Ish-ministrja e arsimit, Lindita Nikolla në rubrikën “Opinion”, në News 24, u shpreh opozita ka të drejtë të protestojë, por shtoi se dhuna nuk mund të jetë mjet.
“Këto protesta të dhunshme dhe këto akte të paprecedenta të opozitës bëjnë që të kemi një ulje direkte të konsumit. Pra goditet biznesi i vogël që Basha e Kryemadhi e kanë kryefjalë.
Investimet e huaja tronditen dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria duke ulur mirëqenien e shqiptarëve.
Opozita është në të drejtën e vet për të protestuar por dhuna nuk mund të jetë mjet. Kushdo që i bashkohet dhunës, i bashkohet regresit, rënies ekonomike, dëmit të imazhit.
Kërkesa për dialog që bëhet nga maxhoranca ka të bëjë me barazinë në zgjedhje. Ne kemi qenë të gatshëm për të nënshkruar kodin zgjedhor.
Shqiptarët e kanë kuptuar se maskat kanë rënë dhe e kanë kuptuar se politikanët e vjetër i tremben drejtësisë së re, siç i tremben humbjes së radhës. Ndaj dalin nga sistemi për të bërë prapa kthehu të rrugës së Shqipërisë.
Pamjet flasin vetë për dhunën e paprecedentë ndaj punonjësve të policisë. Përkundrazi punonjësit e policisë kanë treguar akte vetëpërmbajtjeje ndërsa turma i godiste. Është një parlament legjitim, i dalë nga zgjedhje legjitime”, u shpreh ish-ministrja Nikolla.(TemA)
u ringjalle moj hiçeee