Gruaja akuzon Mateo Salvinin: U tall me mua në internet

12 Mars 2019, 14:15Bota TEMA

Një grua tha se është tallur në internet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini.

Ajo ka ngritur akuza ndaj tij, duke thënë se ministri i Brendshëm provokoi një përplasjeje mesazhesh dhe ka lëshuar “kërcënime të ndyra” ndaj saj.

Giulia Viola Pacilli, 22 vjeçe, u fotografua gjatë një marshimi kundër racizmit në Milano më 2 mars duke mbajtur një tabelë që lexonte “Më mirë të jesh një burrë dhe një e përdalë sesa një fashiste dhe salviniste”.

Në marshim besohet se kanë marrë pjesë më shumë se 250 mijë njerëz. Dy ditë më vonë fotografia u nda nga Salvini, i cili drejton Lidhjen e ekstremit të djathtë, në faqen e tij në “Facebook” së bashku me mesazhin sarkastik “Ç’grua e bukur”, shkruan Guardian.

Studentja u bë objekt talljeje online, duke u vënë në lojë, me shprehje të tilla si “nëse donte të kishte të bënte shumë më tepër nga se duhet me emigrantët”. Avokati i saj, Giovanni Pintimalli, tha se do të ngrihet padi penale për shpifje ndaj më shumë se 200 vetave që u tallën online me Giulian.

1 komente në “Gruaja akuzon Mateo Salvinin: U tall me mua në internet”

  1. C says:

    Tallja qenka akt qe meriton akuze ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje