne nje vend qe : Kaq bosh i paskan kokat deputetet e P . D se dhe L.S. Ise qe u besojne Lulit e Monikes qe Luli te rren edhe kur te tregon sa eshte ora . Po a e dine keto deputet n.q.s ka ndonje te ndershem qe nuk kan perfitu prona e para nga mandati i deputetit por kur i dorzuan te gjithe tregon qe tan jane te krimbur ne para e nuk e kane problem lenjen e rrogave miljonshe e siper per dy vjete deri ne zgjedhjet e 2021 shit . Kan mendu qe po mos ti dorzojme mandatet sot me urdher te Berishes + Lulin dhe Metes + Monen nuk i planifikon per deputet ne 2021 shin por ne fakt i kan genjy duke u thene dorzoni ne bllok mandatet se keshtu na kan udhezu Europjanet dhe Amerikanet pra keshtu jua ka mbush mendjen mjeshtri i rrenave Luli se shpejt do ta marrim pushtetin ne tavoline se me zgjedhje nuk mund ta marrim .
PSE DHE RROGE KANE KETA HORRA….. sa gjynaf, tani me siguri do dalin te drejtojne banane me bythe….
Ajajajaj o Mero, mos qit mo kshu analizash. Ose sic ke rubriken Antena hap nje rubrike Propaganda dhe qiti aty. . .
Duke ikur vete, I kane bere nje nder aq te madh shqiptareve sa nuk pershkruhet me fjale.Kishim arritur ne nje pike ss lusnim qe ti merrte zoti se nga qe po dukej pafund pengmarrja e fateve te shqiptareve nga ky takem horrash. Politika shqiptare me ne fund ka filluar procesin e VETEPASTRIMIT ne menyren me te pa imagjinueshme nga askush.. Me bukur se kaq nuk ka ku shkon.Pas ketyre me radhe do ike Iliri, Edi dhe le te shpresojme per elita te reja me shqiptare te pergjegjshem per rolin qe do te marrin.
po ju keni merak se si do ja bejne deputet pa roga ,ju paska lene mendja fare,shikoni ore ca do hani sonte per darke ,apo mbani linjat,,,,,,mbushni,mbushni donje tas me kos lufra,,,,,,,,,,,,ju befte mire,,,,,,
Aaaaa ket jane hajdut kalibri kane siguruar dhe brezin e 7 te tyre e ne u qajme hllin !!!!??
Lere pstaj qe ketyre cdo muaj u vine parat nga Rusi!!
Hajde gazetar hajde !!!!!
1 million marrsh ti, se atyre Ju shikon Afro dy fish.
1 million marrsh ti, se atyre Ju shkpon Afro dy fish.
E Quajtura P D me Kualicjonin e Saj nuk janë veçse një bandë me maskarenj , Qelbanikësh , budallenj . Largimi nga Parlamenti mendoj se kjo është durata më e madhe për këtë popull nga Vetë Zoti . Edhe me Bekimin e Satanit Katilit Berishë e Zvaranikëve të tij . Përpjekja per shpetim nga Drejtësia eshtë plani A . Në se nuk arindot . Atëhere Plani B ” Pas meje tl bëhet Qameti ,të shkatërohet ,Gjakose , vetvriten Budallët me dorën tyre.
kush po e can bythen per keta rrospie ! kot i marrin rrogat te 140 rrospiet e parlamentit