VIDEO/ Lulzim Basha shkon të lutet te Kisha e Laçit: Zoti të na ndriçojë që të bashkohemi dhe të çlirojmë Shqipërinë

21 Prill 2019, 10:03Politika TEMA

Lulzim Basha ka shkuar te Kisha e Laçit ku ka bërë një video live duke uruar shqiptarët për Pashkët.

Kreu i demokratëve shprehet se është lutur te kisha e Shna Nout që shqiptarët të bashkohen për të çliruar vendin nga e keqja.

“Dua prej këtej ti uroj besimtarëve gëzuar për shumë vjet Pashkët. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit me të cilën sot nga kisha e Shen Ndout, lutem për qytetarët e mi, veçanërisht për të vobektit, të sëmurët, familjarët e tyre dhe ata që vuajnë padrejtësitë.

Lutem që kjo ditë të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmeje e sigurt nën drejtimin e zotit fuqiplotë.

Sot kam një urim për gjithë shqiptarët. Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për tu bashkuar të gjithë si vëllezër dhe motra nën zotin në këtë ditë të zotit për një Shqipëri të paqes”

1 komente në “VIDEO/ Lulzim Basha shkon të lutet te Kisha e Laçit: Zoti të na ndriçojë që të bashkohemi dhe të çlirojmë Shqipërinë”

  1. vlora says:

    Ky asht i gjithi trap. Zoti e ndihmofte qe te shkeputet nga kthetrat e kriminelit sal ram shiqere birisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje