Nga Spartak Ngjela
Kjo është tragjikomedia më e madhe kombëtare, përderisa ekziston si pyetje. Por sigurisht që sot shqiptarët nuk mund të dhunojnë të ardhmen perëndimore të tyre sepse një grup abuzuesish pritet të jenë nën akuzë. Këta të akuzuar rrezikojnë që të burgosen dhe të dorëzojnë të gjithë pasurinë që iu kanë grabitur shqiptarëve në mbi 20 vjet. Por nga kjo akuzë nuk do të mund të shpëtojnë dot.
Kjo dhe është arsyeja e kësaj gjendjeje të trazuar që po shohim.
Po ndërkombëtarët?
Ata e dinë shumë mirë hallin e të korruptuarëve të mëdhenj të Shqipërisë dhe as që po i përfillin fare.
Po korrupsioni çfarë pritet të bëjë?
Asgjë, do të sorrollatet për të krijuar trazira, por nuk do të ketë më fare forcë.
Po ndërkombëtarët çfarë do të bëjnë?
l.
Delegacioni i Bashkimit Europian iu tha hapur të korruptuarve të mëdhenj të Shqipërisë: “Ne nuk ju pranojnë!”. Kurse këta kanë filluar në jerm të gënjejnë poshtë e lart, por sigurisht që asnjë nuk i beson. Më në hall po duket Saliu. Ai po vjen vërdallë dhe çfarë nuk po lëshon nga goja kundër delegacionit të BE-së. Kurse kryeministri shqiptar tani po kuptohet se është zënë rob nga të vetët dhe po flet broçkulla.
Rama mendoi të ndalonte reformën në drejtësi, jo më mazhorancën, por më opozitën, sepse vetë kishte frikë të dilte hapur. Por, këta të korruptuar tani kanë falimentuar të gjithë bashkë.
Nuk ia arritën dot sado që shumë punuan. Tani shpresën e kanë te destabilizimi i Shqipërisë nëpërmjet krizës parlamentare të krijuar nga Berisha dhe dhjetë të korruptuar pranë tij. Por kjo është e pamundur.
Po politika perëndimore si do të ndërhyjë?
Tani e kanë të thjeshtë sepse Berisha dhe tabori i tij korruptiv i lëshoi vetë vendet në Parlament. Tani politika perëndimore e ka të lehtë që të mbajë sa më shumë zëvendësues nga lista PD dhe LSI, dhe me këtë parlament ta përfundojë shpejt bazën ligjore të Reformës në Drejtësi. Pastaj kuptohet se për vendet vakant që do të mbeten, do të bëhen zgjedhje të pjesëshme kudo ku këta vende ndodhen.
ll.
Menjëherë pas formimit të SPAK-ut, për faktin që do të fillojnë akuzat penale, edhe majtas edhe djathtas, sigurisht që maxhorancës socialiste do t’i kërkohet nga Uashingtoni dhe nga Berlini që të pranojnë e të zgjedhin një qeveri të re me shqiptarë të nivelit të lartë intelektual, shumica e të cilëve pritët që të vijnë nga Perëndimi ku aktualisht janë në punë të rëndësishme. Ndërkohë ka informacion që Uashingtoni ka kontaktuar një numur të konsiderueshëm të tyre.
Pikërisht kjo qeveri do të nisë ristrukturimin modern të shoqërisë shqiptare dhe do të drejtojë edhe skemën për të krijuar tregun e përbashkët Shqipëri – Kosovë; për të vijuar reformën në drejtësi në Shqipëri; për të ristrukturuar sistemin bankar në Shqipëri dhe reformën në treg; për të nxitur realisht investimet në rritjen e prodhimit industrial dhe prodhimit në përgjithësi; për reformën administrative në ristrukturimin institucional të administratës shtetërore. Dhe, gjithashtu, për të vijuar politikisht ristrukturimin demokratik të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Në fakt kjo është arsyeja thelbësore që Beogradi dhe Moska e deri diku edhe Athina janë hedhur në një sulm me veglat e veta këtu për të krijuar destabilizim shoqëror në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Në fakt kjo është arsyeja që opozita doli me tam-tame nga Parlamenti dhe po kërkon përplasje sociale të tipit bolshevik. Por është një përpjekje sa e dëshpëruar edhe e dështuar.
Si mendoni ju, pasi të dëgjojnë Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin që do të flasin hapur kundër opozitës dhe korrupsionit të të dy krahëve të politikës, a mund të ketë më shqiptar që të shkojë në përplasje sociale?
Sigurisht që jo. Do shihni se gjithmonë do ngelet në demonstrim një grusht njerëzish fanatikë partish që do të këlthasin në jerm, por nuk do të bëjnë dot asnjë lloj dëmi shoqëror.
O Zot,nuk mjaftojne sunitet shqipfoles por vatani i mjere ka dhe shume te tredhur[atheoi] si Gjeli…………!!!
”Athina apo Beogradi thote i cmenduri po destabilizojne turkoshqipfoesit!! te cilet nuk bejne gje tjeer vec kafe turke,telesehir turk,muzik turk,iftar tuk,ramazon,bajrom ,mufti e imom turk……………….!
dhe sipas te tredhurit Gjel karagjozi keta njethundrake arabe ”miqte amerikon” duan me cu m’Evrope………..!!
Ky ngjala i magjeps turkoshqiptaret…ben analiza te thella shume qe ne nje fjali shpesh permend saliun, amerikanet, tuset, alienet dhe pastaj cdo gje ka kuptim.
Aaaa sikur te futen ne burg kriminelat me kryesor Berisha Meta dhe Basha.Pastaj te tjeret me rradhe pas tyre.Vetem atehere mund te themi se u clirua Shqiperia dhe mund te filloje ndertimi i ceshtjes kombetare ne ballkan.
Sala e ka përkufizuar, ne këtë rast me te drejtë, kete personazh si Njeriu i Përallave.
Avokat; mos bej si i ditur. Shkrimet e tua Jane krejt te rendomta. Reforma ne drejtesi eshte vizion perendimor ndersa realizimi ne bashkepunim me Ramen.
Te lumte goja , Avokat.
E mer Tak;simbas parashikimit tend Berisha duhet te ishte perpara drejtesise tani,ndersa ne te vertete Berisha po tall menderen,sidomos me ty dhe teorit e tuja
U plake dhe nje parashikim apo nje analize te drejte nuk bere.
Te jesh i bindur per nje gje o i biri i Kiço Ngjeles: shqiptaret nuk do te te marrin leje ty se çfare do te bejne me kete kaste politike qe buron nga koha e babait tend.
Vendimi eshte marre: ty, Zheji, Bushati, Frangaj e te tjere, te gjithe ne kosh do te perfundoni bashke me idhujt tuaj: Berisha, Meta, Edi Rama, Lul Basha etj.
PO i nderuari Ngjela ! Ne 97 % e popullit kemi besim tek Amerika dhe Europa ,se edhe ne Shqiperi do te triumfoje e drejta. Jo pa qellim eshte angazhuar Amerika dhe Europa per te vendosur nje sistem gjyqsor te nivelit perndimor. Eshte e vertet qe te korruptuarit,apo me shqip : hajdutet,kriminelet, mashtruesit do te perfundojne prapa hekurave duke filluar nga Saliu. Iliri ,Luli me shoke si nga e djathra dhe e majta.
Po me lal po do bohet kjo qeverria me specialista ku mos ngelet kom shqiptari ne kanabistan
Po qe se Amerika tani po na i kontakton shqiptaret e rendesishem qe punojne neper bote: – e paska mare lumi kete pune o Spartak fallxhori! Sepse keshtu si shkruan ti: ca te verteta dhe te tjerat: cfar te pelqen ty? nuk behet dot shqiperia…?!
Taku fluturon me presh ne b……..Kujton se perendimoreve ju dogj barku per nje grusht Shqiptaresh moracake. Kushdo qe do te kuptoje diçka nga politika duhet te kuptoje se çfare interesa fshihen prapa shprehjeve te sterholluara per dashuri dhe miqesi te perjeteshme! Dhe natyrisht, duke qendruar me kembe ne toke, te gjeje ekuilibrat per te miren e popullit te vet. Kuptohet qe horrat, hajdutet vrasesit, shkateruesit kursesi nuk hyne ne rangun e politikaneve. Ata do te mbrojne vehten e tyre, familjen, pasurite me çdo kusht dhe me çdo mjet dhe jane te gatshem te djegin vendin per kete qellim. Mjerane jane ata qe per nje kocke i ndjekin pas dhe u besojne.
Po sikur dorezimi i mandateve nga opozita te jete nje keshille e SHBA -se dhe e BE-se, ne kembim te nje ” amnistie ” per politikanet e korruptuar te opozites ?! Opozita nuk asht e dobet. Ajo ka militant me peshe te mjaftuesheme ne Shqiperi, per me kriju nje gjakderdhje te pa riparueshme per nje kohe te gjate. Mjafton te kujtojme 97-ten.
Opozita nuk asht e marre me lane mandatet e me ekspozu veten ‘ lakuriq ‘ si qytetare i lire , e me u perballu me ato akuza qe shkruajne gazetat.
Ne politike ndodh gjithcka.
Edi Ramen mos e fut ne nje thes me kriminelet e hajdutet e bandes se sali berishes dhe lsi…o Taku…Edi Beri mire qe nuk te beri ministet ty…kaq…akoma nuk je mesusr me kete….
Ne nuk duam as USA as be ne duam russin e Putin!
Ti shkerdhate po deshe shko tek Tramp ose ke Merkel!
Ne nuk e tradhtojnë nënën ton russi!
Rama megjithse shume here me pak i korruptuar se Berisha prape nuk eshte i paster. ai nuk ka as vullnet as interes te ngreje shtetin ligjor pasi do ta pesonte edhe vete pas te tjereve. po a do tja lere karrigen nje tjetri Rama per te bere reformat?
Shume sakte por PD dhe LSI shikohet qerte qe po aktivizojne element kriminal dhe policia sidomos gjykatat ndaj tyre po tregohet shume te pa afte, keta po shkaterojne po plagosin police po prishin qetesine publike ndalohen dhe lirohen. Cfar duhet te bejne qe te denohen….
Per disa mendime qe jep zoti Ngjela jame dakord,por kur thot se Edi Rame eshte pengese per reformen ne drejtesi nuk mund ta pranoje, se ai ishte dhe eshte i pari qe ka dhen kontributin e tij per kete reforme madhore.Qartesisht kundra reformes ne drejtesi eshte Berisha,Basha,Meta dhe Monika,te cileve u ka hyre frika ne palce se kane bere krime.Por Edi Rama nuk ka bere ndonje krim si keta myteberet e pd-ke dhe LSI.
Eh more zoti Ngjela! Kemi kaq vite qe degjojme se reforma ne drejtesi do verin para pergjegjesise kriminelet e medhenj si Sali Berisha,Basha,Meta dhe Monika per krimet e medha qe kane bere,dhe deri tani nuk eshte bere asgje.Kjo na jep te kuptojme se keta nuk do te denohen kurre,pasi kane para te madhe dhe blejne ç’do prokuror e gjykates.Edhe organizmat e reja te sistemit te drejtesis qe jane krijuar dhe do te krijohen,jane po ata prokuror e gjykates qe i ka “helmuar” Saliu,Meta dhe Basha, jane akoma ne sherbim te tyre.Keshtu qe populli mezi e pret denimin e ketyre krimneleve,nuk ka per te pare ndonje dite te bardhe,se ata qe ishin dje ne fuqi,ata jane edhe sot.
Fjala jote në vesh të perëndisë!
Te tjeret ta kane fajin,te tjeret do ti nxjerrin geshtenjat nga zjarri,c’far flet ky ?
Si Enveri me Stalinin dhe me Kinen “Shqiperine e kane me bese,nje fill floku kush ta preke”
Amerika shekullin e kaluar ju tha zezakeve ne do jua njohim lirine por ju duhet ta fitoni vete ate !
Ky kerkon ti beje Amerika dhe EU. rolin e dados, “babysitting”
Pi gje ashash ky ? ne c’fare planeti fluturon,sweetdreams Spartak
Po sikur dhe Edi Rama me te tijt mqs sipas teje qenka i” korruptuar” dhe nga” frika” e reformes ne drejtesi ti dorzoje mandatet, atehere si do te bejme o i nderuar avokat ,deri sa te vijne ata qe thua ti nga Amerika ,do te jete rremuje?,pastaj ti si jurist thua qe shqiperia ka kushtetute, ka ligje per ndertimin e shtetit,mirepo ti i fut te gjithe ne nje “Thes”dhe me keto qe shkruan i ngaterron te gjithe ata qe te lexojne.Sigurisht ngaqe bashkejetojme me” Qente”rrugace jemi te gjithe me pleshta,por dhe ketu ka nje dallim te cilin te cilin duhet ta besh ne shkrimet e tua,e para eshte vendosmeria e Rames qe ky vend po qendron, reforma ne drejtesi po ec me sukses dhe e dyta njerezit kane nevoje dhe per optimizem te ndarjes se vertetes nga e genjeshtra qe dote thote Lere Ramen te qete mos u bashko me ata qe dijne vetem ta nxijne Shqiperine per interesa te marrjes jashte rregullave te pushtetit.
Shqiperia eshte memedheu i vjedhjes,korrupsionit dhe te keqes.
Kush shpreson se do vijë amerika me evropen tju shendrroje ne te ndershem,te virtytshem dhe te perparuar,
nuk ka kuptuar se vesi vdes me shpirtin.Kur te vdesin te gjithe do zhduket vjedhja,korrupsioni dhe e keqja.
Dante ka shkruajtur tek porta e hyrjes në ferr një shprehje që duhet shkruajtur në hyrje të kufirit shqiptar,
LASCIATE OGNI SPERANZA,O VOI CHE ENTRATE. Harroni çdo shpresë ju që hyni.(në shqipëri)
Spartak Ngjela eshte personi me potence te madhe juridike Ai eshte gure themeli ne demokracin e popullit shqipetar. Une di qe shkrimet e tije me karikojne me japin shprese. Poshte ata qe kane bere pazare me atdheun tone.
o lum Taku une te lexoj gjithmone se thua ca gjera te mira POR .ati as amerika nuk dini ta vini piken mbi i ceshtja eshte shume thjeshte . arresto salen dhe te tjeret rrine si pula ama si pula te lagura dhe zgjidhet perfundimisht halli i shqiperise. te kujtohet lazarati qe besonte se nuk ja mbante policise te hynte ne lazarat prandaj lum Taku ha nje pershesh me dhalle dhe mos shkruaj me
Pirdh o pirdh ,pordh me “aroma” perndimore !
Shqiptart s pjerdhin per asgjo tjeter več per lek.
Ku ka lek shqiptari del dhe pa brek.
Sikur dhe Dulla t ringjallet,po i dha lek shqiptarit,ai edhe ke Dulla falet . E thot sociopsikopolitologu Hajdar Aleks Hasanpapa
Bravo Taku ,por kujdes se nuk te marin ty per avokat kur te kete nevoje as Rama as Berisha , dhe mbete pa kokerr leku! Flm
Une quditem si ju shkojne mbrapa disa militant ktyre hajduteve opozitar dhe thojne se neve duhet me na besue e jo nderkombetaret po mire more hajdut ne po dojme drejtesi evropiane apo drejtesi qe kan bete keta opozitar ahmak budall qe sdihn cfar flasin.
Ky eshte ai zoteria qe bente thirrje per 10 000 te vrare? Ky eshte ai qe na kujtonte revolucionin Francez si rruge ku kalon qyteterimi?
Ky eshte nje zar i Rames. Sa here PS eshte ne krize, Ky e harron “ paanesine”.
Boll me kete karabush pa ide, pa bosht,pa konsistence ,pa nder.
Eshte thjesht : Djali i Kico Ngjeles.
Kjo e futi ne burg,kjo e ben publik, fakti qe eshte i biri Kicos.
Mesa duket ne Albanistan fetishi per ish petritat e komunizmit ska matre fund.
Hajde Spartak,pelivani i “fshehur” i Rames.
seriali vazhdon…
taku ne boten e cudirave!
Me vjen per te qeshur ku shume komentues nuk i duket Saliu hajdut por i duket avokat ngjela gabim.ne vendin tone te dashur hajdutlleku nuk ka ngjyre nuk njeh parti por nje gje eshte e sigurt qe kampion ne hajdutllek me saraje te dukshme se parate jane te fshehura jane,Saliu,Iliri floriri,lulushi Rama e shume te tjere.Te ishte per ne keta ndyresira per 1000 vjet nuk i gjen gje por shyqyr te huajve.