LSI i trembet një takimi të dytë tek e tek Rama-Basha: Ne pranojmë vetëm një tryezë dialogu, në zyrën e Ilir Metës

26 Mars 2019, 18:54Politika TEMA

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishte ditën e sotme në studion ’45 Minuta’ në Report TV, ku foli për situatën aktuale politike në vend dhe zgjidhjen e krizës mes partive politike.

Panariti tha se palët mund të ulen vetëm me ndërmjetësimin por jo me një takim të dytë Rama-Basha, pasi herën e parë, sipas tij, kjo praktikë rezultoi e dështuar.

“Ne pranojmë një tryezë të presidentit por jo një takim Rama-Basha sepse herën e parë rezultoi i dështuar. E vetmja alternativë mbetet presidenti i Republikës. Është përgjegjësi e kreu të shtetit për vendosur stabilitetin.

Presidenti mund të mbajë pozicionin e tij dhe t’jua lërë në dorë palëve. Por koha po ikën.

Pa dyshim që djegia e mandateve është një gjest ekstrem po ishte refleks i një situate ekstreme. Kjo situatë nuk ka rikuperim sepse mandatet janë të djegura. 

Nga ana e maxorancës nuk pati keqardhje. Ata kanë dashur të na degradonin dhe ne nuk e lejuam këtë gjë, ikëm vetë.”, u shpreh Panariti.

LSI i druhet një takimi të dytë tek e tek Rama-Basha.

Kjo, duke qenë se takimi i parë e shtyu Ramën, nën presionin e LSI-së dhe Ilir Metës, që të nënshkruante një marrëveshje me Bashën, e cila praktikisht e nxorri në opozitë LSI-në.

Tashmë LSI ka frikë se një marrëveshje e dytë, pa pjesmarrjen e LSI-së në tryzë, mund ta groposë përfundimisht këtë parti.(TemA)

12 komente në “LSI i trembet një takimi të dytë tek e tek Rama-Basha: Ne pranojmë vetëm një tryezë dialogu, në zyrën e Ilir Metës”

  1. Koba says:

    Iket vete se jeni te Mete.Kaq dini e kaq bete.E treguat veten se nuk vleni .Po ju terheq pas Qerres se Tij Kryekrimineli Sale Gerdeci .Ne tullum do ta keni .Jeni Cipllak para betejes.

  2. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Meta të sqarojë akuzat që i ka bërë Berisha,
    pastaj të pretendoj ndërmjetsin .

  3. ce says:

    Ne krye te delegacionit te leshitlikes do te caktohet strateg’ja e madhe ndërkombëtare, nderplanetare, kozmike, hapsinore, e reformes ne arsim per leshinedhise Kejdi Dhembcakallja qe eshte pa arsim te larte

  4. Kolona says:

    A ke moral Ti zotëri Panariti një njeri i lidhur me drogat e rënda, me trustin e bananeve të shprehesh kështu. Meta babi jot shpirtëror është nënkryetar i mafjes. Ju jeni të gjithë anti shqiptar

  5. ¿ says:

    Debat televiziv mund të ketë në pranverë të 2021 – it.

  6. socialisti says:

    sdo kete ndonjehere takim te PS me opoziten se nuk ka cfare te diskutohet dhe tani opozita eshte pa mandate

  7. askushi says:

    Ka nje zqjidhje kjo politik
    Te arestohem te qjithe bandat ne te qjith Shqiperin
    Krimi eshte forcuar kaq shum sa 300000 Shqiptar kan ikur nga frika e krimit dhe vazhdojn te ikin
    Dhe demostraten e studenve krimi e organizoj
    Mos e mendoni krimin budadhenj paran e kan pushtet kerkojn
    Nuk kan shkodh po femijet e tyre jan ne per universitete
    Loja e krimit eshte shum e rezikshme
    Femijet e tye e organizuan protesten e studenteve dhe ishte me te drejt se studentet ishin e rinin ne qjendje shum te mjeruar dhe krimi perfitoj
    prandaj protesta nuk ka kok se vetem ata din ti bejne qjerat ne menyr qe mos te dalin ne sken
    Qeveritaret te te qjitha partive e kan karigen se kur ka falur babai e qjyshi brez pas brezi
    Ne qjofte se nuk godiiten bandat ne kete momend
    Lufta civile eshte e pa shmankshme dhe koditen te qjithe politikanet dhe ne dor e mer krimi pushtetin me an te femijeve te tyre sot ata i kan femijet ne mosh madhore
    Se kur u hapen rruget ata kan qjen ne mosh 27 dhe 20 vjec tani bejini dhogarit vet se kan kaluar 29 vjet dhe femijet e tyre jan nga mosha 20 deri ne 27 ja pse u organizia protesta e studenteve
    Qjithemon krimi provokon para se te godas dhe ajo sodhi lenjen e mandateve nga PD
    Tani jeni te rethuar nga krimi dhe zor se shpetoni ju politikan se vet i mbeshtetet
    Populli do bej seir se si do liftoni ju me krimin dhe krimi me ju
    O ju do tja merni krimit parat o krimi do ja u mari ju parat dhe shtetin
    Se populli nuk ka me para ata 300000 mije qe iken ishin shtres e mesme
    Deshtim apsolut i qjeverive shqiptare
    E vetmja menyr per te shdukir krimin eshe qe qeveria te shperblej te qjithe ata qe shkaterojn keto grupe kriminale ne cdo qytet te Shqiperis
    Mos aroni i keni ngritur ju keto grupe dhe ata do ju an koken
    Situata eshte me e veshtir se 97
    Po su moren masat nuk evitohet
    Grupet kriminale jan me te fiqishme se kur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje