Çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu pasi i vuri “flakën” mandatit të deputetit si duket ka filluar që të merret dhe të japë mend në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe në ato të brendshme të Shqipërisë.
Në një shënim në facebook ish deputeti Balliu tregon në formën e një “analize” se kush po e shkatërron reputacionin e Europës në vendin tonë.
Sipas Balliut të deleguarit e Europës në vendin tonë nuk shihen më me respekt por madje sipas tij disa prej tyre edhe sulmohen dhe kjo i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm reputacionit të BE dhe vlerave që familja europiane inspiron siç janë zgjedhjet e lira, demokracia, lufta kundër krimit apo terrorizmit.
Ndërkaq ai shprehet se kjo vjen si rrjedhojë e një pune të mirëstrukturuar dhe mirëfinancuar, që ka prejardhjen nga antieuropianizmi Rus.
“Kush po e shkatërron reputacionin e Europës. Europa pa dyshim ka qenë shpresa e shqiptarëve për një Shqipëri me drejtësi të barabartë për të gjithë. Demokracia në Shqipëri filloj me dy thirrje “SHBA” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Përgjithësisht Shqipëria dhe shqiptarët janë njohur në mbarë botën politikisht si një popull që do më së shumti Europën dhe Amerikën. Madje në shumë raste qytetarët shqiptarë kanë ndjekur parti politike në bazë të perceptimit se Europa mbështet këtë parti apo atë parti.
Mbështetjen qytetarët e lexonin nga deklaratat e të deleguarve të Europës dhe kush ishte kundër tyre, qytetarët e shikonin si armik të ëndrrës Europiane.
Por sot vihet re një ndryshim. Jo vetëm që të deleguarit nuk shihen me atë respekt por madje disa prej tyre edhe sulmohen dhe kjo i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm reputacionit të BE dhe vlerave që familja europiane inspiron siç janë zgjedhjet e lira, demokracia, lufta kundër krimit apo terrorizmit.
Por përse po ndodh sot diçka kaq e paprecedentë. Kjo vjen si rrjedhojë e një pune të mirëstrukturuar dhe mirëfinancuar, që ka prejardhjen nga antieuropianizmi Rus.
Interesi i Rusisë është të shkatërrojë reputacionin e Europës për të hapur kanale infiltrimi të influencës së saj në Ballkan dhe kudo. Për suksesin e këtij misioni ka një bashkëpunim të fortë me organizata të forta politike.
Njëra prej tyre është fondacioni Soros, i cili ka lidhje të niveleve shumë të larta në Europë e në Ballkan madje deri në SHBA. Sorosi në Shqipëri ka arritur të marrë peng shtetin me figurat e sponsorizuara prej tij si Rama dhe e mbështet atë me figura të tjera të sponsorizuar prej tij në Europë si Fleckenstein.
Por të kuptojmë se çfarë është Soros. Soros ështe një organizatë e cila rekruton njerëz specifik, të cilët nuk shquhen për ndonjë talent apo zgjuarsi të veçantë por që janë më të lehtë për tu kontrolluar për shkak të problemeve të tyre morale apo ligjore, siç është Edi Rama.
Gjithashtu sot ai është një kërcënim për SHBA, në fakt vetë Presidenti i SHBA e përqëndroj të gjithë sulmin e tij kundër kësaj organizate politike.
Organizata Sorosiste ka si qëllim spekulimin dhe fitimin e parave nëpërmjet spekulimeve, të cilat i shpërndan nëpërmjet njerëzve me pushtet në shtete të ndryshme, të cilat i ka infiltruar dhe promovuar vetë në brenche të ndryshme qeveritare.
Korrupsioni, gjithashtu është një nga pikat kyçe të fuqisë dhe pushtetit të Sorosit, pasi nëpërmjet tij ai mund të rekrutojë dhe të furnizojë me para individët politik të cilët janë pjesë e kësaj organizate .
Por interesat e tij shtrihen edhe më gjerë pasi kontratat që ai bën me shtete të ndryshme si Rusia kanë dhe një çmim.
Në rastin e Shqipërisë për shembull, është ndryshimi i kufijve të Kosovës. Soros është njeriu i cili urdhëroj Ramën që të mbështesë fuqishëm idenë Serbo-Ruse për ndryshim të kufijve dhe po ashtu ishte Sorosi ai i cili urdhëroj Ramën të sulmojë Presidentin Trump gjatë fushatës.
Por mbi të gjitha kjo organizat politike mbështetet tek idetë e majta dhe promovimin e njerëzve të lidhur historikisht me të majten, si në rastin e Rilindjes e cila në tërësi është e lidhur në një mënyrë apo tjetër me regjimin komunist.
Sot për hir të së vërtetës ai ka arritur që me të deleguarit Europian që ai mban nën mëngë të ngrijë një urrejtje të qytetarëve shqiptarë kundër të deleguarve Europian, pasi fasada tashmë ka rënë dhe i pari prej tyre që doli zbuluar ishte pikërisht Knut Fleckenstein. Ky nuk bëri gjë tjetër por vetëm përktheu akuzat e Ramës kundrejt opozitës dhe në veçanti lideres së LSI, zonjës Monika Kryemadhi.
Por duhet thënë se nga ajo përballje doli i humbur Fleckenstein, pasi i ra maska e Europianit dhe i doli fytyra Rilindase që mundohej ta fshihte me aq kujdes. Por qytetarët nuk duhet që për shkak të disa të deleguarve që janë drejt pensionit politik, të harrojnë se e ardhmja e Shqipërisë është në Europë.
Personalisht skam dyshim që Shqipëria shumë shpejt do të rikthehet në rrugën e saj drejt familjes së saj Europiane, por për sa kohë në drejtim të politikës shqiptare janë ato individ që janë financuar nga organizata sorosiste apo filoruse, si për shembull Edi Rama ëndrra europiane e shqiptarëve do të mbetet vetëm një ëndërr e pa shpresë për tu realizuar.”- shkruan Balliu. (TemA)
Me shume tru ka një zog gomari se ky Kerric i Faros
A ka zot…..???????
Si I jati cfare ironie qeshim me keto mostra Po ky eshte deputet dhe intelektuali I vertete besoj lutet per nje pune pffff
Kush ti bon shkrimet ,babai.tamam si shkruante tek Zeri Popullit per PPSH esocializmin,sepse ti kapacitet te shkruash nuk ke me ate surrat da bulldog .Qazim Mulleti (i famshmi Robert Ndrenika) thoshte gomar ti e gomar ai qe te vuni tamam vlen per ty e per tot ate,Koqe kanari shko mçifu se na trem me ate surrat qe ke
Keta me ate surrat Po trembin kakamajt
Po mos ipublikoni me keto ftyra se Qain femit naten
Keta Ruset or Fahriu vogel te ushqejne edhe ty csdo dite! Por nepermjet shefave tu, ku pjese otganike eshte edhe yt ate egoist! USA dhe Europz e dine mire se kush e zbaton planin Rus. Mge vjen keq or issh , nuk dihet a behesdh me deputet ? ? ? Por je krenar…..edhte udhezim rus!
un mendoi QE reputacionin ne Europe po e shkatrron pacja me speca te regjura dhe cuni I spiunite te enverit fari pacja, sa posht ka renur PD
Mbill e korr
e tok më lëmë
pyete një herë
tëtëmë
Ku ish Faro
kur të zuri
atë dizaj
kush ja vuri?
Se o tope
t’a diç tinë
na t’a njohëm
mirë Farinë
s’mbanet mënd
sa bithë lëpiu
që karrierë
bëri Fariu
Ja pse Faro
ka meritë
hëngri bukë
me tër partitë
Ishte koqja
e sharlatanit
brekët e bythës
së Hekuranit.
Kryemerita
e derziut
zorrë e trashë
e Saliut…
Të merreç me ju
o bir legeni
të humbëç kohën
e fare s’ja vleni.
E kohë u s’kam
t’i shkruaj të tëra
po dhe satëme
i ndihu vërra.
undefined
Jam dakort me ate komentues qe na ka treguar se ky pizeveng eshte kopili i Blerim Celes.
O Zot cfare Rrace Idiotesh!!!
Pasi e përjashtoj Parlamenti Klevis Fahri Balliun., rradhën e ka PD-ja të shkelmoj këtë tip që hap incidente diplomatic.
Po kujt ja ka borxh ai popull te kete perfaqesues kete IDIOT. Po si mund te jete ky perfaqesuesi I qarkut te Korces……ZOT rruaji ata njerez qe perfaqesohen nga ky zog gomari.
O Mero, po pse or aman i le vend ne gazete ketij fare debili ?.