"Këtu vidhet edhe Zoti, jo më njeriu!"

2 Mars 2019, 17:26Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Një i njohur nga SHBA, ishte duke më pyetur për shkaqet e protestës në Tiranë.

Ia shpjegova shkurt, se shkaku zyrtar, është pretendimi për vjedhjen e votave nga Edi Rama.

Kur më pyeti se kush proteston, e pata pak të vështirë t’ia shpjegoja.

-Është dikush që ka bërë masakër me vjedhjen e votave (dhe jo vetëm)  ndër vite, por tani ka “reflektuar” dhe kërkon zgjedhje të lira, i thashë.

-Po pse u kujtuan pas dy vitesh për të protestuar, dhe pse nuk iu drejtuan gjykatës në kohë, nëse kishin pretendime për vjedhjen e votave, më pyeti?

Ishte e bezdisshme për mua ta vazhdoja këtë bisedë dhe ia preva shkurt, “janë muhabete Shqipërie këto, më mirë flasim për ndonjë gjë tjetër”.

Dhe ndërkohë, isha duke lexuar një shkrim të Artan Fugës.

Profesori ka ngritur alarmin, se po vidhen edhe zgjedhjet për Akademinë e Shkencave.

Ndërsa mbarova shkrimin, me titra në TV shfaqeshin akuzat për manipulime edhe në zgjedhjet e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Psherëtima ime në formë pakënaqësie, ndeshi në pyetjen e mikut tim amerikan!

-Ka ndodhur gjë, më tha?

-Një tjetër muhabet Shqipërie, ia preva, dhe i shpjegova shkurt çfarë ishte duke ndodhur në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe në Akademinë e Shkencave.

-Këtu tek ju u vidhka edhe vetë Zoti, jo më vota e njeriu, ma priti me të qeshur ai.

Nuk kisha çfarë t’i shtoja!

Vjedhja, korrupsioni, padrejtësia dhe gjithë të këqijat e tjera, tashmë janë bërë kulturë në këtë vend dhe është vështirë që të ndryshohet.

Ironia është se pikërisht ata që e futën këtë kulturë, sot janë në krye të një proteste të drejtë, por me protagonistë, njerëzit e gabuar!

Është njësoj si të vihet djalli, në krye të një lëvizje për të pastuar botën nga mëkati!

14 komente në ““Këtu vidhet edhe Zoti, jo më njeriu!””

  1. Mashkullori says:

    Mos shkruaj me gjate I keni thene te gjitha…
    Kush ka mend le te gjykoje, mercenaret le te shkojne pas berihajt,sic kane bere deri me sot…

  2. Detari says:

    Te dhjefsha zotin mutliman fute nbyth ju flliqsira gabel

    1. XheJ eN Bi says:

      Detari….
      Nuk duhet të vije nick name detar po alpinist.
      Do më pyesësh pse alpinist .Që të jesh detar është të jesh në mes të shumë qytetarëve,kurse të jesh alpinist do të thot të jesh mes maleve,ku do shohësh tek tuk ndonjë njeri dhe më të shumtë kafshë .Me këtë nivel mendor që ke besoj se je rritur maleve me bagëti dhe arsimin e bëre vetëm sa të mësosh të shkruash e të lexosh.

  3. Hm says:

    Asnjë vend myslyman nuk është demokratik se edhe kjo fe feja nuk e pranon demokracinë.
    E thashë pra. Ky është problemi. Duhet të rikthehen vlerat evropiane judeokristiane të stërgjyshërve tanë.
    Përqindja më e madhe e krimit dhe gjërave të mbrapshta këtu akoma dhe analogjikisht vijnë nga persona me orgjinë fetare islamike…

    1. Popull says:

      A pika qe s’te bie! Me shkurt e me sakte nuk ka ku te veje shkrimi e prape e gjete si ta besh lemsh e koqe!

  4. XheJ eN Bi says:

    Detari….
    Nuk duhet të vije nick name detar po alpinist.
    Do më pyesësh pse alpinist .Që të jesh detar është të jesh në mes të shumë qytetarëve,kurse të jesh alpinist do të thot të jesh mes maleve,ku do shohësh tek tuk ndonjë njeri dhe më të shumtë kafshë .Me këtë nivel mendor që ke besoj se je rritur maleve me bagëti dhe arsimin e bëre vetëm sa të mësosh të shkruash e të lexosh.

  5. Mos Pyet Shume says:

    E ke qare, vetem ate paragrafin e trete nga fundi mund ta kishe evituar, se sikur s’vete hic me pjesen tjeter te shkrimit, qe merret me “te penduarit” dhe kumuriet qe i mbajne ison. Si mund te jete e drejte protesta? Apo te doli nga mendja qe “te penduarit” pervec vjedhjes se votave kane gjynahe me te renda qe nuk lahen me nje pendese, dhe qe “vjedhja, korrupsioni, padituria, dhe tere te keqiat e tjera”, sikurse shprehesh, jane vetem nje sebep per t’i vene flaken ketij vendi, vetem qe te zhdukin gjurmet e paudhesive te tyre.

  6. Iliri says:

    Bravo shume bukur e shume I goditur shkrimi juaj Vetem ne Shqiperi ndodhin paradokse te tilla Vetem ne Shqiperi Zonja e pare pranon te ndahet nga burri e le ate te shkoje jashte si I ve POR ne asnje menyre te ndahet nga burimi qe i siguron jo vetem vjedhje votash,por vjedhje shqiptaresh vence ,vence e tani luan rolin e Lajes se socializmit

  7. Albert says:

    ” Eshte si te vihet djalli ne krye te nje levizje per drejtesi,dhe te pastroje boten nga mekatet” shume bukur. No koment!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje