May po "luan me zjarrin" me kritikat drejtuar deputetëve

21 Mars 2019, 15:23Bota TEMA

Pas akuzave të artikuluara në drejtim të deputetëve britanikëve si përgjegjës të ngërçit për Brexit, kryeministrja Theresa May po luan me zjarrin ndërkohë që duhet të bindë të njëjtët parlamentarë për të miratuar marrëveshjen e largimit nga Bashkimi Europian tashmë e refuzuar dy herë.

Gjatë një fjalimi të shkurtër në Downing Street të mërkurën në darkë, nëntë ditë nga data e parashikuar e Brexit, Theresa May është pozicionuar në krah të popullit kundër Parlamentit duke ngjallur kritikat e parlamentarëve.

‘’Ju jeni bezdisur nga grindjet, lojërat politiket dhe mosmarrëveshjet e errëta procedurale’’, deklaroi Theresa May drejtuar britanikëve.

”Unë jam në anën tuaj. Tani është momenti që deputetët duhet të vendosin’’, shtoi ajo, me shpresën për të bindur bashkëqytetarët e saj për të ushtruar presion ndaj deputetëve në mënyrë që ata të mbështesin marrëveshjen e largimit nga BE-ja.

Deputetët hodhën poshtë dy herë, më 15 janar dhe 12 mars, marrëveshjen e arritur në nëntor mes Theresa May dhe Bashkimit Europian, pas 17 muaj negociatash të vështira.

Londra kërkon një dalje të rregullt nga Bashkimi Europian, gati tre vite pas referendumit që vendosi për daljen nga BE, në qershor 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje