Nga Entela Resuli
Verën e kaluar, shëtitorja e Dhërmiut ishte në rikonstruksion.
Një pjesë e saj ka përfunduar, rruga për qarkullimin e makinave, ishte ende në fazë punimesh ndërsa pluhuri ishte prezent gjithandej.
Ndërsa duhen edhe një muaj nga çelja e sezonit turistik në Dhërmi nuk ka ndryshuar asgjë.
Kanale të hapur, ndonjë punëtor tek-tuk me lopatë dhe një ekskavator qëndron i heshtur, pranë plazhit me të frekuentuar të jugut.
Nuk dihet se përse punimet ecin kaq ngadalë ose nuk ecin fare, ndërsa sezoni është shumë afër.
Apo punimet do të fillojnë me intensitet të lartë njëherësh me fluksin e frekuentuesve të plazhit?!
Në fakt kjo nuk është çudi. Shpesh, ndodh kështu!
Ndërkohë do të ishte më e lehtë edhe për ata që zbatojnë projektin, të punonin në qetësi, pa prezencën e shumë mjeteve që e frekuentojnë këtë zonë.
Mesa duket, edhe këtë vit, makinat në Dhërmi do të kalojnë nëpërmjet një rruge tërësisht të amortizuar në drejtim të plazhit. “Dita” sjell këto foto ku tregohet qartë se në çfarë gjendje është rruga që të çon drejt plazhit në Dhërmi.
Vera dhe Dhërmiu
Sajtet e huaja janë të mbushura me lajme rreth Shqipërisë turistike. Dhe sa herë përmendin rivierën tonë, ndalen gjithmonë në Dhërmi, duke vlerësuar si një fshat me një ndër plazhet me të bukura të jugut. Nëse thua verë, zëre se ke thënë Dhërmi, e nëse thua Dhërmi, zëre se ke thënë verë! Ky fshat turistik ka aq shumë arsye për të qënë simboli i stinës së nxehtë në vendin tonë, sa është e vështirë të mendosh një sezon plazhi të plotë pa u zhytur të paktën një herë në ujërat e Dhërmiut.
Përballë detit lumturia është një ide e thjeshtë dhe është pikërisht deti arsyeja kryesore se përse çdo vit me mijëra turistë shqiptarë e të huaj, zgjedhin Dhërmiun për të kaluar pushimet e tyre. Tonalitetet e blusë së kthjellët, sportet ujore e rrezet e diellit, e bëjnë detin e Dhërmiut një ide të thjeshtë lumturie, që mund të jetohet nga kushdo.
Jeta e natës në Dhërmi
Si Dhërmiu, ashtu edhe fshatrat e tjerë përreth të Palasës, Drimadhesit apo pak më tutje Jalit, kanë disa nga lokalet më në modë verore të jetës së natës në Shqipëri. Të rinjtë e kryeqytetit duket se zbresin të gjithë këtu, e bashkë me ta, vijnë gjithashtu klubet e Dj më të mirë që e ndezin atmosferën dhe i japin jetë natës.
Kishat shekullore
Shpesh të lëna në harresë nga turistët për shkak të binomit të pakonkurrueshëm det dhe diell, kishat e Dhërmiut kanë të gjitha karakteristikat e nevojshme për t’u eksploruar e për t’i dedikuar kohën e nevojshme. Mjafton të përmendim kishën e Manastirit të Panaisë ndërtuar në shekullin e XII, e njohur dhe si kisha Mbretërore pas vizitës së bërë nga e bija e perandorit bizantin Aleksi I Komneni, për të kuptuar se kishat e kësaj zone janë të mbushura me histori, vlera kulturore e arkitekturore.
Ka nja kater vjet qe jane disa shtylla ndricimi te shtremberuara dhe thuajse te rrezuara dhe sot te shkosh ashtu i shef…. sikur nuk ekziston asnje punonjes bashkie. Nje menaxhim skandaloz, pa pike pergjegjesie , turp
Per delet qe do vine te lene leshin… zbrazin zhepat ,simbas kryeministrit, perbukuri jane,, nuk meritojne me shume.. Portokallet e beharit do ishte emri me i pershtatshem per chepe mbushurit…
nami jashte e pordha brenda
Shqiperi ojjjj leshi arabi qysh te beri sala per mjerim eeee kukunana jem qka i keni ba ati veni qe ua la enveri kopsht botanik e e bat ven deponimi tulla e berllog.
Jo,por eshte gati per pritjen e lopeve.
cop cop ..shteti ka ngordhur nuk ekziston
Po normal qe keshtu do ndodhte, ne ate copez Shqiperie agjenturat greke brredhin te lire dhe te pashqetesuar nga Sovrani…besoj keto jane lojera te ndyra per ti prishur turizmin atij vendi. Jemi ne 2019 edhe ne Dhermi Himare kur flet shqip te shikojne me inat edhe nuk te sherbejne, imagjino cfare shteti te fuqishem kemi. Ata kane shitur prapanicen per nje pasaporte greke dhe punojne pastrues ne dimer ne hotelet greke, edhe kthehen ne shqiperi si Grek pronar te vendit tone. Tmerr!
qe kur toka himariote eshte toka jote ??? kush ta dha ? shko gris bythen ne turqi
I vetmi hotel qe quhet me te vertet Evropian eshte ai i gerveneve dhe quhet Splendor.te gjithe politikanet kurva dhe robqirat ministra e kane pa leke ngrenie qirje fjetje nga pragdhjeret spiuna gervena
Budalla tamam. Bakllava me sheqer o turk.