Varësia nga alkooli luftohet me birrë… të ngrohtë?

29 Prill 2019, 13:20Lifestyle TEMA

Një deputete lokale meksikane kërkon të votohet një ligj që ndalon në Meksikë shitjen e birrës së ftohtë për të ulur konsumin e alkoolit, një propozim që ka ngjallur reagime të shumta, shpesh tallëse në rrjetet sociale.

”Nëse birra nuk është e ftohtë, atëherë detyrohesh ta çosh në shtëpi, ta vendosësh në frigorifer dhe më pas ta konsumosh”, sqaron Maria de Lourdes Paz e partisë ”Morena” (e majta) e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador.

Për të bërë këtë projektligj, kjo e zgjedhur lokale, e cila është pjesë e Kongresit në Meksiko Siti, u mbështet mbi një anketim që lidhet me varësitë në Meksikë.

Sipas këtij studimi, kryeqyteti ka përqindjen më të lartë të konsumit të alkoolit tek të rinjtë.

Pjesa më e madhe e këtyre të rinjve, konsumatorë të alkoolit, furnizohen kur dalin me miqtë, tek dyqanet e vogla të megalopolit, të cilët tregtojnë pije të ftohta.

Propozimi i ligjit parashikon t’u imponojë këtyre tregtarëve shitjen e pijeve, që kanë një përqindje alkooli rreth shtatë, në temperaturë ambienti, pra jo në kushte frigoriferike, domethënë të ngrohta, me shpresën se kjo do të ulë dëshirën për të pirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje