Vladimir Putin zbulon të ardhurat, jeton në “varfëri të vërtetë”

17 Prill 2019, 10:52Bota TEMA

Rroga e presidentit rus, Vladimir Putin është përgjysmuar në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

Të dhënat e tij financiare të bëra publike treguan se lideri rus ka fituar 8.6 milionë rubla (ose 119.048.40 euro) në 2018, që përfshijnë: rrogën e tij zyrtare, një pension ushtarak, interesa mbi kursimet dhe fitimet nga investimet- një ulje domethënëse që nga viti 2017, kur ai fitoi 18.7 milionë rubla.

Gazeta financiare ruse RBC.ru tha se rroga e Putin në vitin 2017 mund të shpjegohet nga të ardhurat që ai bëri me anë të një prone që shiti vitin e kaluar.

Zbulimi, i cili çdo vit publikohet në websitin e Kremlinit, listoi gjithashtu dy prona me emrin e Putin: një apartament 77 metra katrorë me një garazh 18 metra katrorë, dhe një apartament 153.7 metra katrorë i rezervuar për funksione presidenciale në Moskë.

Putin gjithashtu raportoi se ka në zotërim tre makina dhe një rimorkio: dy Volga Gaz M21, një NIVA SUV dhe një rimorkio Skif me tendë, e cila ka vlerën 800 Euro, informon RTV Ora.

Putin konsiderohet një nga njerëzit më të pasur në botë, pavarësisht se deklaron se ka të ardhurat e mësipërme.

Një raport nga Partneriteti Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë zbuloi se pasuria e presidentit rus mund të zotërohet ligjërisht nga njerëzit e tij të afërt dhe pjesëtarët e familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje