FOTOT: Ja si është katandisur makina historike e Enver Hoxhës që arrinte deri në 120 km në orë

29 Prill 2019, 17:51Lifestyle TEMA
FOTOT: Ja si është katandisur makina historike e Enver Hoxhës

Në vitet e shkëlqimit historik do ishte ëndërr t’i qëndronim pranë këtij prototipi të “Skodes”, ndërsa sot ajo gjendet mes makinash të viteve të fundit në një autoservis të Lezhës, si dëshmi kohës së pakthyeshme…

Modeli unik, për të cilin thuhet se ka vetëm 100 ekzemplare ne bote, rastësisht ka rënë në duar të dy vëllezërve që kanë patur një lidhje nga xhaxhai me ish-diktatorin Hoxha.

Xhamat e trashë janë me shenja plumbash, si për të testuar sa mund të përballonte. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, motori është ende në gjendje pune, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrinte ka qenë 120 km.

Modeli që mban numrin e serise 5337 është prodhuar në Çekosllovaki në vitet 50-52…ka një gjatësi rreth 6 metra, me peshë të konsiderueshme dhe ishte e personalizuar deri në detajet më të imta.

Kabina duket në gjendje të mirë, ndërsa ka nevojë vetëm për bojë e ndërrim xhamash. Pronarët aktualë së shpeti mendojnë ta riparojnë, për ta kthyer në gjendje pune, si dëshmi e kohës…

16 komente në “FOTOT: Ja si është katandisur makina historike e Enver Hoxhës që arrinte deri në 120 km në orë”

  1. Moisi Golemi says:

    Makina kabrio në foto është ZIL, o gazetar gomar. Nuk është e njëjtë me këtë Skoda-n.

  2. Ben says:

    Po këta e kane blere diku apo e ka vjedhur? Kjo duhet të ketë qenë pronë e shëtit dhe jo e Hoxhës.

  3. Aurel says:

    Vetem nje i trashe nuk e kupton qe makinat jane te ndryshme. Hiqini keto lajme se po ulni besueshmerine per lajme te tjera te verteta.

  4. Arjan says:

    Vetem e njejta makine nuk eshte ajo , shikojeni mire !!!!!

  5. Hoxh Armandi says:

    Oshte maqina e Mehmet Shehut

  6. trojani says:

    Ca titulli bombastik,arrinte 120 km/ore !!!
    Aman o tema,te gjitha ecin me 120 edhe me shume. Edhe vet ta kishte shpikur enveri nuk gezoheshim kaq shume.

  7. Jo per gje... says:

    Nuk ishte makina e Enverit por prone e popullit shqiptar. Nuk esht se e trashegoi djali I Enverit. Ishte prone e RSPSH. Sa per saktesim

  8. Fm says:

    Nuk eshte njejta…feneret, xhami pare, dorezat, rigat metalike, (vetura Enverit ka 5,6 ajo tjetra 2 !?!)…kubatura, etj..etj..jane te ndryshme. Lajm i rreme !
    Ja keni fut kot !

  9. Fm says:

    Kjo vetura ku rri Enveri+Cu en lai eshte ZIM…

  10. xhelilh50 says:

    Ajo makine po te riparohet do te kushtoje miliona dollare,

  11. florence says:

    bastarde, shpetojeni sa me shpejt se eshte gjeja me e bukur ne bote

  12. realiteti says:

    JO per gje ; po esht teper e sakt kjo qe thua , kjo makin ishte e parkut te delegacioneve , pra e shtetit SHQIPTAR te asaj kohe , jo e ENVER HOXHES ai e perdorte kur kishte pritje delegacionesh kaq, ndryshe siç thot dhe ky me siper i bie qe ti takonte djemve te ENVERIT jo djemve nga lezha. ja vut gazetari si kau peles , vetem per te ber pak sensacion.

  13. Astriti says:

    Makina e enver hoxhes mirembahet akoma me taksat e shqipetareve dhe duket sikur eshte akoma e paperdorur..keto foto skane lidhje me ate makine..ky eshte nje lajm i kopjuar me tekst te ndryshuar!

  14. Gio says:

    Makina e Enver Hoxhes eshte ZIS 110. Prodhuar deri nga fundi i viteve 50 dhe modeli u fymezua nga Chevrolet pakard me porosi te Stalinit. Auto Skoda ne e tenuta nuk ka lidhje dhe nuk ka vlere te cecante. Modeli ZIS 110 prodhohej vetem per udheheqjen e larte ne BRSS dhe me porosi per udheheqes te vendeve te lindjes. Ky model I prodhuar ne Moske u ekspozua edhe ne Kiev para dy vjetesh (2017)

  15. Bureto says:

    A nuk është makinë e Enverit dhe ajo që është ekspozuar në hyrje të tunelit ‘Bunkart 1’ në Linzë? Aty si të tillë na e prezantuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje