FOTOT: Ja disa nga qytetet e Shqipërisë që preferohen të vizitohen nga pushuesit vendas

24 Prill 2019, 17:23Turizëm TEMA
FOTOT: Ja disa nga qytetet e Shqipërisë që preferohen të

Sipas të dhënave të INSTAT në lidhje me turizmin brenda vendit, përkatësisht përgjatë viteve 2014-2018 rezulton, se përqindjet më të larta të udhëtimeve janë kryer për qëllim “pushime dhe kohë të lirë” ku kryeson Vlora me 64% dhe vendi me vizitorë më të paktë për pushime dhe kohë të lirë rezulton Tirana me 13%.

Në kategorinë “Vizita tek të afërmit dhe miqtë” kryesojnë Durrësi dhe Tirana me një përqindje të barabartë (59%) ndjekur kështu nga Korça me 50%  duke renditur Vlorën si vendin që preferohet më pak për vizita tek të afërmit dhe miqtë me 25%  të vizitorëve.

Për qëllime biznesi kryeson Tirana me 11% me një diferencë të lehtë prej 1% me qytetin e Vlorës.

Nga përpunimi i të dhënave rezulton se: një udhëtim për qëllime biznesi brenda vendit kushton 2.5 herë më shumë se një udhëtim për qëllime personale.

Një udhëtim i kategorive të lartpërmendura zgjat mesatarisht 3.6 netë qëndrimi dhe vlen të përmendet se 59% e shpenzimeve të një udhëtimi shkojnë për akomodim dhe ushqim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje