Nga Alfred Peza
Nëse do na duhet që të gjejmë antidotin e asaj çfarë politika shqiptare po përpiqet të prodhojë, nëpërmjet dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës në Parlament, ajo quhet reforma në drejtësi. ANTIDOTI është një fjalë që vjen nga greqishtja (andidoto) dhe kupton dhënien e diçkaje që mbron organizmin kundër një helmi apo substancave të tjera me ndikim negativ ose vdekjeprurës mbi të. Me këtë në mjekësi kuptohen zakonisht kundërhelmet, antiserumet, etj.
Çfarë duhet të kuptojmë më thjeshtë dhe më qartë me këtë krahasim, në rastin e zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri?
Dalja nga Parlamenti për herë të parë në historinë e demokracive funksionale të botës moderne, nga ana e partive të opozitës së bashkuar, duket se synon goditjen e zemrës së sistemit në një shoqëri pluraliste si kjo jona. Kjo goditje duke qenë kaq e fortë, e beftë dhe pa një shkak të qenësishëm që vë në dyshim legjitimitetin real të mazhorancës qeverisëse, synon kalimin e organizmit të sistemit, në kolaps.
Qëllimi është që ta detyrojë palën tjetër (mazhorancën) dhe mjekun e urgjencës (ndërkombëtarët) për ta mbajtur në jetë sistemin nëpërmjet zgjidhjeve politike po kaq ekstreme, sa edhe goditja që bëri opozita. E ajo zgjidhje nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse zgjidhja që vetë liderët e partive opozitare kanë artikuluar; marje pushteti në tavolinë, jo nëpërmjet një procesi të rregullt elektoral dhe një cikli normal zgjedhor në vitin 2021.
Po a rrezikon organizmi i shtetit shqiptar që të kalojë në “vdekje klinike” nëpërmjet këtij akti të opozitës? Në gjithë këtë strategji ekstrapolitike, për të arritur një qëllim madhor politik që do të thotë rikthim në pushtet me çdo çmim, çon vetëvetiu tek një efekt i menjëhershëm anësor për organizmin e funksionimit të sistemit demokratik dhe balancës së pushteteve në Shqipëri.
Nëse do të pranohet që të rrëzohet pushtetit legjislativ (Parlamenti), sipas parimit të natyrshëm të efektit domino radha pas kësaj i vjen pushtetit ekzekutiv (qeverisë), të cilat kanë lidhje reciproke në rastin e mazhorancës aktuale. Në një sistem demokratik funksional, garante e sistemit në të tilla raste, bëhet pushteti i tretë: Drejtësia.
Aktualisht Shqipëria ndodhet në një ndër ato të rrallat faza të historisë së saj, kur ky pushtet po rindërtohet nga e para, nëpërmjet njërës prej reformave më të thella strukturore të shtetformimit tonë modern. Pikërisht duke shfrytëzuar këtë hallkë kaq delikate e cila ndodhet në fazën e vet më kritike, opozita po kërkon që të nxitojë për të përfituar “si në të fundit lojë”, për të mos e lënë drejtësinë e re që të hedhi shtat dhe të nisë funksionimin e saj normal.
Pikërisht në këtë kolonë, në këtë hallkë, në këtë strukturë thelbësore për ekuilibrin e të gjitha pushteteve në Shqipëri, pra mbi drejtësinë e cila presupozohet që të jetë edhe garantja e sistemit, po zhvillohet lufta e fundit me kohën mes të shkuarës dhe të ardhmes. Nëse do ia arrijnë që ta ndalin kohën nëpërmjet daljes nga sistemi, për ta kapur dhe më pas qeverisur atë, atëherë kanë në dorë që ta kthejnë edhe “kohën mbrapsht”.
Shansi i madh për shqiptarët në këtë rast, është se në këtë garë opozita jonë bashkë me forca të tjera regresive, ka kundër perëndimin. Sepse reformimi i drejtësisë shqiptare, e nëpërmjet saj më pas edhe i sistemit politik në përgjithësi dhe i gjitha pushteteve të tjera në Shqipëri, është një projekt perendimor. Eshtë një projekt i SHBA, i BE dhe i gjithë progresistëve shqiptarë.
Perëndimi i ka gjetur antidotin të gjitha përpjekjeve për të provokuar artificialisht një krizë të paqenë politike që synon kolapsimin e sistemit dhe më pas, ribërjen nga e para, nëpërmjet zhbërjes së projektit perendimor për drejtësinë e re në Shqipëri. Çka do të thotë se antidoti i të gjithë asaj çfarë po mundohen aletatët tanë strategjikë që ti injektojnë në trup Shqipërisë, është drejtësia e re.
Këtë e kanë kuptuar të parët vetë shqiptarët. Kjo nuk është retorikë, por realitet. Përveç të tjerash, mjafton të mësosh se për 50 kuota në Shkollën e Magjistraturës, nga të cilët 15 prokurorë, 15 gjyqtarë dhe 25 këshilltarë ligjorë janë paraqitur zyrtarisht mbi 300 aplikime, ose mbi 6 herë më shumë se nevoja, për të kuptuar se e ardhmja ka nisur sot. Me sa duket drejtësia e vjetër po shembet, kohët po ndryshojnë dhe një drejtësi e re po lulëzon mbi gërmadhat e sistemit të vjetër!
Nuk e di pse e quani djegjen e mandateve si tërmet 9 ballë.Asgjë nuk lshtë.Disa bashibozukë hajdutë vrasës që kanë hyrë padrejtësisht në parlament po largohen me mendjen se do krijojnë krizë.Jo me këtë veprim ikin plerat dhe do futen njerzit pak a shumë të pastër dhe ata do ti drejtohen burgut me ceremoni.Zgjedhje mund të bëhen edhe nesër dhe opozita nuk do mare asnjë mandat bile edhe ato që ajo i quan të sigurte sepse veprimet e saj nuk i don askush.Pra është më keq të bëhen zgjedhje sepse partia socialistë do i fitojë gjithë vendet në parlament,prandaj më mirë kështu ata në burg dhe qeveria të vazhdojë punën deri në 2021…
Bravo xhorxh, nuk do I hiqja asnje presje asaj cfare ke shkruar. I te njejtin mendim.
Ore ca u be me ate stadiumin e Peqinit, se nuk u mor vesh? U kishe premtuar edhe nga nje pishine me hidromasazh bashkekatundareve te tu, dhe nga nje kurve kur te ktheheshin nga prashitja….
Hallall, Blanco.
Shyqyr qe pashe nje koment te hajrit, Jo partiak, pa ofendime personale, por me nje ironi mjeshterore popullore.
Nese te intereson vendi i kurves eshte bosh??
Peqini a u fut ne kupen e kampioneve
Z. Peza pergezime. Jeni nje nga zerat me te vertete te Partis socialiste dhe shkruani sakte dhe qarte ato qe jane ne te vertete.
Nje analize shume relaiste. Te gjitha perpjekjet e tjera apo analogjite per marrjen e pushtetit ne tavoline nuk jane gje tjeter vecse lufta per pushtet dhe jo shtet. Lufta e shqiptareve sic e keni lartpermendur nuk eshte te ktheje kohen pas, por te shoh me veshtrimin e qarte e te paster ne projeksionet e BE.
Te lumte Fredi!
Shqiptaret duan te shohin perpara. Jane lodhur me nje opozite qe ka hyre ne qorrsokak me veten dhe nuk gjen alternative. Kjo qe po ndodh ketu rrezikon te kthehet ne precedent ballkanik. E turpshme. Analize e perkryer z. Peza
Alfred Peza pergezime per shkrimin. Po vjen ajo qe shqiptaret kane pritur me se shumeti, vetingu i politikaneve. As djegia e mandateve, as cjerrja e zerit apo kapsollat nuk do i shpetojne dot nga reforma ne drejtesi.
Antidoti me i mire eshte qe ti te shkosh ne burg se ske justifikuar 1 miljard leke
Perendimi ka analist intelegjent!
Ata konkluduan se aresyet e djegjes se mandateve nuk qendronin ose ishin pa peshe. Atehere ata pyeten: ku fle lepuri?
Mos valle eshte ndikim rus?
Nese keshtu perendimi realizon 2 objektiva:
– pastron klasen politike pro ruse.
– dhe realizon nje veting paraprak per kete klase.
Ore ckini me Fredin.Edhe mua së pëlqen që i lyen flokët me xhek.Ose nuk e kuptoj si mundi të mbledhë 2000000 dollarë.Por ato që shkruan në shkrim i ka.të sakta. Me drejtësinë e re.Nuk do shkojnë më shumë se 200 perspn.në burg.Ama Shqipëria.do shpëtojë një herë e përgjithmonë.