Paulin Sterkaj zbulon si nxit PD protestuesit për akte dhune: Para dhe pije

2 Mars 2019, 19:45Politika TEMA

Ndërsa vendi ndodhet në krizë politike dhe opozita nuk ka më përfaqësues në Kuvend pasi zyrtarisht i ka djegur mandatet, mazhoranca përmes asambleve socialiste që po mban në rrethe nuk kursen shënjestrimet dhe mesazhet për dialog, por gjithmonë duke përjashtuar negociatat për zgjedhje të parakohshme.

Më i ashpër në qëndrim ishte deputeti Paulin Sterkaj që akuzoi Partinë Demokratike se po paguan njerez për të kryer akte dhune.

Jo vetëm kaq, por Sterkaj aludoi se ketyre personave u jepet dhe pije që të mos kenë kontroll, raporton Ora News.

Paulin Sterkaj:  Kam informacion se në Shkodër, Malësi të Madhe, nënshkodër e Vau i Dejës paguhen njerëz për të ardhur. 

Nuk është se është pjesa demokrate e Shkodrës që do prishjen e rendit kushtetues, apo anarshi por një pjesë e paguar që pasi i japin paratë në xhep i japin dhe një gotë raki, pije ndonjë tjetër më të fortë ku mund të ketë dhe ndonjë gjë tjetër brenda që ata të mos kenë kontroll. 

Sa më shumë të zbatohet ligji dhe të vihen përpara përgjegjësisë penale që kanë aq më pak punë do kemi nesër. 

Nuk e di që shkopi i gomës është vepër penale kur ai tjetri prish rendin kushtetues, apo gazi lotsjellës ëstë vepër penale kur tjetri do me shkatërru institucionet e shtetit. 

Sterkaj tha se ministri Lleshaj kishte në krah Komisionin e Sigurisë dhe jo vetëm, dhe se ai nuk duhej të kishte frikë të zbatonte ligjin

“Solidarizohem me ju. Bashkë me mua ke dhe komisionin e Sigurisë. Ke dhe Myslim Murrizin që nuk dorëzoi mandatin. 

Unë kam qenë në PD dhe atje nuk ka zë, është vetëm një dhe nuk pyetet askush tjetër. Situatë më e paprecedentë që është në këtë Shqipëri nuk ndodh kurrë.

Mos ki frikë të zbatosh ligjin se nuk të gjen asgjë. Dhe këto persona që importohen kur janë në punë të procedohen sipas ligjit.”

Sterkaj tregoi dhe momentin kur u rrethua nga protestuesit para parlamentit:

“Ca më zunë rrugën ca më puthën. Më thanë deputet ti je i nderuar por pse shkon atje.

 Për cudi më bënë një rreth dhe ishte proces i parë për të më rrethuar. 

Një polic më ndihmoi dhe më nxorri nga situata. Ata janë njerëz të paguar. 

Po ta kishte marrë PS këtë  vendim unë nuk do e kisha dorëzuar mandatin. 

Sepse mandati na e dha populli për të përfaqësuar në parlament” 

6 komente në “Paulin Sterkaj zbulon si nxit PD protestuesit për akte dhune: Para dhe pije”

  1. Tina says:

    Sterkaj psikolog Doshi trim Gurakuqi e ben turli rrofte Shkodra se e nxoret ne drite
    Kur bejne edhe keta si te zgjuar ufffff

    1. I.Hoti says:

      Votuesit shkodrane ka 30 vte qe shikojne se si e kane katandisur Shodren historike!b Nje bande hajdutesh te grumbulluar ne parti………… duke perfitu nga indiferenca qytetare ! Por ka kohe qe eshte mbushe kupa! Banditet grabitesit shkatrruesit vrasesit i njeh jo vetem Shqiperia e shqiptaret!

    2. I.Hoti says:

      Votuesit shkodrane ka 30 vte qe shikojne se si e kane katandisur Shodren historike!b Nje bande hajdutesh te grumbulluar ne parti………… duke perfitu nga indiferenca qytetare ! Por ka kohe qe eshte mbushe kupa! Banditet grabitesit shkatrruesit vrasesit i njeh jo vetem Shqiperia e shqiptaret!Vetem Tina JO !?!!!??

  2. Lili says:

    Te lumte.Faleminderit i miri Paulin Sterkaj.

  3. Komentuesi says:

    Kjo qe thote zoti Sterkaj,eshte plotesisht miljarda e miljarda per ketoe besueshme dhe realitet.Pd-ke,me saket,Berisha dhd Basha,po derdhin dollarin lum,per te paguar njerez huligan (siç e kane Zakon),e ti hedhin neper protesta te dhunshem kundra qeverise dhe Edi Rames.Ata deri tani kane harxhuar miljarda e miljarda per protesta te dhunsheme.Jane te çuditshem keta te opozites,se nga njera ane bejne sikur qajne hallet e fukarenjeve dhe nga ana tjeter bejne harxhime maramendese.Hajde dhe besoju ketyre,dhe po deshe jepi voten per pushtet.T’i han ate qe nuk thuhet.Respekt zoti Sterkaj.

  4. hola mucacos says:

    Kur merren me politik edhe kta zgjebsa palin spiuni pjerin spiuni doshat kodoshat ikni nmal atje e keni vendin kafsh prehistorike, o mjere shqiptart ndor tkuj kan ra turp i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje