FOTOT: Kruja, qyteti që jeton "në dy kohë"

31 Mars 2019, 13:08Turizëm TEMA
FOTOT: Kruja, qyteti që jeton "në dy kohë"

Qendra e Krujës është transformuar rrënjësisht, duke u kthyer në një hapësirë për 83.000 banorët e kësaj bashkie dhe turistët e shumtë.

Rikualifikimi urban i sheshit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë, një investim në kuadër të programit të Rilindjes Urbane, me vlerë 490 milionë lekë, përfshiu zgjerimin, asfaltimin, ndriçimin LED të rrugës kryesore, rrugës “Donika Kastrioti”, rikualifikimin e sheshit “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, kthimin në pedonale të sheshit “Mustafa Kruja”, ndërtimin e parkimit nëntokësor, si dhe ndërtimin e këndit të lojërave.

Elementët kryesor të kësaj pune është punimi i qendrës me gurë natyralë e të gdhendur të zonës së Krujës, gjelbërimin e sheshit “Mustafa Merlika”, duke e kthyer nga një zonë e zhurmshme parkimi, në një pedonale me një sipërfaqe 3000 m2.

Ndërkohë sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu” u kthye nga rrugë me gropa, në një hapësirë në gurë, të zbukuruar nga vazot e varura në mure dhe ullinj, kjo traditë 500-vjeçare.

Tjetër detaj është ndriçimi i zgjedhur me shumë kujdes, i trotuareve në qendër. Traditës nuk mund ti mungonte, ndërtimi i një pusi dhe krahët e shqiponjës në monumentin e Skënderbeut.

Ky investim i shërben banorëve të bashkisë Krujë, të cilët tashmë kanë një qendër të re, tre hapësira publike, kënd lojërash, hapësira për parkimin e mjeteve dhe për më tepër e bën qytetin më mikpritës për mijëra vizitorë, të cilët zgjedhin Krujën si qendër të turizmit kulturor.

Simbol i qytetit të Krujës është kalaja e lashtë e Skënderbeut, me rrënjë të thella në histori. Dokumentet e datojnë Krujën si vendbanim qysh në shekullin IV–III p.e.s. Kalaja, në vetvete, ka një trajtë epilektike, zë një sipërfaqe prej 2 hektarë e gjysëm dhe ngrihet mbi një kodër shkëmbore.

E ndodhur 32 km larg Tiranës, pa dyshim mund të quhet aktraksioni më i madh turistik në Shqipëri, si për të huajt, ashtu edhe për vizitorët vendas. Çdo ditë pret vizitorë të shumtë në numër, të cilët shijojnë një rikthim në epokën mesjetare mes mureve të kalasë dhe rrugicave me gurë, pamjen mahnitëse që të shfaqet, muzeumet e historisë dhe traditës. E pa harruar Pazarin e famshëm, ku asnjë nuk i shpëton tundimit për të blerë sende dhe objekte të vjetra, që vetëm aty mund t’i gjesh./ATA/

7 komente në “FOTOT: Kruja, qyteti që jeton “në dy kohë””

  1. Bk says:

    Dakort por isha para ca ditesh ne muzeun e Skenderbeut me dy te huaj dhe ishte kthyer ne parking, kalldremi kishte pesuar humbje dhe restorantet aty me muzike idiote ne kup te qiellit. Ikem me vrap me keq se turqit. Te pedonalja ishte plot me makina. Bashkia dhe policia ishin krejt jashte loje. Sinqerisht me erdhi turp sepse e prishim per hicgje. Dua shume qe keto t’i lexoje Kryetari i Bashkise dhe shefi i policise.

  2. Nabe says:

    E kane bere qytetin e krujes mut
    Ne hyrje te krujes me furra gelqereje te te duket sikur je tu shku ne nje vend te shkrete
    Pastaj dhe nje cike hyrje e dhjene keq
    Duhet she nje here diktatori qe kruja se deshi
    Por ai e ndertoi

  3. Leskovik says:

    Ta mbani me shendet hamzane merlika,fundja s’ka shtepi pa ale !

  4. Alpizo says:

    Nga 17 foto qe keni vene jane vetem 4 . Te tjerat jane vetm keto te katra paraqitur her nga e majta,her nga e djathta e her para e her mbrapa. Perfundimisht asgje . Pallate shumekateshe ne vend te shtepive karakteristike krutane . Nuk eshte Kruja kjo jooo !!!

  5. Kallaman says:

    Kruj o qyteti im
    Prite kte karin tim.
    Po vjen si nji cop sallomi
    Ke uzina prej betoni.
    Kruj e shtrir ne mal
    Ta var karin si kollar
    Kjo osht konga qe knote Sknerbeu mbi kal kur po vinte n kruj i shoqnu nga nji harrem kurvash sulltanati.
    Skneri jon hante pinte qinte knonte harbonte…

    1. Dingo says:

      O Sa I zgjuar qenke o Kallaman. Duhet te jesh shume krenar qe je mes dy koqeve .
      Kete ka demokracia qe ti ke ze edhe pse je nje Loqe e futur ne ndonje hale bythe. Edhe homo edhe poet si havzi nela

  6. Ilir says:

    Kruja dhe fushkruja meritojn shum me teper investime dhe ato te jen cilesore ashtu si durresi fieri shkodra etj
    E keni len Skenderbeun ne nje shesh 150 Metra katror

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje