Nga Lorenc Vangjeli
Kurrë ndonjëherë më parë një kryeministër shqiptar nuk është shërbyer kaq shumë nga kundërshtarët e tij. Asnjëherë më parë një kryeministër shqiptar nuk ka marë një dhuratë kaq të papritur nga opozita e tij. Paketimi me fiongo i mandateve, radikalizimi i skajshëm i jetës në vend, kërcënimet dhe kërkesat ultimative dhe mosbindja civile në sfond, e zbritën Ramën me këmbë në tokë dhe në paradhomën e purgatorit, por nuk e kanë shtynë në ferr. Opozita e bashkuar shqiptare ka dhënë Ramës një betejë, në të cilën, i vetëm kundër të gjithëve, ai ka shanset më të mëdha se kurrë për të fituar sërish dhe gjithçka, edhe nëse do të jetë i vetëm deri në fund. Klepsidra tashmë është përmbysur dhe koha që deri dje ishte armikja kryesore e pushtetit të Ramës, sot është bërë aleate e tij për rikonfirmim.
Kjo javë e stuhishme i dha rradhën kryeministrit të përgjigjet. Duket se ai ka hequr dorë nga llogaritë me opozitën e re OMGJ që po hyn në parlament; ja ka nevojën në formë asaj, por në thelb e përbuz dhe do ta injorojë vazhdimisht. Prova e parë u bë sepse Rama dëshmoi se llogaritë po i bën me opozitën legjitime që është jashtë parlamentit. Të premten, me endjen e pandashme të stilit të tij, atë që i eci me studentët, Rama ftoi Bashën e Kryemadhin: “Kur do të flasim”? Dhe ky është vetëm fillimi në kërkim të një ekuilibri të ri.
Sepse edhe pse Rama vazhdon të jetë legjitim nga pikpamja kushtetuese, nga këndvështrimi politik, ai është cënuar në legjitimitetin e tij moral. Pas gjyqësorit të mangët, edhe pushteti legjislativ është gjymtuar dhe dërmuar. Kjo disbalancë në frymën e kushtetutës dhe në thelbin e vetë sistemit, e ka bërë Ramën më të dobët se kurrë, ja shndërron të djeshmen në një citat të mërzitshëm, por në mënyrë paradoksale, i ka dhënë një epërsi morale që nuk e ka pasur kurrë më parë në raport me kundërshtarët e tij. Atë lloj epërsie që nënvizuan me rradhë të gjithë të huajt që kanë folur për Shqipërinë në këto ditë.
Në këto zara të hedhur në fushë, Rama i ka të gjitha mundësitë të bëjë hapin tjetër. I duhet vetëm të zgjedhë në dilemën e tij: të dëshmohet i dobët si Berisha i prillit të 2013-ës që mori mercenarë për të mbajtur në këmbë maxhorancën që i ra apo të rikonfirmojë maxhorancën e tij me një gjest të fortë politik? Një gjest që do të bënte përfundimisht diferencën e tij më gjithë të tjetët dhe do të dëshmonte në mënyrë vendimtare se ai refuzon të vendosë raport anadollak me pushtetin për hir të pushtetit.
Ramës në këtë rast i duhet të zgjedhë mes ultimatumit të “armiqve” që i kërkojnë pandershmërisht ndeshje të parakohshme elektorale dhe këshillës së “miqve” që i lëvdojnë shifrat e 2017-ës si të mjafta për të mbajtur zyrën e kryeministrit deri në 2021-shin.
Rama është i dënuari i parë që duhet të shmangë spiralen e krizës dhe është përgjegjësi kryesor për zgjidhjen e saj. Cili mund të jetë akti i rradhës që do të ishte oferta pothuaj e vetme për të shmangur destabilitetin? Cila mund të jetë ftesa e kryeministrit që do t’i jepte në të njëjtën kohë shëndet edhe standarteve të demokracisë? Fillimisht dialogu!
Me vullnetin e pandryshuar dhe të sinqertë, të hapur dhe domosdoshmërisht transparent për opozitën reale të vendit.
Me kushtin e vetëm që dialogu duhet të zhvillohet pa asnjë kusht.
Me lutjen për demilitarizimin e gjuhës dhe demotimin me shpupulosje të skifterëve të të dy palëve.
Me përpjekjet maksimale për të shmangur në çdo rast e me çdo mënyrë të destabilitetit të vendit.
Rama, por edhe Basha e Kryemadhi dhe gjithë ata që janë pas tyre duhet të rikujtojnë se dhuna është e verbër. Dhuna është zjarri që ndizet në mes të varkës që është në det; të ngroh në fillim, por pashmangshmërisht e çon në fund të detit varkën, varkarin dhe varkëtarët.
Dhuna mund të rrëzojë qeverinë, por do të përmbysë në të njëjtën kohë edhe vetë opozitën. Në demokraci, qoftë dhe në një pothuajse demokraci si Shqipëria, dhuna mund të jetë një mjet absurd që mund edhe të mbajë apo të japë pushtet, por nuk është kurrë në gjendje të ndërtojë shtet. Në Shqipërinë e sotme është marrëzi të mbahet pushteti për të qëndruar në zyrë, por duhet shndërruar vullneti i qytetarëve në mënyrë qeverisjeje.
Dhe nëse gjithçka nga këto hapa nuk risjellin normalitet, më mirë herët se vonë, më mirë me “dëshirë” sesa me detyrim, Rama ka mundësinë për të shfrytëzuar rastin e artë që i dhanë kundërshtarët për katarsis. Duke qenë në pushtet, ai mund të rifitojë pushtet në mënyrë paradoskale, edhe më të fortë se më parë, pikërisht në momentin kur ai kufizon pushtetin e tij.
Duke i provokuar ai vetë zgjedhjet e parakohshme. Njëlloj si në 2017-ën kur ai mori mandatin e dytë pa u ballafaquar në asnjë çast me procesverbalin e katër vjeçarit të tij të parë, në fushatën e kesaj rradhe, ai mund t’i verë shqiptarët të zgjedhin jo për programe e strategji qeverisjeje, por për zgjedhje mes rregullit dhe kaosit. Në këtë mënyrë Ramës nuk do t’i përmendin më as Cannabis-in e Tahirit dhe as votat e grabitura të Dakos.
Zgjedhjet e parakohshme nuk janë as dramë dhe as traumë. Në epilog të kësaj historie me shumë të panjohura, kryeministri legjitim Edi Rama mund të sprovojë të rimarë edhe legjitimitetin moral të cënuar nga rrëzimi i njëanshëm i parlamentit. Duke pasur të gjitha shanset që të fitojë! Sepse si askush para tij, ai do të jetë një kryeministër që kërkon votën jo duke premtuar, por duke paralajmëruar.
Në një rrjedhë logjike të ngjarjeve, me gjithë ndërkombëtarët kundër dhe me nevojën ulëritëse të publikut për qetësi, duket se njërës palë do t’i ndodhë si në atë thagmën e pavirtytshme që i këndohet me ironi një krahine krenare në Juglindje të Shqipërisë, për të ngratët kolonjarë që për tjetër u nisën dhe në tjetër gjë u bitisën!
Rama e kupton një gjë të tillë. I duhet vetëm që të zgjedhë mes ultimatumit të “armiqve” dhe këshillës së “miqve”. Duke kuptuar edhe se demokracia, si sistem sjelljeje dhe të menduari, është veç të tjerash edhe procedurë, siç do të këshillonin ndërkombëtarët, pala e tretë në konflikt dhe aleat me kryeministrin tashmë.
Dhe vetë demokracia është njëlloj si seksi, për të marë një shembull që të kuptohet më mirë se çfarë po ndodh. Me dhunë e ngut akti i Adamit quhet përdhunim, me nge dhe qetësi quhet dashuri! Varet çfarë do të zgjedhin tre palët në sherr, ndërkohë që Shqipëria pret me ankth në krevat.
Vertet zgjedhjet e parakoheshme nuk jane as drame, as traum por jane tragjedi e cila nuk dote marre fund.Turp per ju qe perkrahni kete bande kriminelesh ne grahmen e fundit dhe doni ti jepni shans te shkaterrojne dhe kete pak perparim qe behet.Te erdhi gje supa mbrapsh?
Si keshilltar i Metes e ke bere kete more Vangjel prit deri ne 2021 dhe atehere le ta provoje prap Meta me Saliun nese jane te lire dhe nuk i ka plasur SPAK ne burg.
Turp te kesh more Lorenc Vangjeli,per mendjen qe ke dhe per hilen qe na jep per zgjedhje te parakohsheme.Kurre zgjedhje te parakohsheme,sepse Rama dhe qeveria e tij eshte e veotuar me nje mase te madhe te popullit. Zgjedhje te parakohsheme i do Berisha me Bashen,Meta me Moniken se jane humbesit.Ata nuk fitojne kurre sikur edhe 100 here zgjedhje te parakosheme te behen,por ata dua rremuje,destabilitet qe te pengoi qeverine te punoi,dhe te pengojne reformen ne drejtesi si dhe negociatat per ne BE.
Ik mor mut. Maskara. Na kerkoke dialog dhe zgjedhje te parakohshme! Te dika bytha ty. Gjoja per te miren e Atdheut. Kush jane keta idiote qe publikojne shkrime te tilla, te shkruajtura nga defiçiente kronike, te etur per emer dhe lavdi. Keta te ashtuquajtur analë nuk ia kane qelluar asnjehere deri me sot ne parashikimet e tyre. Si ky krriçi Vangjel, po ashtu Lubonja, Zheji, Bushati etj etj. Keni gjetur profesion te mire per te jetuar ne Shqiperi! Shoqeria shqiptare ka nevoje sot per drejtesi, jo per pazare. Te gjithe, qe kane vjedhur dhe vrare, prapa hekurave, dhe jo ne sallen e parlamentit. Duhet ndryshuar edhe ligji Rama – Berisha i vitit 2008 qe ka marre peng demokracine shqiptare. Dolen plehrat qe kerkojne gjasme paqe, dashuri, dhembshuri, mirekuptim per te ardhmen e kombit dhe profka te tjera. Qe llumi te zeje llumin. Qe ata qe u bene milionere duke e shkerdhyer Shqiperine te mos u hyje gjemb ne kembe, por te vazhdojne ta trashegojne pasurine me breza! Ah çpo me sjellin mallin per Enverin keto vemje. Vetem ai u vinte hakut kermave si ketyre qe sundojne dhe mashtrojne sot. Por jam i sigurt se edhe ne nje rast te tille imagjinar do te ishin po keto plehra qe do zinin rradhen te paret ne hyjnizimin e diktatorit dhe ne rrahjen me terbim te shuplakave!
Lorenza, kurva me e devotshme e Rames.
Ti i pafytyre je turpi i vetvetes.Perpara se te tentosh te besh gjoja gazetarin behu njeri o idiot.Nuk je gje tjeter vecse jashteqitja e nje superhajduti e injoranti te deklaruar qe pret per tu denuar.Mos rri nen hijen e rrapit se do te behesh viktime e pare e gremisjes se afert te tij.
Po pse shkruan kot Ore qelbesir qe mban ere nga larg,qe je qelbesir,i kalbur,imykur si nga trut ashtu edhe nga shpirti
Kurva ,kurve dote ngelet gjithe jeten e tij
Llogjika qe perdor Lorenci ne kete analize, me duket me interes. Vajtja ne zgjedhje te parakoheshme e ndermare nga vete Edi Rama, eshte nje interpretim qe nuk duhet kuptuar si “terheqie nga frika” e akuzave bajate qe ben opozita, por si nje veprim prej vizionari te cilit nuk i mungon, pavaresisht abrashlleqeve te rastit. Kjo do te thote se, para interesave te dites, te ushtrimit te pushtetit legjitim qe ka mazhoranca dhe personalisht Rama, mund te mare perparesi interesi madhor; stabiliteti i Shqierise. Sido qe ka ndodhur, kur opozita ka bere “vetvrasje” duke djegur mandatet e deputetit per qejf te Sali Prapshtines dhe pavaresisht qe parlamenti mund te funkionoje edhe keshtu, nje problem moral dhe politik ekziston edhe per shumicen. Ndaj, ja vlen qe Rama ta ndermare vet hapin e zgjedhjeve te parakoheshme, hap qe askush me pare nuk e ka mare ne kushtet e nje mazhorance solide. Dhe me siguri qe ai do te dale me i respsktuar dhe me i votuar nga opinioni shqiptar por dhe me i respektuar edhe nga nderkombetaret. Veçse, jam i sigurt qe kjo opozite jo vetem qe nuk del e fituar, por do te kete humbje edhe me te rende, te cilen Lorenci e quan “armike” ne thonjza, por me e pakta eshte “dru i shtrember”. Sigurisht nje hap qe duhet te hidhet jo nen presion, jo me kushte dhe jo me kercenim siç ben opozita me ne krye plakun Mere (Sali Trapin). Gjiithesesi, besoj se Edi Rama po mendon edhe per kete rrugezgjidhje. Respekte Lorenc, te pakten per kete rast.
Edhe Lorenci ka filluar ta lëvizë bishtin si rruspiat ,por është më i sinqertë me integritet se legeni Artur Zhej dhe llumi tjetër i kazanit Saliut dhe Monikës ,opinjonistve të KLanit të Fevzo çërozit dhe F.Balliut legen që 29 vjet hadh vetëm halm ata opinjonistë e kan trashur zullumin nuk dëgjohen me veshë nga populli ,.këtë e di mirë..Por ka të ngjarë që tani e tutje të gjithë këto opinjonistë të llumit e kan kapërcyer prej kohësh kulmin e poshtërsisë dhe dizinformimit të popullit ,jan drejt perendimit për të mos u dukur më,kjo do ta lumturonte popullin e ndershëm .
Le ta shohm këtë ecuri së pari me këto opinjonet e njëanshme të llumit e të kazanit kundër E.Ramës nëpër TV për protestat e dhunshme që po bëjnë ,çdo ditë opozita shkon drejt greminës hadh nga një lopatë dhe sipër vetes për të mos dalë më në sipërfaqe .
Doli dhe ky fyelli I Likes te jape mend
Ore moderator i temës mos fli gjumë botoje opinjonin e fterit se nuk ju vret por ju shëron .
Po skemi pune tjeter ne shqiptaret,qe sa here ti cohet ai miku opozites,ne te shkojme ne zgjedhje,po pse ky popull kujtoni ju se eshte budalla dhe shkon me mend tuaja,keta e thone cope,qe nuk mund ta mundin Ramen me votadhe kjo qe thone keta nuk eshte as e re,as e paditur,ju te gjithe silleni e perdridheni neper studio dhe asnjeri nga ju,nuk merret me thelbin e problemit,Edi Rama eshte ballafaquar me opoziten e sotme,ne zgjedhje te pakten 7 here dhe te gjitha betejet i ka fituar,Rama e gjeti tiranen hale,dhe e beri te lakmushme,sa arriti te behet dhe kryebashkjaku me i mire i vitit,si publicist e gazetar,desh i moren jeten,keta qe jane sot ne opozite,se argumenti dhe analiza qe bente per keta plehra ishte e pa perballushme per ta dhe keta qe bertasin sot,kishin frike nga e verteta,po ashtu gjate qeverisjes se tij,ne gjithe qendrat urbane,ka krijuar nje identitet te tyre dhe shume e shume gjera te tjera,po pa dyshim ky vend ka shume probleme,te cilat dun kohen e tyre qe te behen
Rama gjithmone ne momente decizive i ka hapur rruge Berishes. Nuk shoh arsye perse ta lajkatosh kaq shume.Nuk ka asnje gjase qe Rama mos neneshtrohet.Zgjedhjet parlamentare do behen ne vjeshten e 2019 (me sakte ne 16 Tetor per ditelindjen e Sali Berishes dhe Enver Hoxhes . Parisi u mor pa lufte,kjo vlen gjithmone ne perballjen mes dhunes dhe arsyes:Fiton dhuna,te pakten per nje periudhe tranzitore .Fiton Saliu te pakte deri ne ditene Votimit ?
Pra me qi Shqipërinë këta të tre qenka puna e?! Pallosh gazetar. Qenie inferiore. Low life.
Ne populli poshtë mendojmë ndryshe zotrote vangjel! Po ja na shkon mendja se kjo vlla vrasja a lufte civile si thoni ju lart ka nja dy arsye që po vërdalloset këtej nga anët tona. E para që si duket po jua përvëlon menderen është ref.në drejtësi,apo si kan vën edhe një llagap Spak ia thonë koçidencë apo jo por ngjason me spaç e tmerrshme sa afër spak spaç!. E dyjta janë kto dreq negociata afër ë ato kurrsesi nuk mund ti hapë ky i gjati . Të them të drejtën kët pjesën e gjatësis se kuptojmë por ja qënka goxha arsye për të rrëmbyer kallashët e 97. Ja kshu o vangjo kshu! Nuk beson?Atëherē me qē je aty lartë e goxha kalem thoju a zhgarravit diçka si ide a mendim tëndin jo të popullit që atë luftën e madhe ta shtyjmë mbas qërshorit ose në shtator mbasi të kemi nxirë mirë e mirē edhe by…n se surran sterr e kemi! Nuk na ha mortja më shumë se na ka ngrënë po të rrimë edhe 4-5 muaj pa lëftuar si trima njëri tjatrin.
Duhet te flasim shqip gjithmone, kur jemi politikane dhe gazetare, por sidomos mesues. Shqipja nuk ka parashtese “de” per te thene te kunderten, por ate “ç”. Prandaj thuhet çmilitarizim, jo demilitarizim dhe çmontim, jo demontim. Se flasim per shqiptarizem dhe patriotizem, pastaj perveç cdo gjeje, shkaterrijme gjene me shqiptare te shqiptareve, gjuhen shqipe.
I ke dale perkrah Mona Baxhelles me Stil.Opinionist i Qelbur .Vjen Era Lesh e Li
Hajde Rolenc, hajde!? Sipas kesaj mendje i bie, qe meqe ketij femije te llastuar dhe inatcor nuk i plotesohen kerkesat, ai kercenon se do te thyej e djege gjithcka ne shtepi, prandaj prinderit duke u vene perball kesaj alternative, kane, s’kane duhet t’ja plotesojne kerkesen !? Ja sot ja plotesuam kerkesen, po neser? Duke u stimuluar nga kjo, ai te nesermen perdor te njejten taktike, prinderit duke pare se femija eshte bere teper kembengules dhe i dhunshem, per te shmangur me te keqen, perseri ja plotesojne kerkesen! Nese keta prinder do te vazhdojne te procedojne keshtu me kete bastard, me mendimin se po shmangin shkaterrimin e shtepise, nuk kane bere gje tjeter, vec’se kane zgjatur ne kohe shkaterrimin e saje. Rruga e dyte dhe me efikase per keta bastarde mbetet ajo e shtrengimit dhe e detyrimit, qe ne momentin e pare te shfaqjes, se ketyre tekave te paarsyshme per t’mos i plotesuar ato, duke ja bere te qarte atij, se keto kerkesa jane te parealizushme, pasi jane te paarsyeshme dhe jashte mundesive. Pas ketij qendrimi kategoirike te prinderve, shum shpejt ky bastard ka per te mesuar, e kuptuar, se jo gjithcka qe deshiron eshte e realizushme duke tundur kembet e duke lebetitur dynjane!
Ti Rolenc thua qe maxhoranca te pranoje zgjedhje te parakoheshme se kane per ti fituar dhe vertet i fitojne . Deri ketu ne rregull. Po ti a je i sigurte se ky “femije bastard” do te ishte dakorde me kete zgjidhje qe do ti jepte sovrani? Kush te garanton ty se edhe pas ketij verdikti ky ” femije bastard” nuk do te fillonte te njejtin avaz, duke therritur e uleritur, e duke tundur kembe e duar, qe ta degjoje gjithe dynjaja, se cfare “padrejtesie” po i ben sovrani? Ky ” bastard” keto lebetitje do ti pushonte vetem atehere kur ti thoshin! Aman te keqen pusho se do ta japim pushtetin. Rolenc! Kjo eshte mendja qe po na jepe?
O Lorenc ! Vetem se nuk na shpjegon dot ç’do te ndodhe pas ketij hapi . Ta zeme se Rama do veproje keshtu. Jep ok per zgjedhje te parakohshme . Dhe siç e thua ti , po edhe 80% e elejtoratit , i fiton ato zgjedhje . Po pastaj , pastaj nuk na e thua vazhdimin . Çfare do ndryshonte te Saliu , Lyl-i , Mona+presidhjeri ? A nuk po i lene mandatet pikerishte per kete ? Sepse Rama thua ti , del me i forte , fiton perseri. Po ata kete nuj duan . Qe pushteti mos buroje nga vota, por nga dhuna ne rruge . Ne nje zanat ka edhe keshtu . Ka pridhime te mira qe dalin ne treg . Po ka dhe skarcitete . Ky shkrimi yt psh, eshte nje nga ato skarcitetet e shumta te kazan kadrinjve . Megjitheqe krye kadriu eshte Bushati . Pas tij vijne Zheji , Ca shkalle ne poshte jane kadrinjte e pedes . Kurse Lubonja nuk hyn ne kete kategori . Lubonja eshte thjeshte i rrjedhur . Dhe nje konstatim . Mqs media eshte pushteti i katert , i bie qe 25% te traumes shqiptare e keni shkaktuar ju anal-istet e kazanit berishiste .
Zoti Lorenc!
Cfare eshte termi “armiq” qe perdor ne kete shkrim?
“kundershter” e ke perdodur disa here dhe kjo eshte fjale e drejte per kur i referohesh opozitesh
Zgjedhje te parakohshme? E psee?Cfare do ndodh? a nuk do e marrin pushtetin e ri ,po te njejtet?Ne se do e marr pushtetin opozita,kush do jene udheheqesit? A nuk do jene ate qe ishen? Me cfare do bejne permbysjen e situates,Kane ndonje thesar dhe nuk e dime ne ?Do presin ne bange dollar me bollek,do ngej rrogat dhe pensionet? do ul apo do heq taksat,spitalet do jene falas,universiteti falas,do hapen qindra mijra vende pune???Ku do ta gjejne hazinene me para,per ta zbukuruar shtetin,per ta bere si me magji si Zvicra?….Eh more njerez:Premtimet jane puna me lehte ne bote! Te dalish ne fushate me premtime eshte si te dalish ne lufte pa armatim!
Opinionistet … qen stani !
Ushqehen me kocka dhe mbeturina, te leshuar qellimisht per te orientuar kopene ne ate drejtim qe u intereson padroneve te tyre.
https://2.bp.blogspot.com/-PtZ2_ovj-qw/XHuMVI25N1I/AAAAAAAAOWg/JGkdOP1SFB45a0SKF61iQJHZ14O9kdSNACLcBGAs/s1600/opinonistet.jpg
O Lorenc ziu. Me keto leksione qe te kane dhene komentuesit ketu, une do ta kisha per turp ta quanja veten analist dhe te vazhdonja te krrenja shkrime! Te pakten per 20 vjetet e ardhshem. A e kupton mor i shkrete sesa kokebosh qe je?! Lumi qe se merr median shqiptare kur shkruajne edhe njerez si ty!
Opozita dhe mbeshtetesit e saj kerkojne zgjedhje te parakoheshme dhe nje qeveri tranzitore qe ta coje vendin ne zgjedhje, por jo Rama kryeminister!? Bukur keto jane kerkesat e pakices e cila cuditerisht kerkon ti imponoje shumices absolute kushte!?
Perballe nje precedenti te tille, kjo pakice mendon se ka te drejte te vendos kushte!? Per nje moment po e marrim te mireqen kete kerkese te pakices. Ne kete situate te krijuar pranohen edhe kushtet e pakices, por kjo pakice a e mendon ndonjehere se kur pakica paska te drejte te vendos kushte, shumica nuk paska fare te drejte te vendos kushte? Pa tjeter qe shumica ne kete situate te krijuar eshte ne te drejten e zotit dhe me shum se pakica te vendos kushte. Me e pakta, ashtu si pakica kerkon te perjashtoje Ramen nga gara, shumica me plote te drejte do te kerkonte perjashtimin nga kjo gare te dy “lidereve” vrases te PD-s, qoftlargun dhe dylberin e tij, si dhe “lideren” e LSI -s ! Nese jane dakorde me keto kushte bujrum !