Kandidatin e LSI e sulmuan me bojë para se të betohej në Kuvend, ja si ka kërcënuar Kryemadhi: Të jenë të kujdesshëm se s'ka për t’jua falur asnjeri, tradhtarë

21 Mars 2019, 10:14Politika TEMA

Deputeti i LSI, Ralf Gjoni u sulmua me bojë sapo doli nga shtëpia, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë. Ai e ka qëlluar me bojë të kuqe.

Gjoni sapo kishte dalë nga banesa e tij për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, pasi në seancën e sotme do të bëjë betimin si deputet i ri pas djegies së mandateve nga opozita.

Gjoni u shpreh se ky sulm ishte porositur nga lart.

Më herët kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka quajtur tradhtarë kandidatët nga listat e partisë së saj në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës., që e pranuan mandatin.

 “Të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t’jua falur asnjeri, tradhtarë“, shprehej Kryemadhi.

3 komente në “Kandidatin e LSI e sulmuan me bojë para se të betohej në Kuvend, ja si ka kërcënuar Kryemadhi: Të jenë të kujdesshëm se s’ka për t’jua falur asnjeri, tradhtarë”

  1. klementi says:

    Ja kush jane lesh e listat!!! Guerilas, po a thua do tu eci kjo metode. Me sa duket po perpiqen per te demtuar kete vend por sigurisht qe jo, ne asnjemenyre sepse nuk eshte shqiperia e hajduteve por e njerzeve te ndershem e punetore e jo e atyre qe nuk kane punuar asnje dite. Vetem kane vjedhur.

  2. l says:

    mona krye buqe zonja e par krye baxello

  3. rexha 10 says:

    DOLI NJE TJETER AVNI , ME GJITHE RESPEKTIN PERE AVNIUN E VERTETE ,PORE KESAJ I KA NGELUR PUSHKA NGREHUR DHE NUKE E DINE SE NE CFARE DREJTIMI DUHET TA SHKREPI MAJTAS APO DJATHTAS ,APO TIA FUSI VETES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje