Teksa opozita ka lajmëruar protestës e radhës para Parlamentit ditën e martë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka se “Policia e Shtetit është shumë e angazhuar dhe do të zbatojë deri në fund ligjin”.
Nga Shkodra ku po zhvillohet asambleja e Partisë Socialiste, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke komentuar krizën politike është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme.
“Jemi në një situate ku policia e shtetit është shumë e angazhuar për shkak të protestave të fundit ne Shqipëri. Megjithatë deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë që ta zbatojë.
Protestuesit kanë ushtruar dhune ndaj policisë, por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur.
Ne kemi vetëm dy objektiva, ku e para në rast se ata do bejne dy hapa, policia do bëje një hap por gjithmonë ne zbatim te ligjit dhe pa pasur viktima.
Ne jemi te gatshëm që te dialogojme me opozitën, por jo te bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rruge për te zgjidhur gjithçka.
Protestat janë me grafik nga opozita, thua se vetëm ditën e enjte apo të shtune vijnë problemet. Është e pakonceptueshme se si njerëzit gjatë ditës bëjnë punën ne administrate dhe me pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet ne Tirane”- tha Lleshaj. (TemA)
Mire o minister por me mire akoma nqs i ben deklaratat me permbajtje sa me larg atyre te partive!
Ore pse i dèrgoni Policat “Mish pèr Top” tek KRIMINELÈT dhe HAJDUTËT e DOGANAVE të PD dhe LSI , dhe POLICIA duhet të durojë SHKOPINJTÈ dhe Kapsollet e KRIMINELÈVE !!!!! Ç”janë këto Deklarata more Ministër !????????!!!!!! Në qoftëse se KRIMINELÈT dhe HAJDUTÈT , qè duan PUSHTET në TAVOLINË bëjnë 1 Hap , POLICIA duhet të bëj 10 HAPA Para , dhe ti marri ZVARRË HORRAT dhe SHKATRRIMTARËT …. POLICIA në një VEND Normal të “THYEN BRINJËT” kur NUK i Bindesh .
Fusni ne burg Zenin, Berishen, Monen, Bashen dhe delet e qethura do kthehen ne kuvend.
Policia eshte sjelle me durim dhe maturi sepse duket qarte qellimi i opozites , duan gjak per te justifikuar djegjen e vendit. Por sigurisht qe do kete nje limit per revanshin e ketyre vandaleve qe jane turpi i ketij vendi brenda dhe jashte Shqiperise.
Ndoshta keni degjuar per te famshmin e viteve 60-te,Shabon Qose-n e rruges se Kavajes.Natyrisht,ngaqe ngacmoheshte shume,ndermjet te tjerash perdorte edhe shprehjen brilante : “Cfar i kushto Qeverise t`vari nga dy gongo per lagje ” !! A nuk eshte aktuale ? Lymi Tutit
Rrugecerit e Bashes dhe rrugecerit e Likes te paguajne demet e prones publike.Boll i pagoi pjesa qe punon e nderton.