Juristët rrëzojnë skenarët e Metës: Dorëheqja e tij nuk e zgjidh krizën dhe nuk e dëmton mazhorancën, zëvendësohet brenda 45 ditësh

22 Mars 2019, 09:24Politika TEMA

Nëse ppresidenti i Republikës, Ilir Meta i shkon deri në fund fjalës së tij dhe vendos të dorëzojë mandatin e presidentit, diçka e tillë nuk do ta zgjidhte krizën politike.

Një interpretim të tillë e japin juristët. Sipas tyre, si fillim Kushtetuta nuk e parashikon fare që një president të dorëhiqet.

Por edhe nëse Meta e bën diçka të tillë, kjo nuk do të garantonte zgjidhje të krizës sepse zëvendësimi i tij nuk përbën asnjë problem.

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj deklaroi se presidenti mund të dorëhiqet vetëm kur është i pamundur ushtrimi i detyrës.

Duke theksuar se pas deklaratës së kreut të shtetit fshihet diçka tjetër dhe jo kriza politike, Hazizaj shtoi se Meta duhet të garantojë zgjidhjen e krizës dhe jo të ndërmarrë akte të tilla.

“Akti i dorëheqjes nuk parashikohet për këto motive, por parashikohet vetëm në pamundësi të ushtrimit të detyrave dhe funksioneve të tij.

Që do të thotë se nuk lidhet me krizën, madje presidenti është ai që me staturën që ka dhe me detyrat që ka, në Kushtetutë shërben si organizator i zgjidhjes së krizave.

Duhet të ketë ndonjë motiv tjetër që e detyron presidentin të kërcënojë duke u dorëhequr nga detyra. Nuk e uroj që të ndodhë”, deklaroi ai.

Sokol Hazizaj nënvizoi se në këtë rast e vetmja zgjidhje është respektimi i Kushtetutës dhe jo deklaratat e tilla politike.

“Është edhe rasti i shkarkimit, por kjo e dyta është pak e pamundur sepse Kushtetuta e parashikon që 2/3 e Kuvendit, ku konstatohet pamundësia e ushtrimit të detyrave funksionale të presidentit, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ne jemi në rastin flagrant ku nuk ekziston Gjykata Kushtetuese. Konsensusi i vetëm është vetëm ardhja në shtratin ligjor”, tha Sokol Hazizaj.

Edhe për avokatin Genc Gjokutaj dorëheqja e Metës nuk i jep zgjidhje situatës politike.

Madje ai deklaroi për gazetën “Sot” se nëse ndodh diçka e tillë, nuk krijohet asnjë problem sepse vendi i tij zihet nga një emër tjetër.

Duke iu referuar Kushtetutës, Gjokutaj u shpreh se në këtë rast, mandati i presidentit i kalon kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për 45 ditë dhe vijohen procedurat nga klasa politike për të gjetur një emër tjetër konsensual dhe për ta votuar brenda kësaj periudhe.

“Nuk krijohet asnjë ngërç. N.q.s presidenti zgjedh të largohet, atëherë thjesht nisin procedurat për të gjetur një emër të ri.

Nëse shohim kapitullin e presidentit e kuptojmë fare qartë që nuk ka asnjë problem.

Çdo zyrtar jep dorëheqjen, mund të jetë ministri, mund të jetë kryeministri, kushdo mund të japë dorëheqjen.

Në momentin që jepet dorëheqja, sigurisht që përdoret një shkak dhe kompetencat për ca kohë i kalojnë kryetarit të Kuvendit.

Më pas nisin procedurat nga forcat politike për zëvendëimin e tij, ndiqet e njëjta rrugë si në rastin kur kreut të shtetit i mbaron mandati.

Kompetencat i kalojnë kryetarit të Kuvendit për 45 ditë derisa të zgjidhet emri i ri dhe të votohet dhe më pas mund të kemi një president të ri”, tha Genc Gjokutaj.

9 komente në “Juristët rrëzojnë skenarët e Metës: Dorëheqja e tij nuk e zgjidh krizën dhe nuk e dëmton mazhorancën, zëvendësohet brenda 45 ditësh”

  1. timo says:

    Mona tha se ajo dhe Meta në shtëpi nuk bëjnë politikë por vetëm dashuri. Në rast se Lilua vret vetën, Mona, nga dashuria e madhe, do të vtësakrifikohet edhe ajo si Zhulieta e Shekspirit. Në këtë rast do të kemi edhe ne simbolin e dashnorëve perfekt: Lilo & Mona.

    1. opa opa says:

      AMIN!
      Ne te theodhoriut vafshin qe te dy ?

  2. Une says:

    A e shkarkoni fare ket zgjebe qe zben gje tjeter vetem i hedh benzine zjarrit. Gjersa aludon per vetvrasje seshte i afte psikologjikisht. Ne vend te ftoj palet i ben rremuje.

  3. Aqif says:

    Zgjidhja e vetme vetëvrasja!

  4. Bayern says:

    Dhe per 50 euro te mijat,qe i paguj me qef per varrimin e tij le te vare veten qe neser?

  5. Koba says:

    ma merr mendja se do te vrasin qe te Dy veten se po u afrohet Laku i SPAKUT .Daj Sami Vigjelon dhe keta Gjynaqare nuk kane shpetim Do te na Lene Pas .Ikja per Lesh e Tyre do te quhet PASTRIM

  6. rexha 10 says:

    TURPE I MADHE ,SE SI PO VEPRON KY PRESIDENTE I KETIJE VENDI.
    NE KEMBIM TE GARANCISE PER TE MOSE E RRASUR NE BURGE KERKONE TE DESTABILIZOJE VENDIN ME GJITHE KERMAT E TJERA PERFSHI KETU EDHE TE SHOQEN.I NEVERITSHEM ,DHE I PA SHPIRTE . NUKE KA GJE ME TE BUKUR SE SA TE PERFUNDONTE KESHTU FUNDI I DON ZHUANIT NE POLITIKE . TE GJITHE E KUJTOJME SA MAJTAS E DJATHTAS PER TE MIREN E VENDIT NE THONJZA ,SE CDO GJE E BENTE PER TE MIREN E MONES E FAMILJES. MAFJA E MALIT TE TOMORRIT NJERA NE BERAT DHE TJETRA NE BULQIZ EDHE MAFJA E KROMIT.

  7. ZOROOS says:

    Betim / Betohem se ne rast se Like presidenti var veten une marr persiper te gjitha shpenzimet efuneralit nese helmohet marr MONEN PER PASTRUSE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje