Mesazhi i Francës për kapitalizmin është i thjeshtë: Përshtatu, ose vdis

19 Mars 2019, 09:59Bota TEMA

Nga William Horobin  – Bloomberg 

Franca po lëshon një alarm për ekonomitë e përparuara të botës: kapitalizmi po i dëmton.

Presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i tij i Financave, Bruno Le Maire, po përdorin presidencën franceze të G7-s për të argumentuar se sistemi ushqen pabarazinë, shkatërron planetin dhe është joefektiv në arritjen e qëllimeve në interesin publik. Vendi ka përjetuar tashmë disa nga pasojat e para të lëvizjes së “jelekëve të verdhë” që shpërtheu në fund të vitit të kaluar.

Atje po ecet drejt një riformatimi fiskal që përfshin taksat minimale të përgjithshme dhe taksa më të larta për gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Facebook. Ka një jehonë të kësaj te socialistët demokratë të vetëshpallur në SHBA dhe në zyrën e kongresistes Alexandria Ocasio-Cortez, të cilët javën e kaluar thanë se “kapitalizmi është i parevokueshëm”.

“Nëse nuk shpikim një kapitalizëm të ri, zgjidhjet ekonomike absurde do të fitojnë dhe do të na çojnë drejt recesionit”, tha Le Maire në një intervistë në fund të muajit të kaluar.

Shembull kyç për të është Italia, ku qeveria populiste erdhi në pushtet duke përdorur një valë zemërimi publik. Shumë shpejt ajo hodhi poshtë rregulloren mbi përgjegjësinë fiskale, i rriti yield-et e obligacioneve dhe uli besimin, duke ndihmuar për ta shtyrë ekonominë drejt rënies.

Në moshën 49-vjeçare, Le Maire është ministri më i ri i Financave në mesin e homologëve të tij në G7. Ambiciet e tij të mëdha gjithashtu përfshijnë luftimin e pabarazisë në të ardhura, fuqizimin e qeverive për të ndërhyrë në ekonomi dhe detyrimin e kompanive për përgjegjësi shoqërore, duke ndarë më shumë nga fitimet e tyre me punëtorët.

Ndërsa disa masa të pabarazisë në të ardhura kanë rënë, FMN-ja thotë se kjo reflekton rritjen në shumë ekonomi në zhvillim. Shumë prej tyre ende mendojnë se nuk po marrin një pjesë të mirë për shkak të pabarazive të pagave, përqendrimit të madh të pasurisë dhe niveleve të varfërisë në punë.

Thirrja e Le Maire-it “nën armë” është reflektim i një paniku të përhapur në demokracitë perëndimore lidhur me zemërimin e votuesve. “Pickimi” i ardhshëm mund të vijë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj, kur politikanët euroskeptikë janë të vendosur për përfitojn më tej nga situata.

“Kapitalizmi funksionon kur shumë njerëz kanë shansin për të vepruar në mënyrë të arsyeshme në treg”, tha Raghuram Rajan, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Indisë, i cili ka shkruar një libër mbi “komunitetet” dhe rikonceptimin e kapitalizmit. “Ne kemi humbur 10 vjet që nga kriza financiare, duke mos u përqëndruar në këto gjëra dhe duke shpresuar se stimujt njëri pas tjetrit do të nxisin disi rritjen”, thotë ai.

Në Francë, përgjigjja e qeverisë ndaj “jelekëve të verdhë” ishte për të hedhur para për problemin, por ka pasur gjithashtu një ndërgjegjësim se vetëm kaq nuk mjaftonte.

Macron, me një diferencë të ngushtë me Marine Le Pen të Bashkimit Kombëtar, nisi atë që e ka quajtur “debati i madh” kombëtar, në kuadër të të cilit, ai vetë dhe ministrant, dolën nëpër qytetet e vendit për të dëgjuar problemet e frnacezëve.

“Nuk mund ta luftosh populizmin me premtime të njëjta”, thotë kryeekonomisti i Societe Generale, Michala Marcussen.

Le Maire i ka bërë llogaritë gabim edhe më parë. Para dy vitesh, si një drejtues shpresëdhënës për qendrën e djathtë, Les Republicains, ai propozoi një version të kontratave gjysmë të paguara të Gjermanisë me kohë të pjesshme të njohur si mini-vende pune, të cilat ai besonte se, më së paku, do t’u jepte njerëzve një punë dhe do të ulte papunësinë.

Tani edhe vetë ai e pranon se ky ishte një një gabim. Ai u “rrëzua” nga zgjedhjet primare presidenciale me më pak se 3 përqind të votave.

Pra, tani ai po mbron politikat që i japin rëndësi punësimit. Një projekt-ligj në parlament ka për qëllim të përmirësojë skemën e ndarjes së fitimit, të shpikur nga Charles de Gaulle, dhe gjithashtu mund të detyrojë kompanitë të publikojnë pagat mesatare për të qenë transparente në lidhje me pabarazitë.

“Nëse duam që kapitalizmi të na mbajë bashkë, puna duhet të paguhet më mirë”, tha Le Maire. “Vjen një moment kur punëtorët nuk do të tolerojnë më”.

Krahas ndryshimit të marrëdhënieve midis punës dhe kapitalit, Le Maire gjithashtu dëshiron një rishikim të lidhjeve midis shtetit dhe kapitalit.

Por kjo vjen me kundërefektet e veta: ai dëshiron t’u pengojë fluturimin gjigandëve të teknologjisë globale, ndërsa përmbys ligjin e konkurrencës për të lejuar krijimin e kampionëve evropianë. Pikëpamja e Le Maire-së është se ka pak zgjedhje nëse Evropa nuk dëshiron të jetë e varur nga gjigantët e SHBA-së apo kinezëve.

“Për të financuar këtë model të ri kapitalist, na mungojnë paratë, kaq e thjeshtë është “, është shprehur ai. “Është shumë mirë të thuhet se do të jemi në gjendje të ndryshojmë kinezët, por mendoj se mbi të gjitha duhet të jetë fakti se si kinezët do të na ndryshojnë ne”.

(TemA TV)

4 komente në “Mesazhi i Francës për kapitalizmin është i thjeshtë: Përshtatu, ose vdis”

  1. une says:

    Kapitalizmi eshte sistemi e i duhet botes! Por edhe sistemi vjetersohet me kalimin e viteve dhe me ndryshimin e mentalitetit te njerezve! Prandaj edhe duhen gjetur zgjidhje te reja dhe efikase! Por njerezit e pasur po behen me te pasur dhe te varferit me te varfer! Po shuhet shtresa e mesme qe eshte baza e jetes kapitaliste qe lidh te pasurit me te varferit! Pra mundesia qe te jetojne te gjithe mire ne kapitalizem do te shmangte revolucionet!

  2. lisi says:

    IMPERIALIZMI ESHTE FAZA E FUNDIT E KAPITALIZMIT E PRAGU I REVOLUCIONEVE PROLETARE-ka thene i madhi LENIN.

  3. .—- BOTEN MUND TA SHPETOJNE NGA KRIZAT DHE KATASTROFAT —” SISTEMI I NDERMJEME”;
    — KY shkrim me kujton fund-vitet 80 [mbi 30 vite me pare]. — Sapo me telefononin ….”Ata te katit te trete” [ keshtu i therrisnim ne te shtabit istruktoret e komitetit te partise Divizjonit] ne vecanti Tiku, Pirua apo Vasili.. , e kuptoja , se zkonisht telefononin kur kishin ndonje debat….. per te trazuar me tej biseden apo debatin e tyre . Ne ish BS kish gati 2 vjet qe flitej per ”Gllasnost ” e ”Perestrojke” ndersa lindja, po hidhte hapat drejt ndryshimit .– Shikoja qe ATA kishin filluar te ishin shume me te guximshem ne mendime . Une , ne nje rast qe mora guximin te thosha se ”Sistemi Socialist ka mare goditje …..”, nuk i cova fjalet te plota deri ne fund , por i ndryshova ”rruges”.. Psh fjalen goditje desha ta zbus[demtim”, dhe ojo doli ”GO-DEM”, ecila prej tyre u kthye ne object humori ,”GODEM” … .Me gjith se ATA ishin shoke te mire e progresist , auto-censura ishte forma me e sigurte per tu vetmbrojtur .
    —- Pirua , .. per te konkretizuar epersine e sistemit kapitalist mbi ate socialist , dha nje shembull te ndegjuar tek Tv. Italian. Ideja ishte ; – Kur gjahtaret dalin kolektivisht per te vrare lepuj, jane shume me pake rezultative se kur dalin tek e tek, [sejcili ne hesapt te vet]. Sipas tij , kur lepurin e ndjekin shume zagare , ata nuk e ndjekin deri ne fund , por ja lene njeri tjetrit, dhe lepuri mbetet pa u vrare. … Mbaj mend qe u thashe se..’’ E ARDHMJA DO TE KRIJOJE SISTEMIN E NDERMJEME’’ . .., ME GJTHE SE ESHTE I PA PROVUAR MIRE DERI TANI , E ARDHMJA I PERKET ATIJ SISTEMI”. Por ata qe kishin mbaruar Shkollen e e partise e e te FILOZOFISE ngulmonin se bota deri tani njeh vetem dy sisteme , SISTEM TE NDERMJEME NUK MUND TE KETE..
    —– Me aq sa kishim ndegjuar ne ate kohe , flitej se me afer kesaj ideje mund te ishte SUEDIJA, , apo vendet Nordike , ose ZVICRRA. Ndersa nga pikpamja ideologjike , me afer ketij sistemi ishte KINA. KU THOSHIN SE BASHKEJETOJNE PRONA PRIVATE , ME ATE SHTETERORE. Tashti , mbas 3 dekadash kjo ide eshte bere me e prekshme, me prezente e konkrete.
    —- Ne ato vite, shpresonim se Evropa i kish te gjitha mundesite per te eksperimentuar ne Shqiperi kete lloje sistemi. Kjo edhe nga disa thashe e theme, sikur THECERI i Anglis kish thene qe;…. ”MOS U MERNI ME SHQIPERINE, LERENI PER EKSPERIMENT.”.. Ne ate kohe ky thash e them na u duk shume ogurzi. Por , duke pare ku eshte ne kompleks Shqiperija sot, e cila gjate ketytre 3 dekadave ju neneshtrua SHUME EKSPERIMENTEVE SI —- ”TERAPIA SHOK” ”CEKU I BARDHE”, ”FAJDET”…” ZGJEDHJE TE VJEDHURA”…”…97..”…”…’98…”, ” SHKATERRIMI USHTRIS DHE I SISTEMIT MBROJTIES..”’ ,..”..TRU- SHPLARJA,– CTHURJA–SHPERBERJA-TJETERSIMI I NJE KOMBI”…. [ ky eksperimenti i fundit vazddon …] …. Do te kish qene me mire te pranohej ”VARJANTI THECER , I PERMIRESUAR” DHE SHQIPERIJA SOT DOTE TE ISHTE AFER NJE ”MREKULLIJE EVROPJANE” . Do te ishte , ”KOPSHTUIJA E LULZUAR [ E VARUR ]E EVROPES MODERNE ” NE BRIGJET E ADRIATIKUT .
    …………………….
    –Kjo do te ish arritur ne se TRURI [fatkeqsisht i fishkur… ] I INTELEKTUALEVE SHQIPTARE do tu kish paraprire ndryshimeve me nje platforme te mire studjuar , ne krye te saj te qendronte motua ;..” ASGJE ME VLERE E TE DOBISHME TE MOS PRISHIM – SHQIPERINE TA BEJME ME TE MIRE E ME TE BUKUR…”’ ..etjer….. .dhe LIDERAT POLITIKE –SALI … RAMA-1 …e deri…. TEK RAMA-2 sot , do te hecnin me gjuhen e pajtimit te bashkimit.
    — KJO DO E ARRIHEJ kur EVROPA , ME TE DEERGUARUIT e saj , dot te kish ndihmuar seriozisht dhe jo duke lene shqiperine ne doren e te derguareve mafjoze, te cilet , kane 30 vjet qe paguhen , vjelin e mjelin shqiperine e shqiptaret duk bere eksperimente , [SOT LEVDOJNE E NESER SHAJN, ], dhe indirect , duke u lene doren e lire qarqeve soviniste te shteteve fqinje.
    — Cfar te keqe kish qe minierat ti kish shteti , po keshtu energjitiken, dhe disa sektore te tjere qe te konkuronte me privatin. Sitemi I bujqesis , ne vecanti fermat shtetrore, dhe kooperativat bujqesore ne zonen fushore e bregdetare , me aq sa kuptojm ish I gatshem per tu transformuar ne prona private te organizuara ne grupe. Etj etj. Me disa modifikime,mendoj se METODA KINEZE KA QENE PLOTESISHT E APLIKUSHME NE KUSHTET E SHQIPERIS.
    — DHE FATKEQSIJA ME E MADHE ESHTE SE NUK DUKET ASNJE SHENJE E NDONJE PLATFORME SHKENCORE PER TI PARAPRIRE TE ARDHMES . INTELIGJENCA E SOTME OSE KA MBETUR PA TRU, OSE ESHTE KTHYER NE GJAK -SHPRISHUR E PSHURRUR, …NE BISHT -PERDREDHUR E KURRIZ –PERKULUR.
    — T..V—NY-USA

  4. nord.al says:

    Lenini yt i madh a rrofte b….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje