Helikopterët e FA transportojnë 5 të plagosur në Tiranë

21 Mars 2019, 13:40Kronika TEMA
Helikopterët e FA transportojnë 5 të plagosur në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volkswagen” dhe për pasojë janë plagosur 9 persona.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se dy helikopterët e Forcës Ajrore kanë transportuar 5 prej të plagosurve të aksidentit në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktualisht gjenden nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq personat e tjerë të plagosur po marrin mjekimin në spitalin e Gjirokastrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje