Policia nuk jep leje për protestën e 5 Marsit: Vihet në rrezik jeta e deputetëve

3 Mars 2019, 13:15Politika TEMA

Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e opozitës për protestën e 5 Marsit, e planifikuar të zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një kthim-përgjigje, blutë e kryeqytetit shprehen se përmes akteve të mundshme të dhunës, protestuesit rrezikojnë jetën e deputetëve si dhe pengon zhvillimin e seancës plenare.

Nga ana e saj, Partia Demokratike i ka komunikuar Policisë së Tiranës se kjo është një shkelje kushtetuese si dhe moszbatim i ligjit për tubimet. “Protesta do të zhvillohet edhe pa leje” – mësohet të jetë shprehur selia blu.

Seancën e kaluar, opozita shfaqi akte dhune para Parlamentit ku përveç shashkave dhe djegies së gomave, cenoi fizikisht deputetët Paulin Sterkaj, Blendi Klosi dhe Sadri Abazi.

Argumentat e Policisë: 

 – Dhuna fizike e përdorur dhe goditja e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, me qëllim pengimin e tyre që të futeshin në godinën e Kuvendit të Shqipërie, për të zhvilluar seancë plenare.

-Dhuna dhe goditja e punonjësve të policisë gjatë përmbushjeve të përgjegjësive dhe kryerjes së detyrave ligjore, duke përdorur forcë fizike si dhe duke goditur me sende të ndryshme, si shkopinj prej druri, lëndë piroteknike, molotov, gurë, ku nga këto veprime u lënduan disa punonjës policie dhe tubues”.

Zhvillimi i tubimit të kërkuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, në vendin rruga ‘George W. Bush’, Shëtitorja ‘Murat Toptani’ (Pedonale), Lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi ‘Fan S. Noli’ cenon sigurinë e Institucionit të Rëndësisë së veçantë, Kuvendi i Shqipërisë, pengon hyrjet dhe daljet e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, administratës si dhe rrezikon jetën e tyre, pengon veprimtarinë e ligjshme të Kuvendit, pasi më datë 5.3.2019 ora 10:00 do të zhvillohet seancë plenare, sa më sipër; Vendosa: Në zbatim të germës ‘a’ të nenit 6 të Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 ‘për tubimet’, të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 05.03.2019, ora 9:00, në vendin e përcaktuar në kërkesë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin tuaj, për zhvillimin e një tubimi të qetë e normal në një vend tjetër të përshtatshëm pa cenuar rendin dhe duke zbatuar kërkesat e Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’.

Ju rikujtojmë se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtues i tubimit dhe pjesëmarrësi në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale bazuar në Ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’.

(TemA)

6 komente në “Policia nuk jep leje për protestën e 5 Marsit: Vihet në rrezik jeta e deputetëve”

  1. Berti says:

    Keshtu po, jo po se un lerua, ka çeço biçak

  2. beni says:

    Po vjen era 1997 kriza ekonomike e politike për para e për pushtet, popullit po i serviret luftë civile!
    Poshtë PS e PD e LSI shum her me mir me Italinë se sa më solidar rozë e blu!!!!!

  3. Zambi says:

    Mire e keni o Tema, po ligji thote qe per protesta nuk merret leje, thjesht njoftohet policia.

  4. Iliri says:

    Policia ka vepruar shume mire ne radhe te pare ka detyre te mbroje institucionet e shtetit e perfaqsuesit e popullit ,opozita Le te protestoje ne vende te tjere mbasi atyre nuk Ju pelqeu te rrinin ne parjamentin e “krimineli zura” cfar duan tani?????, apo duan Salen qe vrau e bertiste tu hapte kafkat opozites se athershme ??!! Qeeee edhe plak I krrusur si Rigoleto vazhdon te nxjerre vreher e zini nga goja Te zbatohet ligji , nuk mban me pilafi uje

  5. Komentuesi says:

    Policise i themi te zbatoi ligjin.Mos degjoni disa injorant qe tho se nuk meret leje por lajmerohet.Jo more jo,shteti ka rregulla dhe ligje.Per proteste do meret leje qe ç’ke me te dhe ai qe e shkel te mbaj pergjegjesi e te arrestohet ne vend.Ku ne verin e semes e gjeti te drejten pd-ke dhe LSI te godas policine e shtetit? Nuk ndodh ne asnje vend te botes.Policia t’i liroj ç’u mban pragu,madje do jete mire te ushtroi tere forcen e saj kundra huliganeve ne protetse.

  6. grate tiranse says:

    eshte koha te mbeshtetin policine dhe shtetin o popull , jo te djegim Shqiperine tone te bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール販売

    女性 向け ラブドール なぜホット挑発人形は大人のセックス市場でそれほど主流なのですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje